SHBA liron 53 milionë fuçi naftë nga Rezerva Strategjike e Naftës
Departamenti Amerikan i Energjisë ka njoftuar të hënën lir...

Një kontrabandist i emigrantëve, rrjeti i të cilit besohet të jetë përgjegjës për shumicën e udhëtimeve të paligjshme përtej Kanalit në vitet e fundit, është zbuluar nga një investigim i "BBC"-së.
Një 28-vjeçar kurd irakian i ka shpëtuar arrestimit për disa vite duke vepruar nën pseudonimin "Kardo Ranya". Ai e ka mbajtur emrin e tij të vërtetë sekret të ruajtur me kujdes, gjë që i ka penguar agjencitë e zbatimit të ligjit në përpjekjet e tyre për të lëshuar një urdhër ndërkombëtar arrestimi për të.
Mungesa e informacionit rreth emrit të vërtetë të Kardo Ranyas e ka bërë gjithashtu më të vështirë për forcat individuale të policisë në Europë të gjurmojnë vendndodhjen e tij ose të ndjekin pista përtej kufijve të tyre.
Besohet se Kardo Ranya drejton një operacion kontrabande me rrugë që shtrihen nga Afganistani në Mbretërinë e Bashkuar. Emri i vërtetë i Kardo Ranya-s mund të ketë qenë sekret, por ai nuk ka ngurruar të tregojë fytyrën e tij kur reklamon shërbimet e tij si kontrabandist në platformat e mediave sociale. Gjithashtu ka postuar video duke joshur klientët me imazhe luksi në Londër dhe dëshmi nga klientë me sa duket të kënaqur që kanë bërë tashmë udhëtimin për në Mbretërinë e Bashkuar.
Një ish-kontrabandist tha për gazetarët e "BBC" se rrjeti i Kardo Ranya-s kërkon rreth 17,000 euro (15,000 paund) për të transportuar një emigrant nga Iraku në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse ky çmim është shpesh më i lartë se ai i rivalëve të tij, rrjeti pretendon se ofron një udhëtim më të sigurt (dhe një shërbim VIP për ata që mund të paguajnë më shumë para).
Kalimet me varka të vogla janë bërë mënyra më e zakonshme për t'u zbuluar njerëzit që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2020. Pothuajse të gjithë ata që mbërrijnë në këtë mënyrë kërkojnë azil, duke thënë se nuk mund të jetojnë të sigurt në vendin e tyre për shkak të persekutimit ose dhunës.
Gazetarët e "BBC"-së ndoqën gjurmët e rrjetit nga kampet e emigrantëve në Francën veriore deri në qytetin Ranya në Kurdistanin irakian. Gjatë hetimit ata mësuan edhe historinë tragjike të Shwanës, një 24-vjeçar nga Ranya që humbi jetën gjatë një tentative për të kaluar Kanalin Anglez me një varkë të tejmbushur me emigrantë të paligjshëm. Familja e tij tregoi se ai ishte ndikuar nga reklamat e kontrabandistëve dhe nga mungesa e perspektivës ekonomike në vendlindje.
Në qytetin Ranya, gazetarët takuan familjarë të viktimave dhe persona që flisinin hapur kundër rrjeteve të kontrabandës. Ndërkohë një muze i vogël i ngritur në qytet përkujton emigrantët që kanë humbur jetën gjatë udhëtimeve drejt Europës. Përmes kontakteve me kontrabandistë të nivelit më të ulët, "BBC" arriti të siguronte dokumente që zbulonin identitetin e vërtetë të “Kardo Ranya-s”, i cili ishte Kardo Muhammad Amen Jaf.
Më pas, gazetarët kontaktuan vetë Jafin duke u shtirur si klientë që kërkonin të transportonin familjen e tyre drejt Britanisë. Ai mohoi të ishte kontrabandist dhe pretendoi se vetëm ndihmonte njerëzit me këshilla për largimin nga Iraku. Megjithatë, ai pranoi se kishte dijeni për rastin e varkës ku u zhduk Shwana.
Ndërkohë, një bashkëpunëtor i tij, Noah Aaron, është dënuar në Francë me 10 vite burg për kontrabandë emigrantësh dhe pastrim parash. Pas publikimit të identitetit të tij të vërtetë, autoritetet europiane besohet se do ta kenë më të lehtë të gjurmojnë dhe arrestojnë Jafin, i cili vazhdon të kërkohet nga policia, ndërsa vendndodhja e tij mbetet ende e panjohur. /CNA
Departamenti Amerikan i Energjisë ka njoftuar të hënën lir...
Izraeli ka miratuar një ligj të ri për të vendosur dënimin...
Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon pa u pakësuar, deklaratat ...
E mira do kohë, kështu thotë një fjalë e urtë orientale. P...
Shkencëtarët paralajmërojnë se bota mund të përballet me n...
Presioni mbi kryeministrin e Britanisë, Keir Starmer, ësht...
Izraeli ndërtoi një strukturë të fshehtë ushtarake në shkr...
Pas humbjeve të mëdha për Partinë Laburiste në zgjedhjet e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se armëpushim...
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) k...
Hezbollahu tha se nisi tre sulme ndaj forcave izraelite në...
Mbi 100 fermerë kanë protestuar duke hedhur qumështin në l...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të diskutojë ...
Një anije patrullimi nga agjencia kufitare e BE-së, Fronte...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se...
Operacioni në Tenerife për të menaxhuar evakuimin e pasagj...
Dy ushtarë të fotografuar duke përdhosur një statujë të kr...
Bashkimi Europian ka njoftuar se do të ndërmarrë sanksione...
Një burrë i akuzuar për sulmin ndaj darkës së Shoqatës së ...
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kos...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...