Trump kërcënon me tarifa të reja për vendet që mbështesin politikat "antiamerikane" të grupit BRICS
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja për...

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare - përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe - refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.
Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.
Në seancën e 7 korrikut që zgjati vetëm pak minuta, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës, Avni Dehari, të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre.
Skenar i ngjashëm u zhvillua edhe në seancën e parafundit më 5 korrik, por se ajo u mbajt me disa orë vonesë, për shkak të, siç u tha, një kërcënimi me bombë në Kuvend, që doli të ishte i rremë.
Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkoi nga deputetët që ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, por nuk shpjegoi se çfarë mund të ndodhë në rast të mosrespektimit të këtij vendimi.
Partitë politike vazhdojnë ta interpretojnë ndryshe nga njëra-tjetra atë.
Para seancës së 7 korrikut, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, tha se një nga pasojat e mosrepsektimit të vendimit të Kushtetueses në afat, mund të jetë marrja e mandatit të deputetëve.
"Nuk ka ndodhur ende që në një legjislaturë të merret mandati i të gjithë deputetëve të Kuvendit, por janë 120 deputetë të legjislaturës së 9-të, që mund t'u merret mandati, dhe të vazhdohet pastaj me deputetët që janë në listat e të gjitha partive politike", tha Kusari Lila.
Ajo shtoi se Gjykata Kushtetuese ka treguar procedurën e konsitutimit të Kuvendit dhe, sipas saj, asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar.
"Tani ose mundet Gjykata ta sqarojë aktgjykimin e vet, të vijë me instruksione, gjegjësisht me shpjegime shtesë, apo partitë mund të dakordohen që ta konstituojnë Kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Zgjidhje tjetër nuk shoh", tha Kusari Lila.
Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ftoi në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar opsionet për daljen nga kriza.
Ajo e përmendi edhe mundësinë që t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë./ Rel
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja për...
Izraeli ka bërë me dije se ka nisur sulme në tri porte dhe...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar ashpër is...
Janë konfirmuar 78 viktima në Teksasin qendror dhe 41 të t...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka nënshkruar ...
Presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin...
Dhjetëra mijëra festues mbushën sheshin kryesor në Pamplon...
Gjatë një vizite në Vilnius të dielën, Presidenti gjerman ...
Në një seri operacionesh në shkallë të gjerë nën koordinim...
Milano u godit nga një stuhi dhe reshje të dendura shiu kë...
Papa Leo XIV, udhëheqësi i zgjedhur rishtazi i Kishës Kato...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajm...
Kërkimet vazhdojnë pa ndërprerje për 11 fëmijë që mbeten t...
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me ...
Zjarrfikësit në të gjithë Europën vazhdojnë të luftojnë zj...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 27-...
Të paktën pesë civilë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën n...
Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestin...
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, k...
Ministria e Financave e Kinës njoftoi të dielën se do t’i ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...