Shtetasit amerikanë dhe francezë të larguar nga anija, rezultojnë pozitivë nga hantavirusi
Një shtetas amerikan dhe një francez, të cilët janë kthyer...

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se problemi kyç në dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë është “goditja në mirëbesim”, që, sipas tij, i ka dhënë Beogradi, duke shtuar se nuk pret ndonjë nismë për takime të reja gjatë këtij viti.
Konjufca, duke folur për gazetarë në Bruksel, ku mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, tha se dy sulmet në Kosovë, ai në Banjskë më 2023 dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024 dëmtuan mirëbesimin në procesin e normalizimit të raporteve, që ka nisur më 2011 dhe që ndërmjetësohet nga BE-ja.
“Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi unë theksova që problemi më i madh është goditja në mirëbesim që i është bërë dialogut nga ana e Serbisë", tha ai.
Për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, autoritetet kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.
Teksa për shpërthimin në kanalin jetik të Ibër-Lepencit në Kosovë po zhvillohet gjykimi ndaj tre të akuzuarve.
Për të dyja sulmet, Serbia ka mohuar përfshirjen.
“Si mundemi ne të ulemi dhe të negociojmë me një palë e cila përderisa ne jemi të ulur në tavolinën e dialogut ata prapa shpine organizojnë aksione të cilat e godasin Kosovën në integritetin territorial dhe sovranitetin e saj. Pra, që të mund të ndodhë dialogu duhet një mirëbesim dhe për t’u fituar mirëbesimi nuk është e lehtë sepse ai ka pësuar goditje të rënda sidomos me këto dy sulmet që ne i kemi parë”, tha Konjufca.
Takimi i fundit në nivel liderësh mes Kosovës dhe Serbisë ishte zhvilluar në shtator të vitit 2023, disa ditë para sulmit në Banjskë, kur u vra në polic i Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.
Konjufca tha se shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe 27 shtetet anëtare u shprehën të gatshme që të ndihmojnë në ndërtimin e mirëbesimit, por shtoi se për shkak se shteti është në proces zgjedhor, dhe po ashtu Serbia pritet të mbajë zgjedhje të reja, nuk pret ndonjë nismë për ndonjë takim të ri së shpejti.
“Të shohim në vitin 2027 se si do të zhvillohen gjërat, por për shkak të zhvillimeve nuk pres diçka, as ndonjë iniciativë europiane shumë të fokusuar në këto muajt e vitit që kanë mbetur”, tha ai.
Ndërkaq, homologu serb i Konjufcës, Marko Gjuriq, tha më herët gjatë ditës se në pjesën e parë të takimit u kujtua fakti se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar ende, edhe pse ishte një detyrim i nënshkruar në Bruksel.
Gjuriq tha se përfaqësuesit e Kosovës janë përpjekur ta fajësojnë Serbinë për probleme të ndryshme rajonale dhe e kanë portretizuar vazhdimisht atë si burim të paqëndrueshmërisë.
Kosova dhe Serbia u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023.
Megjithatë, ky asociacion ende nuk është formuar.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, tha se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja që, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh.
Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.
“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës - dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve - nga Kosova dhe nga Serbia - por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, u shpreh ajo.
“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi Kallas.
Konjufca tha se në takim me homologët e BE-së dhe ata rajonalë foli edhe për situatën e sigurisë. Ai përsëriti qëndrimin e autoriteteve në Kosovë se kërcënimi më i madh për Prishtinën janë “politikat e shtetit serb”, duke përsëritur po ashtu akuzat se Serbia financon grupe, sikurse ai gjatë sulmit në Banjskë, për të destabilizuar Kosovën.
Në mesin e kërcënimeve, Konjufca përmendi edhe ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.
“Në të njëjtën kohë unë e bëra të ditur që një ndikim rus vërehet që vjen në Ballkanin Perëndimor pikërisht përmes Serbisë, sepse Serbia në Ballkanin Perëndimor është një bazë më e qartë që shfrytëzohet nga Rusia për shpërndarje të luftës hibdride dhe përpjekje për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Konjufca tha se këto shqetësime duhet të adresohen së bashku me BE-në, në mënyrë që “t’i mbyllet dera e fundit” Rusisë për “destabilizimin e kësaj pjese vitale të BE-së”.
Në një raport të publikuar më herët gjatë vitit nga shërbimet e inteligjencës amerikane thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me tensione të shtuara politike dhe ndikime të jashtme, duke veçuar rolin e Rusisë në destabilizimin e rajonit.
Sipas tij, Rusia “nxit paqëndrueshmëri midis Serbisë, të cilën e favorizon, dhe Kosovës”, por gjithashtu “mbështet ndarjen entitetit serb, Republika Sërpska nga Bosnje e Hercegovina”./REL
Një shtetas amerikan dhe një francez, të cilët janë kthyer...
Propozimi më i fundit i Iranit për t'i dhënë fund luftës S...
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...
Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zy...
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...
Pekini ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara...
Çmimet e naftës u rritën këtë të hënë në mëngjes pasi Pres...
Euronews Business shqyrton më nga afër pagat minimale brut...
Britania dhe Franca do të presin ditën e nesërme ministrat...
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit S...
Një pasagjer i anijes turistike që u prek nga një shpërthi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një reagim për ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazh...
Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se fo...
Ushtria izraelite vazhdon me operacionet e saj në Liban, n...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar s...
Pasagjerët e parë të evakuuar nga një anije turistike e pr...
SHBA-të kanë njoftuar se kanë hequr uraniumin e pasuruar (...
Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimeve të SHBA...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të presë nesër në n...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...