Kosova sërish pa Parlament/ Dështon tentativa e 44-t e konstituimit
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 44-t të konstitu...

Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e paraburgimit për Radovan Vishkoviqin, kryeministër i Republikës Sërpska (RS), dhe për Nenad Stevandiqin, kryetar i parlamentit të RS-së, raporton Radiotelevizioni i Republikës Sërpska.
Seanca u mbajt të mërkurën, më 9 korrik, ku atyre u janë caktuar masa ndaluese – konkretisht, detyrimi për t’u paraqitur çdo 14 ditë në organin kompetent të policisë, thuhet në njoftim.
Pak ditë më parë, kjo gjykatë e kishte hequr masën e paraburgimit edhe për Millorad Dodikun, president i RS-së.
Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë kishte lëshuar në mars të këtij viti urdhër për shoqërimin e tyre nga policia gjyqësore.
Sipas këtij urdhri, të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj rendit kushtetues”.
Urdhri ishte lëshuar në ditën kur parlamenti i RS-së pritej të diskutonte për Draftin e Kushtetutës së re të RS-së, përmes së cilës autoritetet në këtë ent planifikojnë ta përcaktojnë RS-në si shtet të popullit serb, t’i japin të drejtë vetëvendosjeje, të themelojnë ushtrinë e tyre dhe të shfuqizojnë Këshillin e Popujve.
Kodi Penal i Bosnje e Hercegovinës parasheh dënime deri në pesë vjet burgim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve zyrtare për këdo që “në mënyrë të paligjshme përpiqet të ndryshojë rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës, apo të rrëzojë institucionet më të larta të saj”.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në Bosnje e Hercegovinë ka marrë një masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të Ligjit për regjistrin e posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse. Kërkesa është paraqitur nga Kemal Ademoviq, nënkryetar i Dhomës së Popujve në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.
Ky ligj, i miratuar nga Kuvendi i RS-së, sipas modelit të ligjit rus, vendos kontroll të rreptë mbi punën e sektorit civil në këtë entitet.
Dodik ka deklaruar se ligjet do të zbatohen pavarësisht këtij vendimi të gjykatës.
Ligjet e fundit janë dënuar pothuajse unanimisht në arenën ndërkombëtare – nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e deri te shumë ambasada të huaja në Bosnje e Hercegovinë./ REL
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 44-t të konstitu...
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot pa...
Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me r...
Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milio...
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përp...
Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qa...
Pas ditësh vape ekstreme, një stuhi e fuqishme përfshiu pj...
Hetuesit gjermanë thanë të martën se po shqyrtonin rastin ...
Presidenti francez Emmanuel Macron, i shoqëruar nga gruaja...
Qeveria gjermane akuzoi të martën ushtrinë kineze se ka pë...
Shëndeti i fëmijëve në SHBA është përkeqësuar gjatë 17 vit...
Presidenti Donald Trump ka shtyrë zyrtarisht vendosjen e t...
Numri i viktimave nga përmbytjet vdekjeprurëse në Teksas p...
Stuhi të forta goditën Hungarinë të hënën, duke detyruar m...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit...
Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau...
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme ...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja për...
Izraeli ka bërë me dije se ka nisur sulme në tri porte dhe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër is...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...