Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut për pezullimin nga detyra
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e ish-zëve...

Një familje ‘agjentësh të fjetur’ rusë, spiunë që janë dërguar nga Moska në vende të tjera në pritje të vendimeve për të vepruar ndonjëherë për vite ose dekada, fluturuan për në Rusi të enjten në shkëmbimin më të madh të të burgosurve Lindje-Perëndim që nga Lufta e Ftohtë. Kjo familje, që ishte arrestuar dhe dënuar në Slloveni, ka vepruar në mënyrë aq të fshehtë sa edhe fëmijët e saj e morën vesh se ishin rusë vetëm pasi u nisën me avion drejt Moskës, njoftoi Kremlini të premten.
“Ata nuk e dinin se ishin rusë dhe se kishin ndonjë lidhje me vendin tonë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Me siguri e keni parë që kur fëmijët zbritën nga shkallët e aeroplanit, Putini i përshëndeti në spanjisht. Ai tha 'buenas noches'”.
Duke dhënë detaje të reja në lidhje me shkëmbimin dhe të liruarit, zoti Peskov konfirmoi se Vadim Krasikovi, vrasës me pagesë i liruar nga Gjermania, ishte punonjës i shërbimit të sigurimit rus, FSB. Sipas zotit Peskov, ai kishte shërbyer në grupin ‘Alpha’, njësinë e forcave speciale të FSB-së.
Vadim Krasikov u dënua nga një gjykatë gjermane për vrasjen e një ish-militanti çeçen në një park të Berlinit, në vitin 2019. Presidenti Vladimir Putin e përqafoi atë pasi doli nga aeroplani me të cilin udhëtoi drejt Moskës, të enjten në mbrëmje.
I veshur me një kapele bejsbolli dhe një bluzë sportive, ai ishte i pari nga të kthyerit që zbriti nga avioni dhe takoi Presidentin Putin. Kjo sinjalizoi rëndësinë e tij për Moskën, e cila krenohet me sjelljen e operativëve të zbulimit, të arrestuar jashtë vendit.
Ndër të liruarit ishin të ashtuquajturit agjentë të fjetur apo “të paligjshmit”; çifti Dultsev, një burrë dhe një grua të dënuar nga një gjykatë në Slloveni. Ata pretendonin se ishin nga Argjentina dhe drejtonin një kompani të teknologjisë së informacionit.
Dmitry Peskov tha se ndërsa çifti po mbahej në burg, atyre rrallë herë iu dha mundësia që të takonin fëmijët e tyre dhe kishin frikë se mund të humbnin të drejtat e tyre prindërore.
“Fëmijët pyetën prindërit e tyre të enjten se kush po i priste t’i takonte në Moskë. Ata as që e dinin se kush ishte Putini. Kështu funksionojnë 'të paligjshmit'. Ata bëjnë sakrifica të tilla nga përkushtimi ndaj punës së tyre”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov.
Ai tha se agjencitë qeveritare ruse po punonin për lirimin e rusëve të tjerë jashtë vendit. Shkëmbimi ishte negociuar nga FSB-ja dhe Agjencia Qendrore e Zbulimit e Shteteve të Bashkuara (CIA), tha ai.
Vendimi i Presidentit Putin për t'i takuar ata në aeroport ishte “një nderim për njerëzit që i shërbejnë vendit të tyre dhe që pas sprovave shumë të vështira dhe falë punës së palodhur të shumë njerëzve, kanë mundur të kthehen në atdheun e tyre”, tha ai.
Shkëmbimi përfshinte 24 të burgosur, përfshirë 16 që liroheshin nga Rusia dhe udhëtuan drejt perëndimit dhe tetë të burgosur të mbajtur në Perëndim, të kthyer në Rusi. Ndër të liruarit nga Moska ishin gazetari amerikan Evan Gershkovich dhe disidenti rus Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe nënshtetësinë britanike.
Pavarësisht se Moska liroi më shumë të burgosur sesa mori, ajo u portretizua nga autoritetet ruse si një fitore dhe duket se me këtë pajtoheshin njerëzit në rrugët e Moskës.
“Unë nuk merrem me politikën fare, por sido që ta shikoni: çdo shkëmbim është i mrekullueshëm, pasi shokët tanë rusë u kthyen në atdhe”, tha Zulfia, e intervistuar në qendër të qytetit.
Andrei Lugovoi, ish-spiun i kërkuar nga Britania për vrasjen e disidentit Alexander Litvinenko nëpërmjet helmimit me lëndë bërthamore dhe që tani shërben si kreu i një partie ultranacionaliste në Dumën ruse, shkroi në ‘Telegram’: “Njerëzit tanë janë në shtëpi me familjet e tyre. Për kthimin e secilit prej tyre nuk është keq të dorëzosh ca fundërrina agjentë të huaj”.
I pyetur nëse shkëmbimi i të burgosurve ishte një shenjë se Rusia mund të ishte gati për të arritur një marrëveshje kompromisi për Ukrainën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ato ishin situata të ndryshme. Ai shtoi se puna për një zgjidhje të mundshme diplomatike për atë që Rusia e quan “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po bëhet mbi “parime të ndryshme”./ VOA
Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të ve...
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se në mbarë vendin ...
Ndërsa sezoni elektoral në Shtetet e Bashkuara mbizotërohe...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey H...
Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rea...
Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hi...
Alsu Kurmasheva, Evan Gershkovich, dhe Paul Whelan – tre q...
Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në K...
Një incident është regjistruar me Presidenten e Kosovë...
Gjermania feston këtë vit 35 vjetorin e rënies së Muri...
Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të ...
Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e...
Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremonin...
Një dëshmitar i ngjarjes së rëndë që ndodhi me nëndetë...
Tre nga njerëzit e akuzuar për komplotimin e sulmeve t...
Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi kundë...
Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi të mërkurën vra...
Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombetar shpreh...
Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Kurt Campbell tha s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...