Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Rusia i ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke i plagosur 10 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.
Sulmet e reja ajrore kanë ardhur teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë më 14 korrik.
Prej kur e ka nisur mandatin, Trump synon t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.
Qytetet në perëndim të Ukrainës e kanë vuajtur më së shumti valën e sulmeve të 12 korrikut.
Forca ajrore ukrainase ka thënë se i ka rrëzuar 319 prej 597 dronëve dhe 26 prej 27 raketave të nisura nga forcat ushtarake ruse.
Një 26-vjeçare dhe një 43-vjeçar janë vrarë si pasojë e sulmeve në Çernivtsi, afër kufirit me Rumaninë, ka bërë të ditur shefi rajonal i administratës ushtarake, Ruslan Zaparanyuk përmes një postimi në Telegram.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se përmes sulmeve të veta në Lviv, Lutsk dhe Harkiv i ka shënjestruar objektet e mbrojtjes.
Rusia pretendon se nuk i godet objektet civile, pavarësisht të dhënave të shumta për të kundërtën.
Rusia i ka përshkallëzuar sulmet me dronë dhe raketa këtë vit, si dhe e ka intensifikuar ofensivën në vijën e frontit, pavarësisht humbjes së një numri të konsiderueshëm të ushtarëve.
“Ritmi i sulmeve ajrore ruse kërkon përgjigje të shpejta dhe mund të luftohet vetëm përmes sanksioneve”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Telegram, më 12 korrik.
“Lufta mund të ndalet vetëm përmes forcës”, ka shtuar Zelensky, duke kërkuar prej Perëndimit më shumë armë për mbrojtje.
“Nuk presim vetëm sinjale prej partnerëve tanë, por edhe veprime që do të ruajnë jetë”.
Trump është shprehur i zemëruar së fundmi me Putinin, i cili i ka kundërshtuar propozimet e tij për një armëpushim 30-ditor të luftës.
Ukraina është pajtuar për një armëpushim 30-ditor, derisa Rusia i ka pasur kërkesat e veta, të cilat sipas ekspertëve vetëm synojnë zvarritjen e bisedimeve teksa forcat ruse kryejnë sulme.
Dy runde bisedimesh ruso-ukrainase në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, kanë rezultuar me këmbim të të burgosurve dhe trupave të vdekur të ushtarave të vrarë në luftë, por jo edhe me përparim drejt paqes.
“Goditemi me shumë budallallëqe prej Putinit. Ai është shumë i mirë shumicën e kohës, por ajo nuk e ka asnjë kuptim”, ka thënë Trump, i cili ka biseduar me Putinin gjashtë herë përmes telefonit prej kur është inauguruar si president më 20 janar.
Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës armë për mbrojtje “sepse Putini nuk është duke i trajtuar si duhet njerëzit”.
Kështu, Trump e ka përmbysur një politikë të Pentagonit për të mos dërguar më armë në Ukrainë, pas shqetësimeve për sasinë e rezervave të armatimit në SHBA.
Dy ditë më vonë, Trump i ka thënë transmetuesit amerikan NBC se “Shtetet e Bashkuara po i dërgojnë armë NATO-s dhe NATO-ja po paguan për këto armë, që më pas NATO-ja t'ia dërgojë këto armë Ukrainës”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./CNA
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian d...
Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë...
Sipas të dhënave të OHCHR-së, gjatë 10 javëve të fundit në...
Uji më i ngrohtë në bregdet mund të duket i këndshëm për j...
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar për një arm...
Një raport paraprak mbi rrëzimin e Air India në qershor ka...
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi vendin e shkatërr...
Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të kryer...
Moska ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 500 vende kul...
Parlamenti portugez e riklasifikoi sot përdhunimin si krim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania ...
Parlamenti i Greqisë miratoi të premten një pezullim tremu...
Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukra...
A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? Parlamen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se SHBA...
Këtë të enjte, në Romë, u zhvillua Konferenca e Rimëkëmbje...
Më shumë se 500 persona u transferuan në portin e Lavriosp...
Komisioni Europian ka bërë të ditur se do t'i ndajë 2.3 mi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...