Familja ukrainase rrëfen tmerrin e përjetuar në Mariupol
Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariu...

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 200 gra shtatzëna kanë shkuar për të lindur në maternitetet e Lvivit si pasojë e sulmeve ruse. Më shumë se 100 kanë lindur në qendrën rajonale të shtetit Lviv ku dhomat e lindjeve mund të dallohen që jashtë ndërtesës, të mbrojtura nga thasë me rërë për t’u shpëtuar plumbave.
Në një dhomë plot diell dhe të qetë në qendrën rajonale të lindjeve në Lviv, Natalya Suhotsha kujdeset për foshnjat e saj binjake të sapolindura, Zlata dhe Sophia. Ajo u largua nga një qytet në periferi të Kievit, në ditët e para të luftës, kur rusët filluan të bombardojnë një aeroport aty pranë.
Bashkëshorti i dha pesë minuta kohë për të mbledhur sendet kryesore dhe për t’u larguar. Ajo mori teshat e foshnjeve dhe të dy shkuan në Lviv në Ukrainën Perëndimore, ku ajo lindi dhe ku familja e saj ka një shtëpi.
Tani, vajzat e saj të vogla janë një shpërqendrim i mirëpritur nga lufta dhe nga miqtë që ajo ka humbur.
Në spital ajo ka takuar nëna të tjera të reja të zhvendosura. "Ne flasim vetëm për foshnjet e bukura. Nuk flasim për luftën. Sa herë që flet për luftën është stresuese", thotë Natalya.
Qindra gra shtatzëna të zhvendosura nga pushtimi rus kanë shkuar në Lviv që nga fillimi i luftës.
Është e lehtë të dallosh dhomat e lindjes nga pjesa tjetër e maternitetit, madje edhe nga jashtë. Muri i jashtëm është i mbushur me thasë rëre. Në bodrumin e errët, ku gratë shtatzëna duhet të përkulen për të kaluar, ka një tavolinë lindjeje në rast se fëmija vjen mes sirenave të sulmit ajror. Stresi është pjesë e lindjes së fëmijëve, por ky stres nuk është i zakonshëm.
Gjatë një alarmi, Kateryna Galmalova nga Mikolaivi, një qytet i pushtuar tani nga forcat ruse, lexon lajmet në celularin e saj, ndërsa pret që të pushojnë sirenat.
Ajo u largua nga Mikolaivi vetëm me dokumentet dhe rrobat që kishte veshur. Por u habit nga mirësia që gjeti në Lviv, ku nuk njeh njeri, dhe që shpejt u bë një strehë për qindra mijëra gra të zhvendosura nga pjesët më të kërcënuara të Ukrainës.
“Nuk dua që fëmijët të lindin në luftë. Nuk dua të lind në luftë, në bodrum apo bunker. Nuk dua që asnjë fëmijë të lindë në një vend të tillë", thotë Kateryna.
Lilia Myronovich, e cila drejton departamentin e lindjes në një spital tjetër në Lviv, thotë se ka parë më shumë lindje të parakohshme gjatë luftës.
"Jo shumë foshnje, por disa foshnje lindin vërtet para kohe, sepse gratë janë të stresuara. Sidomos nënat që vijnë nga rrethe të tjera. Kjo është arsyeja që ndonjëherë kemi lindje të komplikuara dhe me operacion".
Myronovich nuk mund të mos mendojë për ato që u detyruan të lindin nën tokë, nën breshërinë e armëve, si dhe ato nëna që u vranë në disa sulme në maternitete në lindje të Ukrainës, si në Mariupol.
“E gjithë bota është e bashkuar me ne, po na ndihmon me armë, por fëmijët tanë po vdesin dhe gratë tona po vdesin”, thotë ajo./
Maxym Kudryashov dhe familja e tij u larguan nga Mariu...
Shteti i Nju Jorkut miratoi një ligj të premten që nda...
Imagjinojeni të hyni në një librari për të blerë një l...
Rreth njëqind kilometra ndajnë ishullin grek Lesbos dhe me...
Gjykata e Lartë e Teksasit bllokoi një urdhër të një g...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten detaje mbi ndi...
Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Lisiçan...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, u shp...
Forcat ruse po godasin qytetin e Lisiçansk dhe rrethinat e...
14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NA...
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...