Ish-prokurorja e EULEX-it do të dëmshpërblehet nga Britania e Madhe
Maria Bamieh, një ish-prokurore e shkarkuar pasi kisht...

Forcat ruse po “përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore” në qytetet e Lisiçanskut dhe Verkhnokamjankës, në rajonin e Donetskut, tha të dielën zëdhënësi i ushtrisë ukrainase. Ndërkohë, shpërthimet në një qytet rus afër kufirit me Ukrainën kanë shkaktuar vrasjen e të paktën katër personave.
Javët e fundit luftëtarët ukrainas janë përpjekur të mbrojnë qytetin e Lisiçanskut, për të shmangur rënien e tij në duart e forcave ruse, siç ndodhi me qytetin fqinj të Sievierodonetskut, një javë më parë.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase tha se fati i Lisiçanskut mund të përcaktohet brenda disa ditësh.
“Në rajonin e Donetskut, pushtuesit kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në sigurimin e pozicioneve në zonat e qyteteve të Lisiçanskut dhe Verkhnokamjankës. Ofensivat e tyre afër Belogorivkës kanë dështuar, duke i detyruar ata të tërhiqen”, tha zënëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun.
Ai vuri në dukje gjithashtu lëvizjen e njësive ushtarake bjelloruse përgjatë kufirit ukrainas, duke thënë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po përforcoheshin nga ushtria ruse.
Ndërkohë, Rusia pretendoi sot se ka marrë nën kontroll një qytet të rëndësishëm të provincës së Luhanskut. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i ka thënë Presidentit rus Vladimir Putin sot se forcat e armatosura të Rusisë dhe seperatistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit të Lisiçanskut. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar këtë pretendim të Rusisë.
Pushtimi i Lisiçanskut do ta sillte Moskën më afër qëllimit të saj të deklaruar për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.
Luhansku dhe Donetsku fqinj, janë dy provincat që përbëjnë rajonin Donbasit, ku Rusia ka përqendruar ofensivën e saj që nga tërheqja e trupave nga veriu i Ukrainës dhe kryeqyteti i saj, Kievi, në pranverë.
Ndërkohë, nga shpërthimet në një qytet rus në kufi me Ukrainën të dielën janë vrarë të paktën katër persona, thanë zyrtarët rusë.
Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet në Belgorod. Ligjvënësi rus Andrei Klishas ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimeve.
"Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod", tha ai në një postim në platformën "Telegram", "janë një akt i drejtpërdrejtë agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë atë ushtarake".
"VOA" informon se zyrtarët ukrainas zakonisht nuk kanë bërë komente mbi sulmet në territorin e Rusisë./CNA.al
Maria Bamieh, një ish-prokurore e shkarkuar pasi kisht...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski k...
Me gjithë premtimet se Kosova do të ketë hekurudha mod...
Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën në ...
Autoritetet e Sidnejt, qytetit më të madh të Australis...
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në pr...
Rusia pretendoi të dielën se ka pushtuar qytetin strat...
Andrij Melnyk është aktualisht diplomati i huaj më i njohu...
Turqia ka bllokuar aksesin e mediave të huaja “Deutsch...
Gjykata e Hagës e sheh veten në traditën e gjyqeve të ...
Invazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimo...
Sipas një raporti të fundit të Komisioni Europian përg...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 200 gra shta...
Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariu...
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...
Rreth njëqind kilometra ndajnë ishullin grek Lesbos dhe me...
Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një g...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...