Video-Shembja e akullnajës në Itali/ Rritet numri i personave të zhdukur
Mediat italiane kanë publikuar një video, që tregon moment...

Finlanda pret që Bashkimi Europian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Europiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.
Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppuraine tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.
“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Unë thashë që tani është koha dhe nevojiten të gjitha kriteret dhe pasi të përmbushen kriteret duhet të keni të drejtën që të merrni liberalizimin e vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave dhe është koha që të lëvizet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë përpara në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”, tha ajo.
Tuppuraine së bashku me ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Irlandës, Thomas Byrne, po qëndrojnë në Prishtinë, dhe folën për gazetarët pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen. Kosova ka përmbushur kriteret e BE-së për këtë proces dhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë rekomanduar një vendim pozitiv për këtë çështje, por një vendim për vizat ende nuk është marrë.
Ministrat e Finlandës dhe Irlandës, gjatë konferencës në Prishtinë mbështetën dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, duke thënë se presin që të arrihet përparim më i madh në këtë proces.
Sipas Byrne, dialogu është platforma më e mirë për të zgjidhur dallimet midis Prishtinës dhe Beogradit dhe për të avancuar perspektivën europiane të Kosovës.
"Ne e dimë në Irlandë që mund të jetë një rrugë e vështirë për pajtimin sepse kërkon durim dhe çdo marrëveshje e paqes ka kompromise për të gjitha anët. Kjo është edhe në marrëveshjen që kemi pasur me Irlandën Veriore”, tha ai.
Kosova dëshiron që një marrëveshje finale me Serbinë të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se pas anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, edhe Kosova duhet të bëhet pjesë e kësaj aleance ushtarake./Rel
Mediat italiane kanë publikuar një video, që tregon moment...
Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë ene...
Qindra maqedonas janë mbledhur para Qeverisë duke prot...
Qyteti i Akronit në shtetin qendror amerikan të Ohajos, po...
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas taki...
Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve ser...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar këtë pasdite n...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ...
Forcat ruse po “përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesor...
Maria Bamieh, një ish-prokurore e shkarkuar pasi kisht...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski k...
Me gjithë premtimet se Kosova do të ketë hekurudha mod...
Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën në ...
Autoritetet e Sidnejt, qytetit më të madh të Australis...
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në pr...
Rusia pretendoi të dielën se ka pushtuar qytetin strat...
Andrij Melnyk është aktualisht diplomati i huaj më i njohu...
Turqia ka bllokuar aksesin e mediave të huaja “Deutsch...
Gjykata e Hagës e sheh veten në traditën e gjyqeve të ...
Invazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...