Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një tjetër rekord, i ndikuar nga rritja e madhe e kostos së energjisë, pjesërisht edhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Inflacioni vjetor në 19 vendet e eurozonës arriti në 8.6% në muajin qershor, duke kaluar shifrën 8.1% të regjistruar një muaj më parë. Të dhënat mbështetën në shifrat e fundit të publikuara të premten nga agjencia e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat. Inflacioni është në nivelin më të lartë nga fillimi i regjistrimit të të dhënave për euron në vitin 1997.
Çmimet e energjisë u rritën me 41.9% dhe çmimet e ushqimeve u rritën me 8.9%. Në të dyja rastet, kjo shënon rritjen më të shpejtë krahasuar me muajin paraprak.
Kërkesa për energji është rritur pasi ekonomia globale doli nga izolimi i plotë i shkaktuar nga pandemia e Koronavirusit, por gjërat u përkeqësuan edhe nga pushtimi rus i Ukrainës.
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, duke shkaktuar rritjen e çmimeve.
Blloku i përbërë prej 27 vendeve europiane synon të ndëshkojë Moskën dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse, por kjo gjithashtu po mbingarkon njerëzit dhe bizneset, ndërsa faturat e shërbimeve dhe çmimet te pompat e benzinës, po rriten.
Rusia, muajin e kaluar pakësoi furnizimet e gazit natyror që përdoret për industrinë dhe prodhimin e energjisë elektrike drejt disa vendeve të BE-së si Gjermania, Italia dhe Austria, krahas ndërprerjes së plotë të gazit për Francën, Poloninë, Bullgarinë dhe të tjerët.
“Embargoja e naftës dhe ulja e furnizimit me gaz, që u njoftuan gjatë muajit qershor janë arsyeja kryesore që çmimet e energjisë u rritën”, shkroi në një koment ekonomisti me përvojë për eurozonën te Banka ING, Bert Colijn.
Rritja e çmimeve të konsumit është një problem në mbarë botën, duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe që po përjetojnë inflacionin më të lartë të 40 viteve të fundit, përkatësisht 8.6% dhe 9.1%. Kjo ka bërë që Rezerva Federale, siç njihet Banka Qendrore e SHBA-së, Banka e Anglisë dhe banka të tjera qendrore në mbarë botën, të miratojnë një sërë rritjesh të normave të interesit për të luftuar inflacionin.
Zoti Colijn tha se të dhënat e fundit për inflacionin në eurozonë shtojnë presionin mbi Bankën Qendrore Europiane për të vepruar shpejt.
Banka Qendrore Europiane po planifikon që këtë muaj të rrisë normën e interesit për herë të parë pas 11 vjetësh, ndërsa rritja tjetër pritet të bëhet në muajin shtator. Presidentja e Bankës Qëndrore Europiane, Christine Lagarde tha këtë javë se ajo dëshiron të bëjë lëvizje graduale për të trajtuar rritjen e çmimeve të konsumit, për të shmangur pengesat e rimëkëmbjes ekonomike. Megjithatë, ajo po e lë të hapur derën për rritje më të mëdha të normave të interesit, në rast se inflacioni rritet më shumë se sa pritej.
Por bankat qendrore rrezikojnë të shkaktojnë recesion pasi e bëjnë huamarrjen më të shtrenjtë.
Inflacioni në zonën e Euros ka vendosur rekorde mujore që nga viti i kaluar, duke nxjerrë në pah ndikimin që lufta ka patur tek furnizimet globale të energjisë, që ka sjellë si pasojë shtrenjtimin e jetës për 343 milionë njerëz.
Rritjet e çmimeve për mallra si veshjet, pajisjet elektroshtëpiake, makinat, kompjuterët dhe librat mbetën mjaft të qëndrueshme në 4.3%, ashtu si ndodhi edhe me çmimet për shërbimet në 3.4%.
Të dhënat e BE-së treguan gjithashtu se vendet fqinje me Rusinë që janë përpjekur të heqin dorë nga gazi i lirë rus po mbajnë peshën kryesore të çmimeve në rritje. Inflacioni vjetor arriti në 22% për Estoninë, 20.5% për Lituaninë dhe 19% për Letoninë.
Polonia, e cila nuk përdor euron, por është anëtare e BE-së, raportoi të premten se inflacioni u rrit në 15.6% në qershor, krahasuar me një vit më parë, norma më e lartë në një çerek shekulli.
Analistët vunë në dukje se rritja më e madhe në Poloni ishte në çmimet e benzinës dhe naftës, të cilat u rritën me 46.7% krahasuar me një vit më parë. Çmimet e ushqimeve u rritën me 14.1%./VOA
Një nënë vegane është shpallur fajtore për vdekjen e d...
Të premten e 1 korrikut janë bërë 95 vjet që nga vdekj...
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliard eurosh...
Në një intervistë të shkurtër dhënë për “CNN Internati...
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një ...
“Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan vazhdon të provo...
NATO mund të jetë në gjendje të mbrojë anëtarët e saj ...
Të paktën 21 persona u vranë sot nga sulmet e forca...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, k...
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga përleshja që ço...
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut thanë sot se propoz...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka apeluar në ...
Numri i infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar ...
Dënimi me burg të përjetshëm i dhënë dje për një adole...
Çfarë fshihet pas mbështetjes së Koresë së Veriut ndaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të premten se...
Shaip Kamberi është rizgjedhur sërish si deputet i shq...
Një situatë e pakëndëshme i ka shoqëruar sot pasagjerë...
Autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse me raketa n...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga data 1 k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...