Parlamenti Europian: Jo "marrëveshje" me çdo çmim me SHBA-në
A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? Parlamen...

Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukrainës do t'i duhen miliarda për rindërtimin. Sipas kancelarit Merz, Rusia duhet të mbulojë një pjesë të madhe të këtyre shpenzimeve.
Sipas vlerësimeve të Kievit rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 850 miliardë euro dhe do të zgjasë rreth 14 vjet. "Koncepti ynë parashikon krijimin e dy fondeve", tha kryeministri Denis Shmyhal, i cili u lidh me video në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Romë.
Në takimin dyditor të Romës marrin pjesë rreth 60 vende, organizata ndërkombëtare dhe kompani private. Për të ndihmuar Ukrainën që të riparojë dëmet e luftës, do të krijohet një fond i ri europian në të cilin pritet të marrë pjesë edhe sektori privat. Paratë do të përdoren kryesisht për riparimin dhe ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe për impiantet industriale dhe qendrat e të dhënave digjitale.
Rusia duhet të paguajë për dëmet në Ukrainë
Pjesa e parë e "Fondit për Ukrainën" do të menaxhohet nga Kievi dhe do të financohet përmes aseteve ruse të konfiskuara jashtë vendit të cilat kanë një vlerë prej më shumë se 460 miliardë eurosh.
Me këtë ide bashkohet edhe Kancelari Friedrich Merz, i cili mendon se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj Ukrainës.
Merz tha në Romë se "Rusia duhet të paguajë për këtë dëm dhe derisa të ndodhë kjo, Rusia nuk do të ketë qasje në asetet e saj të ngrira."
Pjesa e dytë e fondit me një vëllim prej gati 400 miliardë eurosh do të krijohet përmes investimeve private.
Gjermania do të blejë nga SHBA-ja armatime për Ukrainën
Qeveria gjermane do të blejë nga SHBA-ja sisteme për mbrojtjen ajrore të tipit "Patriot" për t'ia vënë ato në dispozicion Ukrainës. "Fola për këtë me Presidentin Trump të enjten e kaluar dhe gjithashtu i kërkova atij të na furnizojë me këto sisteme armatimi", tha Merz në Romë.
Ai nuk tha se sa sisteme synon të blejë Gjermania, por sipas një deklarate të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në shërbimin e mesazheve të shkurtra në "X", Gjermania do të paguajë dy nga këto sisteme, kurse Norvegjia i ka premtuar Ukrainës financim për një sistem "Patriot"./ DW
A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? Parlamen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se SHBA...
Këtë të enjte, në Romë, u zhvillua Konferenca e Rimëkëmbje...
Më shumë se 500 persona u transferuan në portin e Lavriosp...
Komisioni Europian ka bërë të ditur se do t'i ndajë 2.3 mi...
Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten vot...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë...
Administrata amerikane po vijon qëndrimet e saj me Univers...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Papa Leo XIV...
Në një zhvillim të frikshëm që ka tronditur Greqinë, 25-vj...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha se ishte optim...
Gjykata më e Lartë Europiane për të drejtat e njeriut ka v...
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e parab...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 44-t të konstitu...
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot pa...
Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me r...
Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milio...
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përp...
Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qa...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...