Biontech dhe Pfizer marrin porosi në miliarda euro nga SHBA-ja
Qeveria e SHBA-së porosit disa milionë vaksina kundër koro...

Bashkimi Evropian do të krijojë një platformë për të koordinuar rindërtimin e Ukrainës pas luftës së saj me Rusinë, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe kanalizuar burimet, tha ajo.
"Që nga fillimi i luftës, Bashkimi Evropian ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro (6.48 miliardë dollarë) në mbështetje financiare", tha von der Leyen. "Dhe... më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”.
Platforma do të bashkojë vendet, institucionet, sektorin privat dhe shoqërinë civile. Do të përfshijë gjithashtu organizata ndërkombëtare, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve.
Banka Evropiane e Investimeve, krahu huadhënës i Bashkimit Evropian, po propozon një strukturë financimi të përdorur më parë gjatë pandemisë COVID-19 për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës me deri në 100 miliardë euro (104.3 miliardë dollarë) investime, raportoi Reuters të hënën.
"Përmes platformës së rindërtimit, Komisioni Evropian mund të ofrojë ekspertizën e tij të gjerë në drejtimin e programeve që kombinojnë reformën dhe investimet", tha von der Leyen.
"Përveç kësaj, ne kemi punuar ngushtë me Ukrainën për një kohë të gjatë. Dhe kjo do të intensifikohet vetëm tani që Ukraina është bërë zyrtarisht kandidate për t'u bashkuar në union".
Evropa ka një përgjegjësi të veçantë dhe një interes strategjik për të qenë në anën e Ukrainës, shtoi ajo.
“Qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës”, tha ajo. "Ata duan të minojnë vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet. Ne nuk mund dhe nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë".
Liderët nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare do të takohen më 4 korrik në Lugano të Zvicrës, në takimin që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj.
Në takimin dyditor në Lugano pritet të marrë pjesë edhe kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./rel
Qeveria e SHBA-së porosit disa milionë vaksina kundër koro...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u zotua të ri...
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...
Një kryebashkiak meksikan është bërë personazhi kryeso...
"Nuk është as triumf historik, dështim apo mossukses, ...
Finlanda pret që Bashkimi Europian të përmbyllë çështj...
Mediat italiane kanë publikuar një video, që tregon moment...
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...
Qindra maqedonas janë mbledhur para Qeverisë duke prot...
Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas taki...
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve ser...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite n...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ...
Forcat ruse po “përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesor...
Maria Bamieh, një ish-prokurore e shkarkuar pasi kisht...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski k...
Me gjithë premtimet se Kosova do të ketë hekurudha mod...
Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën në ...
Autoritetet e Sidnejt, qytetit më të madh të Australis...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...