Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...

Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë para në fushatën zgjedhore presidenciale sa në SHBA. Në vitin 2020, kur u zgjodh Joe Biden, ai dhe i munduri Donald Trump patën shpenzuar së bashku rreth 5,7 miliardë dollarë në fushatë. Ky ishte një rekord, dy herë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme, thotë organizata Open Secrets, që dokumenton donacionet e fushatave.
Edhe në këto zgjedhje makineria e grumbullimit të parave po funksionon si sahat. Vetëm në muajin korrik Kamala Harris tha se mori 310 milionë dollarë donacione. Në të njëjtën periudhë Donald Trump pohoi se kishte marrë 138 milionë dollarë donacione, njofton "Reuters".
Fushata nuk financohet vetëm nga donatorë të vegjël - dy kundërshtarët marrin vazhdimisht miliona nga super të pasurit, të cilët shpesh qëndrojnë prapa kompanive tregtare. Miliarderi George Soros dhe djali i tij Aleks mbështesin kandidaten demokrate Kamala Harris. Familja Soros njihet si një donatore e madhe, që shpenzon dhjetëra miliona dollarë për fushatën zgjedhore.

Reid Hoffman, një sipërmarrës i shquar, bashkëthemelues i platformës Linkedin dhe anëtar i bordit të Microsoft, dhuroi 7 milionë dollarë për demokratët. Në një intervistë për "CNN" ai tha se shefja e entit amerikan për Mbikëqyrjen e Konkurrencës (FTC), Lina Khan, nuk është e mirë për SHBA-në. Ai shtoi: "Shpresoj që zëvendëspresidentja Harris ta zëvendësojë atë”.
Donald Trump merr gjithashtu ndihma nga drejtues të rëndësishëm të ekonomisë. Miliarderi Timothy Mellon shpenzoi 50 milionë dollarë në maj për të mbështetur Trump-in, informon revista amerikane "Time". Edhe investitori i teknologjisë, David Sacks, dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk, e mbështesin Trump-in. Në një bisedë mes Elon Musk dhe Donald Trump në platformën "X" më 13 gusht 2024, Musk përsëriti mbështetjen e tij për republikanin dhe madje u ofrua të punonte në një qeveri të mundshme Trump. "Mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision për efikasitetin e qeverisë, që i sheh këto gjëra dhe garanton që paratë e taksapaguesve shpenzohen me vend", tha Musk. "Do të isha i lumtur të shërbeja në një komision të tillë”.
Për dekada është diskutuar për kufizimin e donacioneve në fushatat zgjedhore. Në vitin 2010 Gjykata e Lartë e SHBA nxori një vendim, që është i vlefshëm edhe sot. Kjo ka qenë një pikë kthese, thotë Jërg Hebenstreit, studiues në Universitetin e Jenës për politikën e brendshme të SHBA dhe financimin e fushatës. Gjykata përcaktoi se çdo kufizim i financimit të fushatës politike është censurë dhe si rrjedhojë i paligjshëm. "Kjo do të thotë, se që nga viti 2010 mund të mbledhësh donacione sa të duash, si kompani, si bankë, si sindikatë, si grup interesi apo si individ i pasur”, thotë Hebenstreit për DW.

Për donacionet direkte për kandidatët ka megjithatë kufizime. Nga një individ mund të dhurohet aktualisht një maksimum prej 6.600 dollarësh. Por ekziston mundësia që kandidatit të preferuar paratë t'i dërgohen përmes Political Action Committees, të ashtuquajturat PAC.
PAC-të janë organizata për mbështetjen e kandidaturës së një personi të caktuar. Ato zakonisht themelohen nga kompani, sindikata ose grupe interesi, që mbledhin ndihma nga anëtarët ose punonjësit e tyre. Por edhe këtu ka kufizime. Anëtarët apo punonjësit mund të dhurojnë deri në 5.000 dollarë në vit për PAC-të. Asnjë para nuk lejohet të rrjedhë nga operatori i PAC-së, pra nga kompania, sindikata apo vetë grupi i interesit. Përveç kësaj individët e veçantë lejohen të dhurojnë 41.300 dollarë në vit për organizatat kombëtare partiake.
Pa kufizim mund të mblidhen donacione përmes Super Political Action Commitees. Super PAC-të janë grupe lobimi të pavarura, që u krijuan gjithnjë e më shumë pas vitit 2010. Ato mund të grumbullojnë shuma të pakufizuara parash - nga individë, kompani dhe çdo donator tjetër. Megjithatë ato nuk lejohen t'ua kalojnë paratë kandidatëve, por të bëjnë publicitet në interes të kandidatëve. Kërkesa e vetme është, që publiciteti i tyre të mos "koordinohet” me zyrën e fushatës së kandidatit që mbështesin.
"Ajo që ata shpenzojnë, është e llahtarshme. Nuk e njihnim diçka të tillë më parë", thotë amerikani James Davis, profesor i shkencave politike në Universitetin e St. Gallen. Kandidatët e dinë saktësisht, se cilat Super PAC janë në anën e tyre dhe kush qëndron pas këtyre donacioneve, thotë Davis. Këtë vit ka 2.257 SuperPAC, që kanë mbledhur ndërkohë mbi 2 miliardë dollarë dhe kanë shpenzuar afro 700 milionë dollarë.

