A do të ndërpritet tërësisht gazi rus?
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forcat e tij u tërhoqën nga Lisiçansku, territori i fundit i mbajtur nga ukrainasit në provincën lindore, Luhansk.
Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelenski tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.
“Fakti që ne mbrojmë jetën e ushtarëve tanë, të njerëzve tanë, luan një rol po aq të rëndësishëm. Ne do të rindërtojmë muret, do të rifitojmë tokën dhe njerëzit duhet të mbrohen mbi të gjitha”, tha presidenti Zelenski.
Ushtria e Ukrainës tha të dielën se vendosi të tërheqë luftëtarët e saj të mbetur nga Lisiçansku sepse vazhdimi i përpjekjeve të mbrojtjes përballë epërsisë ruse në numra dhe pajisje, "do të çonte në pasoja fatale".
Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve ndihmë me armë më të përparuara për t'i ndihmuar asaj të përballet me ushtrinë ruse.
Që nga dështimi i hershëm për të rrëzuar presidentin Zelenski ose për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në vënien nën kontroll të rajonit të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ruan kontrollin e disa qyteteve në Donetsk.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, informoi presidentin Vladimir Putin se Republika Popullore e Luhanskut, siç e quan veten qeveria separatiste pro-ruse që pretendon se kontrollon Luhanskun, është “çliruar”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në rrjetin "Telegram".
Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimet në një qytet rus në kufi me Ukrainën të dielën janë vrarë të paktën tre persona.
Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet në Belgorod. Ligjvënësi rus Andrei Klishas ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimeve.
"Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod", tha ai në një postim në platformën "Telegram", "janë një akt i drejtpërdrejt agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë atë ushtarake".
Zyrtarët ukrainas nuk komentuan pretendimet ruse për shpërthimet në Belgorod.
Plani i rimëkëmbjes
Zvicra është mikpritëse e një konference që do të mbahet sot dhe nesër lidhur me atë që do të jetë e nevojshme për të rindërtuar Ukrainën.
Takimi në Lugano mbledh udhëheqës nga dhjetëra vende e organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga sektori privat.
Ambasadori i Ukrainës në Zvicër, Artem Ribçenko, tha se konferenca do të ndihmojë në krijimin e një udhërrëfyesi për rimëkëmbjen e vendit të tij.
Presidenti Zelenski pritet t'i drejtohet konferencës me një video lidhje, ndërsa kryeministri ukrainas, Denis Shmihal, bëri një udhëtim të rrallë jashtë Ukrainës për të marrë pjesë personalisht në tubim.
*Disa informacione të këtij materiali u morën nga agjencitë e lajmeve "Associated Press", "Reuters" dhe "France-Presse"./voa
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...
Një kryebashkiak meksikan është bërë personazhi kryeso...
"Nuk është as triumf historik, dështim apo mossukses, ...
Finlanda pret që Bashkimi Europian të përmbyllë çështj...
Mediat italiane kanë publikuar një video, që tregon moment...
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...
Qindra maqedonas janë mbledhur para Qeverisë duke prot...
Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas taki...
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve ser...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite n...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ...
Forcat ruse po “përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesor...
Maria Bamieh, një ish-prokurore e shkarkuar pasi kisht...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski k...
Me gjithë premtimet se Kosova do të ketë hekurudha mod...
Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën në ...
Autoritetet e Sidnejt, qytetit më të madh të Australis...
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në pr...
Rusia pretendoi të dielën se ka pushtuar qytetin strat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...