Pse Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ushtarak në 30 vjet
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...

Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zyrtarisht 70 vendeve, mes tyre edhe Kosovës, të kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), e cila synon të mbështesë ushtarakisht procesin e paqes në Gazë.
Më 11 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në parim i gatshëm të miratonte dërgimin e trupave. Më 30 mars 2026, qeveria e tij e miratoi njëzëri këtë vendim, ndërsa më 17 prill vendimi u votua po ashtu njëzëri edhe në parlament.
Parlamenti miratoi fillimisht një kontingjent prej 22 ushtarësh. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëhet fjalë për personel nga fusha të ndryshme ushtarake, përfshirë çminimin dhe eliminimin e mjeteve të pashpërthyera, planifikimin e operacioneve speciale, si dhe ekipe mjekësore.
Pjesëmarrja e Kosovës në operacione ndërkombëtare
Kosova ka treguar edhe në të kaluarën gatishmëri të madhe ndaj interesave të politikës së jashtme amerikane, si shenjë mirënjohjeje historike për mbështetjen e Uashingtonit, për shkak të varësisë strategjike nga Perëndimi, por edhe për arsye pragmatike, si shteti më i ri dhe një nga më të vegjlit në Ballkan.
Ministri Maqedonci kujton se në vitin 2021 Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në një operacion nëLindjen e Mesme, së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës, në kuadër të operacionit "Inherent Resolve”, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Po ashtu, në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht vepron një ekip instruktorësh të FSK-së, si pjesë e operacionit "Interflex”, për trajnimin taktik të rekrutëve ukrainas. Në Kosovë po trajnohen gjithashtu oficerë, ushtarakë dhe profesionistë ukrainas në fushën e çminimit.
Kosova ka marrë pjesë edhe në operacione të tjera, si në Ishujt Falkland dhe në Belize, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar. Përveç kësaj, FSK-ja ka zhvilluar më herët edhe operacione humanitare në Turqi dhe Shqipëri.
Shpresa për forcimin e pozitës ndërkombëtare
Kosova shpreson që pjesëmarrja në misionin në Gazë do ta forcojë pozitën e saj ndërkombëtare dhe do t'i sjellë prestigj dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë.
"Për herë të parë, Kosova po merr pjesë në një mision të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, edhe pse ende nuk jemi anëtare e Kombeve të Bashkuara”, thotë Maqedonci.
"Është një operacion me rrezik, por ajo që është e rëndësishme për Kosovën është se kjo pjesëmarrje po e shndërron vendin tonë në kontribuues të sigurisë globale. Pra, nga një vend që për vite me radhë ka qenë konsumues i sigurisë përmes mbështetjes nga trupat e KFOR-it, po shndërrohemi në një vend që kontribuon për sigurinë globale.”
Maqedonci: Nuk ka mision paqeruajtës pa rreziqe
Sipas ministrit Maqedonci, nuk ekziston asnjë mision paqeruajtës pa rreziqe dhe kërcënime. "Ne jemi të vetëdijshëm se pjesëtarët tanë që do të operojnë atje mund të përballen me kërcënime dhe rreziqe, duke përfshirë edhe rrezikun për jetën. Megjithatë, ky është çmimi i kontributit për paqe dhe siguri”, thotë ai.
Sa i përket rolit të FSK-së në Gazë, Maqedonci thekson se misioni do të ketë karakter kryesisht humanitar. "Ky mision do të jetë para së gjithash humanitar, do të kontribuojë për vendosjen e paqes dhe do të ndikojë në rimëkëmbjen e Lindjes së Mesme, gjegjësisht të Gazës.”
Ai bën të ditur se Kosova tashmë ka dërguar në rajon një ekip parapërgatitor, i cili po koordinon aspektet logjistike me partnerët ndërkombëtarë. "Po koordinohen çështje si akomodimi, koha e zbarkimit dhe mënyra se si do të operojnë njësitë tona në terren”, thotë Maqedonci.
Detyrat kryesore
Sipas tij, detyrat kryesore të kontingjentit kosovar do të lidhen me mbështetjen humanitare, çminimin, komunikimin civilo-ushtarak me popullatën lokale dhe detyrat planifikuese në kuadër të FNS-së.
Maqedonci shton se Kosova dhe Shqipëria tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe po bëjnë përgatitjet në bashkëpunim me ushtrinë amerikane, e cila udhëheq Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Megjithatë, përbërja e plotë e vendeve kontribuuese ende nuk është finalizuar. /DW
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...
Pekini ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara...
Çmimet e naftës u rritën këtë të hënë në mëngjes pasi Pres...
Euronews Business shqyrton më nga afër pagat minimale brut...
Britania dhe Franca do të presin ditën e nesërme ministrat...
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit S...
Një pasagjer i anijes turistike që u prek nga një shpërthi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një reagim për ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se po vazh...
Irani ka paralajmëruar Britaninë e Madhe dhe Francën se fo...
Ushtria izraelite vazhdon me operacionet e saj në Liban, n...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar s...
Pasagjerët e parë të evakuuar nga një anije turistike e pr...
SHBA-të kanë njoftuar se kanë hequr uraniumin e pasuruar (...
Irani ka dërguar përgjigjen e tij ndaj propozimeve të SHBA...
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashki...
Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energ...
Irani ka paraqitur përgjigjen zyrtare ndaj propozimeve të ...
Izraeli ngriti një bazë sekrete në shkretëtirën irakiane p...
Studiuesi holandez i shpendëve Leo Schilperoord është cilë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...