Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...

Banesa nuk ishte e rinovuar si duhet. Por agjenti i pasurive të paluajtshme është entuziast: "Gjendja është shumë e mirë, qendrore!" Ai thotë se as Rini nuk është larg nga këtu, në Düsseldorf-Oberkassel, dhe se në këtë zonë mund të merreni me sport e të vraponi çdo mbrëmje. Por qiraja nuk është e lirë. Është gati 1500 euro për një apartament pak më shumë se 80 metra katrorë - pa shërbimet e tjera. E kjo është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për kufizimin e rritjes së qirasë në Gjermani, i cili është në fuqi. Sipas këtij ligji, "qiraja e zakonshme lokale” nuk mund të tejkalohet më shumë se dhjetë për qind. Do të thotë, se qiraja e këtij apartamenti duhet të jetë të paktën 400 euro më pak.
Ligji për kufizimin e rritjes së qirasë, i prezantuar në vitin 2015, me sa duket është kryesisht joefektiv. Sepse nuk ka pasoja dhe sanksione për shkeljen e këtij ligji. Është e qartë se shumë pronarë po e injorojnë ligjin - dhe po i rrisin qiratë edhe më tej. Kur u pyet për kufirin e rritjes së qirasë, agjenti i pasurive të paluajtshme thjesht ngre supet: "Ky çmim është tashmë normal dhe ne kemi shumë oferta të tjera këtu."

Falë softuerit special, Martin Peters nga "Mietenmonitor" nga Freiburg monitoron listat e pasurive të paluajtshme. Bazuar në shumë faktorë, ai llogarit nëse qiraja e kërkuar është ligjërisht e lejueshme apo jo. Peters tmerrohet nga ajo që sheh çdo ditë. Sepse tregon: pothuajse, se askush nuk kujdeset për kufizimin e rritjes së qirasë. "Qytetet nuk i kushtojnë vëmendje zbatimit të këtij ligji, nuk ka asnjë organ që e kontrollon atë," thotë Peters. Mietenmonitor kreu një anketim në Düsseldorf dhe arriti në përfundimin se rreth një e katërta e ofertave të apartamenteve me qira shkelin ligjin e kufizimit të qirasë.
Problemi është se shumë qiramarrës nuk janë të vetëdijshëm për ligjin e kufizimit të qirasë, sipas Felicitas Sommer nga Universiteti Teknik i Mynihut. Si pjesë e një projekti të përbashkët kërkimor me Universitetin Ludwig-Maximilians në Mynih, u anketuan rreth 10.000 qiramarrës. Një tjetër rezultat i hulumtimit është se vetëm 2,4 për qind e të anketuarve kanë guxuar të kërkojnë respektimin e këtij Ligji nga qiradhënësi. Arsyeja për këtë është se qiramarrësit duhet të jenë vetë aktivë dhe, si mjet i fundit, të bëjnë padi në gjykatë. Shumë të anketuar thonë se nuk duan të futen në këto procedura sepse nuk duan të dëmtojnë marrëdhëniet e tyre me qiradhënësin ose kanë frikë se do ta humbin apartamentin dhe se qiradhënësi do t'ia japë dikujt tjetër. Sommer përfundon: "Mënyra se si aktualisht është hartuar ligji për kufizimin e qirasë nuk funksionon dhe shërben vetëm si stoli”.
A duhet të reagojë shteti automatikisht për të zbatuar këtë ligj? Ministria Federale e Ndërtimitnuk dëshiron të dijë asgjë për këtë. Ministrja Federale e Ndërtimit, Klara Geywitz, thotë se mund të shkohet në gjykatë nëse qiradhënësit shkelin ligjet. "Ne nuk kemi një shtet që të luajë dado, të ndërhyjë në marrëdhëniet kontraktuale mes dy individëve privatë”.

Megjithatë, Shoqata Gjermane e Qiramarrësve ka një pikëpamje tjetër. Presidenti i saj Lukas Siebenkotten thotë: "Unë jam dakord që njerëzit duhet të luftojnë vetë për të drejtat e tyre. Por nëse nuk e bëjnë këtë për shkak të frikës apo shqetësimit, mendoj se shteti duhet të ndërhyjë në atë rast."
Në fakt, ka disa qytete që kanë marrë përsipër këto obligime, e një prej tyre është Frankfurti: Kur qytetarët raportojnë çmime tepër të larta, qyteti fillon veprimet ligjore në emër të tyre. Megjithatë, as këtu nuk përdoret "frena e çmimit të qirasë”, e cila vlen për rritjet mbi dhjetë për qind të çmimit normal, por ligji për kundërvajtje ekonomike. Sipas këtij ligji, nëse qiraja rritet me 20 për qind, konsiderohet e tepërt dhe në këtë rast mund të shqiptohet gjobë. E nëse rritja e qirasë është 50 për qind ose më shumë, mund të konsiderohet si një qira e paarsyeshme dhe tepër e lartë, e cila mund të çojë edhe në një dënim me burg të qiradhënësit.
Situata është e ngjashme në qytetin Freiburg. Ky qytet vepron automatikisht në emër të qytetarëve dhe kontakton pronarët që dyshohet se kanë injoruar ligjet në fuqi. Qyteti raportoi madje vetë një rast abuzimi dhe rritje të pajustifikuar të çmimit të qirasë. Megjithatë, procedurat gjyqësore përfundimisht u pezulluan. Ky abuzim nënkupton që qiradhënësi ka përfituar nga pozicioni i palakmueshëm i qiramarrësit, gjë që është e vështirë të provohet në gjyq në një rast individual./ DW
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trup...
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar...
Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një intervist...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrai...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndru...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po qëndron në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritet...
Në doganën e Kapshticës vijon të mbetet i lartë fluksi i l...
Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck...
Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë par...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informac...
Pothuajse 14,000 britanikë kanë aplikuar për pagesa nga qe...
Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një r...
Ngjitja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në krye të de...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në I...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...