Zyrtari spanjoll humb jetën pas evakuimit të pasagjerëve me hantavirus në Tenerife
Operacioni në Tenerife për të menaxhuar evakuimin e pasagj...

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate, nuk do të jenë pjesë e listës garuese të subjektit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Hamza bëri të ditur këtë lajm pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, duke theksuar se në mbledhje u trajtua kërkesa, përkatësisht letra që kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – dikur një eksponent i rëndësishëm PDK-së – i dërgoi atij.
“Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrimi i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, një vullnet i mirë nga Nisma Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme ne do t’i trajtojmë kur të vijnë ato në mënyrën e duhur. Por, kësaj radhe zoti Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, tha Hamza për gazetarët.
Hamza tha se në kërkesën që Limaj i dërgoi PDK-së, ai nuk kërkoi që vet të ishte pjesë e listës garuese.
Megjithatë, udhëheqësi i PDK-së tha se presin përkrahjen e Limajt dhe Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se “jam i bindur që kjo përkrahje do të reflektojë në rritjen e votës për PDK-në”.
Udhëheqësi i PDK-së tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen, Nisma Socialdemokrate apo anëtarë të kësaj partie t’i bashkohen subjektit që ai udhëheq.
Për zgjedhjet e 7 qershorit – që erdhën pasi deputetët dështuan që të zgjedhin një president të ri – sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 22 subjekte politike dhe tri koalicione, teksa nëntë subjekte kanë hequr dorë nga garimi si të vetme ose në koalicion.
Në mesin e partive që nuk janë regjistruar për garë zgjedhore është Nisma Socialdemokrate.
Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se Lëvizja Vetëvendosje do të përfitojë vota shtesë nga mungesa e Nismës në garë.
“Nga mospjesëmarrja e Nismës, natyrisht që përfiton pushteti, sepse megjithatë nëse konsiderojmë që Nisma do të kishte hyrë më PDK-në votat do shkonin tek ky subjekt, tash disa vota aq sa janë të Nismës ato shkrihen”, theksoi ai.
Sipas tij, këtë drejtim dëmtohet “opozita në përgjithësi, por edhe PDK-ja në kuptimin e pastër elektoral.
Limaj ditë më parë ka deklaruar për televizionin Dukagjini se është i interesuar që Nisma Socialdemokrate të shkrihet në PDK.
Ndryshe, Nisma Socialdemokrate garoi e vetme në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Partia e Limajt mori 15.189 vota, apo 1.59 për qind, duke mos e kaluar pragun prej 5 për qind për të hyrë në Kuvend.
Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025, Limaj garoi së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga tetë mandatet e fituara, tre deputetë ishin nga Nisma Socialdemokrate./REL
Operacioni në Tenerife për të menaxhuar evakuimin e pasagj...
Dy ushtarë të fotografuar duke përdhosur një statujë të kr...
Bashkimi Europian ka njoftuar se do të ndërmarrë sanksione...
Një burrë i akuzuar për sulmin ndaj darkës së Shoqatës së ...
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kos...
Një shtetas amerikan dhe një francez, të cilët janë kthyer...
Propozimi më i fundit i Iranit për t'i dhënë fund luftës S...
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...
Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zy...
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...
Pekini ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara...
Çmimet e naftës u rritën këtë të hënë në mëngjes pasi Pres...
Euronews Business shqyrton më nga afër pagat minimale brut...
Britania dhe Franca do të presin ditën e nesërme ministrat...
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit S...
Një pasagjer i anijes turistike që u prek nga një shpërthi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një reagim për ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazh...
Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se fo...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...