"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e ‘papranueshëm’ të dhunës që po bëhet e zakonshme kundër punonjësve të organizatave humanitare. Sipas OKB-së, në vitin 2023 u vranë 280 punonjës të tillë, një shifër rekord.
OKB gjithashtu paralajmëroi se lufta Izrael-Hamas në Gazë ka mundësi që të rrisë edhe më shumë këtë shifër.
“Normalizimi i dhunës kundër punonjësve të organizatave humanitare dhe mungesa e llogaridhënies janë të papranueshme, të pandërgjegjshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për operacionet e dërgimit të ndihmave kudo”, tha Joyce Msuya, drejtoreshë në detyrë e Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), në një deklaratë për Ditën Botërore Humanitare.
“Me 280 vrasje të punonjësve të organizatave humanitare në 33 vende vetëm vitin e kaluar, viti 2023 regjistrohet si viti më vdekjeprurës për këtë komunitet”, një rritje kjo prej 137% nga viti 2022, kur u vranë 118 punonjës të tillë, tha OCHA përmes një njoftimi dërguar mediave.
Të dhënat regjistrohen nga viti 1997 nga Baza e të Dhënave të Sigurisë së Punonjësve të Organizatave Humanitare.
OKB thotë se mbi gjysma e këtyre vrasjeve ndodhën në Gazë gjatë tre muajve të parë të luftës Izrael – Hamas, kryesisht nga sulmet ajrore.
Luftërat civile në Sudanin Jugor dhe Sudan janë dy prej konflikteve më vdekjeprurëse në botë, pas asaj në Lindjen e Mesme.
Në 10 vendet e para në këtë listë janë edhe Siria me shtatë vdekje, Etiopia dhe Ukraina me gjashtë secila dhe më pas vijnë Somalia, Mianmari dhe Republika Demokratike e Kongos.
Në të gjitha konfliktet, shumica e vdekjeve përfshijnë stafin lokal të organizatave humanitare.
Viti 2024 mund të tejkalojë shifrën rekord të regjistruar një vit më parë. Deri më 9 gusht, OCHA njofton se janë regjistruar 176 vdekje të punonjësve të organizatave humanitare.
Çdo vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë Ditën Ndërkombëtare Humanitare më 19 gusht, përvjetorin e sulmit në zyrat e OKB-së në Bagdad, në vitin 2023.
Gjatë atij sulmi u vranë 22 njerëz duke përfshirë Sergio Vieria de Mellon, Përfaqësuesin Special të OKB-së në Irak. Gjatë sulmit u plagosën edhe 150 punonjës lokalë dhe ndërkombëtarë të organizatave humanitare./ Voa
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një intervist...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrai...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndru...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po qëndron në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritet...
Në doganën e Kapshticës vijon të mbetet i lartë fluksi i l...
Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck...
Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë par...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informac...
Pothuajse 14,000 britanikë kanë aplikuar për pagesa nga qe...
Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një r...
Ngjitja e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në krye të de...
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ndodhet në I...
Shiu i dendur, i cili përfshiu një pjesë të Alpeve austria...
Ukraina ka shkatërruar një urë të rëndësishme në rajonin e...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, th...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...