Trump: Me presidentin kinez Xi Jinping do të diskutoj shitjet e armëve amerikane në Tajvan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të diskutojë ...

Mbi 100 fermerë kanë protestuar duke hedhur qumështin në lumë, pasi sipas tyre, kompanitë grumbulluese ua kanë ulur çmimin e qumështit. Për situatën kanë reaguar edhe institucionet dhe figura politike, ndërsa nga Ministria e Bujqësisë është paralajmëruar se sektori i qumështit po përballet me zhvillime shqetësuese në treg.
Gjatë ditëve të fundjavës, fermerët e Kosovës kanë derdhur qumështin në kanal, në shenjë pakënaqësie ndaj uljes së çmimit të blerjes nga pikat e grumbullimit. Sipas tyre, çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në 27–30 centë për litër.
Fermerët kërkojnë masa të menjëhershme për stabilizimin e çmimit dhe mbështetje më të madhe për sektorin e blegtorisë, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë, Naser Bajraktari në një deklarim për media e kishte cilësuar situatën alarmante.
Sipas tij, rreth 30 për qind e qumështit të prodhuar në vend nuk blihet nga kompanitë përpunuese, ndërsa prodhimi ditor kalon 200 mijë litra.
Shoqata e Industrisë së Qumështit, në anën tjetër, thotë se kompanitë përpunuese po përballen me stoqe të pashitura dhe presion të madh nga importi.
Gani Durmishi nga kjo shoqatë thekson se sfidë kryesore është konkurrenca e huaj.
“Shtetet e tjera i subvencionojnë prodhuesit e tyre dhe ata dalin në treg me çmime më të ulëta. Konsumatori nuk e shikon origjinën, por çmimin”.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë po përballet me presione të jashtme dhe me zhvillime shqetësuese në tregun e produkteve të qumështit.
Në një konferencë për media, Muja ka thënë se institucionet kanë identifikuar tendenca për zëvendësimin e yndyrave shtazore me yndyra bimore dhe përdorimin e qumështit pluhur në prodhim.
“Sektori i qumështit është duke u përballur me presione të jashtme. Zakonisht tendenca është për ta ndryshuar përbërjen yndyrore, yndyrat shtazore me yndyrat bimore. Ajo çfarë më herët është nxjerrë nga qumështi për të prodhuar yndyrë shtazore, ka një tendencë që ajo të zëvendësohet me yndyrë bimore, me vaj palme edhe me qumësht pluhur”.
Sipas tij, ajo që më parë nxirrej nga qumështi për prodhimin e yndyrës shtazore, po zëvendësohet gjithnjë e më shumë me vaj palme dhe qumësht pluhur.
Muja theksoi se të dhënat institucionale tregojnë një rritje të importit të qumështit pluhur, duke e lidhur këtë me rënien e fuqisë blerëse ndaj fermerëve vendorë.
Fermerët protestues kanë deklaruar se çmimi i qumështit është ulur nga 48 centë në rreth 27 deri në 30 centë për litër, situatë që sipas tyre po e vështirëson mbijetesën e prodhimit vendor.
Megjithatë, Muja hodhi poshtë pretendimet se ulja e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me importin, duke thënë se çmimi i qumështit të importuar ka shënuar rritje gjatë muajve të fundit.
Ai shtoi se analizat e institucioneve tregojnë se në nëntor të vitit 2024 ka pasur një ulje të koordinuar të çmimit që u paguhet fermerëve për litër qumështi.
“Ajo çfarë kemi gjetur është që çmimi për litër në fermë ka qenë një moment vendimtar në nëntor të vitit 2024, kur unë gjykoj që ka pasë një ulje të koordinuar të çmimit që i paguhet fermerëve”.
Sipas Mujës, ndonëse fermerët po paguhen më pak, konsumatorët nuk kanë përfituar ulje të çmimeve në treg. Ai tha se barra e kostos ka rënë mbi fermerët, ndërsa marzha e fitimit ka kaluar te përpunuesit e qumështit dhe supermarketet.
Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, pas deklaratave të tij lidhur me krizën në sektorin e qumështit.
Bajrami ka thënë se sektori i bujqësisë nuk ndihmohet me deklarata, por me masa konkrete mbështetëse nga Qeveria.
“Nuk ka ligjëratë që e ndihmon sektorin e bujqësisë. Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin, krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg në krahasim me atë të importuar”.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Daut Haradinaj, i cili e ka quajtur të papranueshme derdhjen e qumështit dhe ka kritikuar mungesën e përkrahjes institucionale për prodhuesit vendorë.
Ai ka theksuar se në një kohë kur fermerët po përballen me vështirësi, prioritetet e shtetit nuk po reflektojnë nevojat e tyre.
Produktet e qumështit si djathi, jogurti, kosi, ajka dhe kaçkavalli mbeten ndër më të konsumuarat në Kosovë.
Sipas Raportit të Gjelbër të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2024, konsumi për kokë banori i këtyre produkteve arriti në rreth 228 kilogramë në vit, apo mesatarisht rreth 600 gramë në ditë.
Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë importuar mbi 20 milionë euro qumësht dhe mbi 26 milionë euro djathëra të ndryshëm./monitor.al
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se do të diskutojë ...
Një anije patrullimi nga agjencia kufitare e BE-së, Fronte...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se...
Operacioni në Tenerife për të menaxhuar evakuimin e pasagj...
Dy ushtarë të fotografuar duke përdhosur një statujë të kr...
Bashkimi Europian ka njoftuar se do të ndërmarrë sanksione...
Një burrë i akuzuar për sulmin ndaj darkës së Shoqatës së ...
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kos...
Një shtetas amerikan dhe një francez, të cilët janë kthyer...
Propozimi më i fundit i Iranit për t'i dhënë fund luftës S...
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të...
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme n...
Në dhjetor të vitit 2025 SHBA-ja thuhet se u ka kërkuar zy...
Kanadaja po përjeton rritjen më të madhe të rekrutimit ush...
Pekini ka konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara...
Çmimet e naftës u rritën këtë të hënë në mëngjes pasi Pres...
Euronews Business shqyrton më nga afër pagat minimale brut...
Britania dhe Franca do të presin ditën e nesërme ministrat...
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit S...
Një pasagjer i anijes turistike që u prek nga një shpërthi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...