Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...

Bomba demografike me sahat troket prej dekadash në Evropë. Vendet e Bashkimit Evropian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Vitin e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se në vitin 2024 për herë të parë 65 vjeçarët do t'i kapërcenin në numër 15-vjeçarët.
Megjithë shtimin e madh të emigracionit në dy dekadat e fundit, kontinentit evropian i nevojiten ende punëtorë, me taksat e të cilëve do të paguhen shpenzimet e larta të pensioneve publike. Ekonomistët llogarisin se në vitin 2050 për një pensionist do të ketë më pak se dy punëtorë, sot raporti është një me tre. Ndërkohë në 17 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian shpenzimet vjetore për pensionet publike marrin 10% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Të gjitha vendet, me përjashtim të një vendi, ndodhen në Evropën Perëndimore. Në Itali dhe Greqi pensionet u kushtojnë financave publike më shumë se 16% të BPP.
Për të përballuar rritjen e madhe të shpenzimeve, disa shtete të BE i kanë modifikuar sistemet e pensioneve publike, edhe duke rritur moshën e daljes në pension. Franca për shembull, vitin e kaluar u ballafaqua me protesta disamujore kundër planeve, për të detyruar punonjësit që të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo në moshën 62-vjeçare, siç është aktualisht.

Vende të tjera evropiane kanë shkuar më tej. Në Britaninë e Madhe ka plane që njerëzit të lihen të punojnë deri në moshën 68-vjeçare që nga mesi i viteve 2040-të. Gratë në Britani dilnin në pension 5 deri 7 vjet më herët se burrat, por përpjekja për të barazuar moshën e pensionit me burrat bëri që gratë e prekura të kërkojnë kompensime.
"Hollandezët reformuan së fundmi sistemin e pensioneve, por nuk po arrijnë synimet e caktuara”, thotë për DW Hans van Meerten, profesor i së drejtës evropiane për pensionet në Universitetin e Utrecht-it. "Edhe në Gjermani, Belgjikë dhe shumë vende të tjera evropiane nuk shoh reformat e nevojshme. Ata po i bëjnë varrin vetes."
Megjithë situatën e vështirë me financat publike në Evropë, miliona njerëz ende nuk investojnë sa duhet në pensionet private ose në pensionin që ofron vendi i punës, për të plotësuar pensionin e shtetit. Të dhënat e barometrit të BE për vitin e kaluar tregojnë, se vetëm 23% e qytetarëve të BE kanë pension nga vendi i punës dhe 19% një sigurim privat. Shifrat në vendet e BE janë të ndryshme.
"Në dekadën e fundit kriza e pensioneve në Evropë u përkeqësua dukshëm për shkak të normave vazhdimisht të ulëta të interesit, të cilat nuk qenë në gjendje ta balanconin inflacionin," i tha DW-së Arnaud Houdmont, drejtor i komunikimit në entin e investitorëve Better Finance me qendër në Bruksel. Sipas Houdmont: "kjo ka çuar në humbje të madhe të fuqisë blerëse të depozituesve."

Analiza e Qendrës Finlandeze për Pensionet zbuloi se interesat e pensioneve në mbarë botën vitin e kaluar arritën mesatarisht 8%. Por duke pasur parasysh inflacionin e lartë, që pasoi pandeminë COVID-19, interesat që mbetën, ishin vetëm 2%. Inflacioni në Eurozonë arriti kulmin me 10.6% në tetor 2022.
Houdmont është i mendimit, se shkaktarë për interesat e ulëta janë edhe tarifat e larta, shpërndarja e dobët e aseteve dhe mungesa e transparencës në produktet e pensioneve.
Për të ndihmuar në zgjidhjen e mungesës së kursimeve, BE prezantoi në mars 2022 produktin pan-evropian të pensioneve private (PEPP). Skema u lejon punonjësve të depozitojnë në një pension shtesë, të cilin e marrin me vete, kur lëvizin në shtete të tjera të BE. Megjithatë vetëm një vend - Sllovakia - e ka zbatuar këtë skemë.
"PEPP është në fuqi prej dy vjetësh e gjysmë", pohon van Meerten. "por fondet e mëdha të investimeve thonë se nuk e kanë ekspertizën për të punuar me produktet e PEPP dhe kërkojnë partnerë të tjerë."
Sipas vlerësimit të ekspertëve të pensioneve problemi është se PEPP është shumë e komplikuar dhe restriktive. PEPP shihet si konkurrencë e padëshiruar nga fondet e investimeve si BlackRock apo Fidelity, klientela e gjerë e të cilëve janë fondet holandeze, norvegjeze dhe gjermane të pensioneve, që do të thotë shumë miliona depozitues europianë.

Van Meerten mendon se PEPP duhet të thjeshtësohet dhe të bëhet më fleksibël, pasi disa vende të BE nuk i japin skemës së re të pensioneve të njëjtat avantazhe tatimore si produkteve të tjera të kursimeve për pensione.
Disa degë të industrisë në shtetet e BE — nga industria kimike dhe sektori metalurgjik gjerman apo operatori i hekurudhave franceze — u ofrojnë pensione punonjësve të tyre. Thuajse 60% e punonjësve gjermanë, që paguajnë kontribute të sigurimit shoqëror, shfrytëzojnë këtë mundësi. Këto skema, krahas përfitimeve të tjera, u ofrojnë sidomos atyre, që bëjnë punë të rëndë fizike, mundësinë e daljes së parakohshme në pension.
Megjithatë konsumatorët kërkojnë më shumë fleksibilitet në investimet e tyre dhe në moshën e daljes në pension. Suksesi i neo-brokerëve si Robinhood, eToro dhe Trade Republic, që u japin përdoruesve mundësinë për të menaxhuar investimet e tyre në aplikacionet e smartfonëve, ka uzurpuar në një farë mënyre shumë sisteme tepër të komplikuara dhe të rënda të pensioneve të Evropës./ DW
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që...
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi...
Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartë...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (...
Republika Çeke do ta përdorë një pjesë të të hyrave të mbl...
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuq...
Banesa nuk ishte e rinovuar si duhet. Por agjenti i pasuri...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trup...
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar...
Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një intervist...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrai...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndru...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po qëndron në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritet...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...