“Protesta paqësore dhe atdhedashëse”/ Arben Malaj: Pro investimit që përputhet me faktorët socialë
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, komentoi sot zhvill...

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokratëve në Kuvendin Kombëtar të martën, duke thënë se Nënpresidentja Kamala Harris është zgjidhja e duhur për të sfiduar ish-Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ish-Presidenti dhe bashkëshortja e tij Michelle ishin folësit kryesorë të natës së dytë të Kuvendit në Çikago.
Një pritje entuziaste në Kuvendin Kombëtar Demokrat për ish-Presidentin Barack Obama.
“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më frymëzuese. Ne jemi gati për një Presidente Kamala Harris”, tha zoti Obama.
Ai vuri në pah kontrastin mes Nënpresidentes Harris dhe rivalit të saj republikan, ish-Presidentit Donald Trump.
“Kamala Harris nuk do të mendojë vetëm për veten e saj. Ajo do të përqendrohet tek ju. Si presidente, ajo nuk do të kujdeset vetëm për mbështetësit e saj dhe të ndëshkojë ata që nuk janë dakord me të. Ajo do të punojë në emër të çdo amerikani – kjo është Kamala.”
Zoti Obama u prezantua nga gruaja e tij Michelle, e cila në fjalimin e saj tha se në kohën e shkurtër deri në zgjedhje, demokratët duhet të bëjnë fushatë intensive për zonjën Harris.
"Nuk mundet thjesht të vrasim mendjen nëse ky vend do të zgjedhë dikë si Kamala. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zgjedhur dikë si Kamala", tha zonja Obama.
Megjithëse procesi i emërimit të zonjës Harris si kandidate u bë në fillim të këtij muaji, një apel ceremonial i votave të shteteve, tregoi entusiazmin e demokratëve për të.
Nënpresidentja Harris falënderoi delegatët nga distanca nga një tubim zgjedhor në Miluoki të Viskonsinit.
Një nga folësit e mbrëmjes ishte edhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff i cili e quajti gruan e tij një luftëtare optimiste.
"Ajo do të udhëheqë me bindjen se pavarësisht nga origjina jonë apo cilit grup i përkasim, ne jemi më të fortë kur luftojmë për atë që besojmë, jo vetëm kundër asaj që i druhemi”, tha ai.
Në natën e dytë të Kuvendit Demokrat folën edhe disa ish-anëtarë të administratës së zotit Trump dhe zyrtarë republikanë që mbështesin zonjën Harris.
“Trump bëri premtime të mëdha: për rritje ekonomike të pakufizuar, për një rilindje të prodhimit amerikan, një kufi të sigurt. Por rezultoi që i kishte vetëm fjalë”, tha John Giles, kryebashkiak republikan i qytetin Mesa të Arizonës.
Të mërkurën, do t’u drejtohet delegatëve në Çikago Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili do të pranojë zyrtarisht emërimin e partisë si kandidat për nënpresident./ Voa
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Talebanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportue...
Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terro...
Sipas shërbimeve sekrete amerikane fushata zgjedhore ameri...
Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulme...
Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që...
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi...
Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartë...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (...
Republika Çeke do ta përdorë një pjesë të të hyrave të mbl...
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuq...
Banesa nuk ishte e rinovuar si duhet. Por agjenti i pasuri...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trup...
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar...
Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...