Por çfarë efekti kanë milionat e dollarëve, që derdhen në fushatën zgjedhore? "Të dy kandidatët janë përgjithësisht të njohur. Dhe nëse investojnë 100 milionë më shumë në fushatën zgjedhore, kjo fundja nuk ka ndikim në rezultatin aktual të zgjedhjeve", thotë Hebenstreit.
"Sigurisht që duhet një minimum donacionesh për të ndërtuar një organizatë partiake për fushatën zgjedhore”, thotë Davis për DW. "Dhe është shumë e rëndësishme të motivohen njerëzit, për të shkuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve. Kjo kushton."
„Në fund është e rëndësishme të kemi një mesazh, që siguron vota”, thotë eksperti politik. Edhe donatorët e vegjël janë shumë të rëndësishëm për partitë, sepse pas çdo donacioni të vogël qëndron një votë. "Një miliarder mund të dhurojë disa milionë dollarë, por megjithatë hedh vetëm një votë në kutinë e votimit”, thotë Davis. Një vështrim në të kaluarën tregon se vetëm paratë nuk mjaftojnë. Hillary Clinton mblodhi dukshëm më shumë para se Donald Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2016, megjithatë ajo humbi.
Me milionat e tyre super të pasurit, miliarderët dhe bosat e ekonomisë duan të sigurojnë ndikimin në politikë edhe pas zgjedhjeve. "Nëse dikush dhuron miliona për një Super PAC, sigurisht që do të merret vesh dhe nuk do të jetë rastësi, që në një moment ai person të marrë një ftesë për një event, ku presidenti i sapozgjedhur është i pranishëm”, thotë Davis.
Nuk është çudi, që popullata është kundër këtyre ekceseve me donacione. Sipas një sondazhi të Pew Research Center më shumë se 7 ndër 10 të rritur amerikanë dëshirojnë kufizimin e donacioneve për fushatat politike. Tetë ndër 10 të anketuar besojnë se njerëzit, që dhurojnë para për fushatat politike, kanë shumë ndikim mbi vendimet e anëtarëve të Kongresit.
Megjithatë Hebenstreit i sheh të pakta shanset për të frenuar flukse të tilla parash. Sipas politologut, në Kongres do të mungonte mazhoranca politike për të ndryshuar ligjet.

Që fushata zgjedhore në SHBA është më e shtrenjtë se kudo tjetër, kjo edhe për faktin se shumica e vendeve mbështeten në financimin publik të fushatave, shpjegon Hebenstreit. Pastaj në çdo zgjedhje presidenciale i gjithë aparati partiak në një vend aq të madh si SHBA, duhet të ringrihet sërish.
Në SHBA partitë janë relativisht të dobëta, shpjegon Davis. "Gati mund të thuash se në nivel federal partia mblidhet një herë në katër vjet, që do të thotë se këtë organizatë çdo katër vjet duhet ta ngresh në këmbë në 50 shtete dhe në zonat përkatëse zgjedhore. Kjo është shumë e shtrenjtë”. Përveç kësaj fushata në SHBA zhvillohet në masë të madhe përmes mediave, që gjenden thuajse krejtësisht në duar private. Edhe kjo gëlltit shuma të mëdha parash. Kështu që mund të pritet, që edhe kjo fushatë të vendosë një rekord të ri, sa i përket buxhetit./ DW
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informac...
Pothuajse 14,000 britanikë kanë aplikuar për pagesa nga qe...
Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një r...
Ngjitja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në krye të de...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në I...
Shiu i dendur, i cili përfshiu një pjesë të Alpeve austria...
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, th...
Sulmet ajrore izraelite, të kryera gjatë natës, kanë l...
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se ura e d...
Emigrantët po bëhen gjithnjë e më të padëshiruar. Mbi gjy...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 18 gusht ...
Ekipi negociator i Izraelit shprehu “optimizëm të përmbajt...
Siguria në centralin bërthamor të okupuar të Ukrainës në Z...
Në vitin 2022, numri i lindjeve në Bashkimin Evropian arri...
Një anije kozmike u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapë...
Dy gazetarë italianë të cilët shkaktuan zemërimin e Mo...
Prokuroria Themelore e Ferizajt në Kosovë ka kërkuar që Gj...
Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka postuar një vide...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...