Tym e flakë në Libi, protestuesit sulmojnë dhe plaçkitin parlamentin në Tobruk
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...

14 herë përmendet Rusia në konceptin e ri strategjik të NATO-s, 11 herë Kina. Fakti që këto dy vende dhe një aleancë e mundshme midis Moskës dhe Pekinit, janë në këtë pikë në qendër të vëmendjes, ilustron rreziqet e ardhshme që vendet e NATO-s shohin dhe për të cilat ato duhet të përgatiten në mënyrë imperative.
Krahu lindor i territorit të Aleancës përforcohet në disa mënyra: Polonisë dhe Rumanisë ju rrit vlera si shtylla thelbësore të NATO-s në Europën Lindore. Trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të SHBA do të vendosen në rajon për të frenuar Rusinë. Përveç kësaj, NATO-ja mbetet e hapur për anëtarët e tjerë të rinj dhe tani i klasifikon Ballkanin Perëndimor dhe Detin e Zi si "strategjikisht të rëndësishëm".
Çështjet e paqëndrueshmërisë politike dhe besnikërisë
Koncepti i ri strategjik thekson se NATO nuk mund të përjashtojë më realisht mundësinë e një sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të caktuar të Aleancës. Dokumenti përshkruan humnerën, në skajin e së cilës europianët nuk janë të vetmit që e gjejnë veten: Siria dhe Rusia kanë përdorur tashmë armë kimike në historinë e tyre të fundit, Kina dhe Irani po zhvillojnë fshehurazi aftësi bërthamore dhe aktorë të rrezikshëm joshtetërorë vazhdojnë të armatosen.
Përtej kësaj tabloje të përgjithshme dëshpëruese të përshkruar në konceptin e ri strategjik, ka një sërë kërcënimesh që vijnë nga brenda shteteve të NATO-s. Aleanca duket se nuk po i merr seriozisht për momentin. Disa vende të NATO-s kanë probleme serioze të besnikërisë ndaj vlerave thelbësore euroatlantike. Paqëndrueshmëria politike në disa vende anëtare po dëmton kohezionin e Aleancës dhe Ballkani vazhdon të lëkundet nën peshën e armiqësive historike në rajon.
NATO-ja mund të jetë në gjendje të mbrojë Rumaninë dhe Poloninë nga agresioni rus, por jo nga dëmi që këto vende i shkaktojnë vetes: në dy shtetet lindore anëtare të BE-së dhe të NATO-s, drejtësia është qartësisht në varësi të politikës. Por kjo e keq, që shkatërron sundimin e ligjit shpërfillet - për shkak të ndihmës së domosdoshme nga Rumania dhe Polonia për Ukrainën dhe për refugjatët ukrainas.
Populizmi është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim
Hungaria duket se është më afër Rusisë sesa NATO-s. Turqia po ndjek strategjinë e saj të rritjes së ndikimit si në Lindjen e Mesme si dhe në Ballkan. Bullgaria e gjen veten në një bazë të paqëndrueshme, e cila çekuilibrohet sa herë që nuk priret drejt Moskës. Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia dhe Republika Çeke nuk kanë marrë kurrë një rrugë të pakthyeshme drejt Perëndimit, ndërsa Kroacia ka një qendër pushteti që fokusohet te Rusia (presidenti) dhe një tjetër që preferon Perëndimin (kryeministri). Nga ana e saj, Bullgaria po minon Maqedoninë e Veriut, Tirana ende ëndërron për Shqipërinë e Madhe dhe Serbia politike gjithsesi është në anën e Rusisë. Të gjitha këto çarje në rajon janë në avantazhin e Moskës: ajo mund të peshkojë në ujëra të turbullta dhe të kërkojë avantazhet e saj atje.
Në Rumani, kryeministri Nicolae Ciuca, një gjeneral properëndimor, mbetet i pambrojtur, edhe pse drejtësia e shpëtoi nga akuzat për plagjiaturë në tezën e doktoraturës. Shteti rumun jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë paternalist, por gjithashtu po priret drejt autokracisë: politika dominon masmedian dhe gjyqësorin, madje edhe Gjykatën Kushtetuese. Modeli i Hungarisë së Viktor Orban po shtrihet gjithnjë e më shumë në vende të tjera.
Populizmi po rikthehet fuqishëm kudo në Europë, por ky fenomen është edhe më i rrezikshëm në Lindje sesa në Perëndim, sepse institucionet janë ende të dobëta dhe as nuk duan të mbrohen. Në këtë pjesë të kontinentit, demokracia deri tani ka qenë më shumë një moment në një histori të dominuar nga diktaturat dhe autokracitë. Pyetja është: a mund t'u besojë NATO shteteve që gjithnjë e më shumë heqin dorë nga liritë demokratike dhe mbysin shtetin e së drejtës?/DW
Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Si...
Policia maqedonase ka arrestuar dy persona të dyshuar ...
Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjet...
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...