Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...

Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartësitë ngaqë propozimi i tanishëm amerikan për armëpushim në Gazë - për të cilin Sekretari amerikan Antony Blinken deklaroi se është i pranueshëm për Izraelin - dallon nga versioni i mëparshëm me të cilën ishte pajtuar grupi militant. Sekretari Blinken, i cili po qëndron sot për vizitë në Egjipt, tha se ende ekzistojnë “çështje të ndërlikuara”, për të cilat nevojiten “vendime të vështira nga udhëheqësit.” Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se gjeti trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyera në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që shkaktoi fillimin e luftës në Rripin e Gazës.
Grupi militant palestinez Hamas tha se versioni i fundit i propozimit amerikan për arritjen e armëpushimit në Gazë devijon nga pikat ku ishte arritur pajtim më parë. Hamasi akuzoi Izraelin dhe aleatin e tij, Shtetet e Bashkuara se janë të pasinqertë, duke thënë se propozimi i përditësuar “shkakton paqartësi të shumta” ngaqë “nuk është ai që na është prezantuar dhe as versioni me të cilin jemi pajtuar.”
“Nuk na duhen negociata shtesë, duhet të pajtohemi rreth mekanizmit zbatues. Kur (Sekretari) Blinken thotë se izraelitët janë pajtuar dhe izraelitët thonë se propozimi është përditësuar, kjo nënkupton se administrata amerikane po i nënshtrohet trysnisë nga Izraeli dhe jo e kundërta”, thotë zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.
Ai akuzoi Izraelin për kushte të reja që bien ndesh me propozimin amerikan, i cili, siç thotë zyrtari i Hamasit, parashihte tërheqjen e plotë të Izraelit përmes dy fazave dhe një armëpushim të përhershëm, ndërkohë që Izraeli po kërkon armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë dhe praninë e forcave të tij në dy korridore, përfshirë në vendkalimin kufitar me Egjiptin, sipas zyrtarit të Hamasit.
Reagimi i Hamasit erdhi ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken takoi udhëheqësit e Egjiptit në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të bindur Izraelin dhe Hamasin që të bien dakord për një marrëveshje që do të ndalonte luftimet 10 mujore në Gazë.
Pas takimit me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, Sekretari Blinken, i cili i quajti negociatat përpjekjen “e fundit” tha se Izraeli u pajtua me propozimin amerikan, që ka për qëllim të afrojë qëndrimet e palëve dhe i bëri thirrje Hamasit që të bie dakord me planin.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë sqaruar se cilat janë ndryshimet në versionin e tanishëm të propozimit, por zoti Blinken tha se “ende ka çështje të hapura që lidhen me zbatimin” e marrëveshjes si dhe me qartësimin e detyrimeve që dalin nga ajo për palët.
Sipas zyrtarëve të angazhuar në negociata, ekzistojnë mosmarrëveshje rreth pranisë së vazhdueshme të Izraelit në brendësi të Gazës, në veçanti përgjatë kufirit me Egjiptin, rreth lëvizjes së lirë të palestinezëve në Rripin e Gazës si dhe numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që pritet të këmbehen me pengjet e rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.
Ushtria izraelite njoftoi të martën se forcat e saj i gjetën trupat e pajetë të gjashtë pengjeve në një operacion gjatë natës në jug të Gazës.
Marrja e trupave është një goditje për Hamasin, udhëheqësit e të cilit shpresojnë të shkëmbejnë pengjet për të burgosurit palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës dhe një armëpushim afatgjatë. Por kjo ka të ngjarë të rrisë trysnin mbi qeverinë izraelite për të arritur një marrëveshje për lirimin e dhjetëra pengjeve që besohet se janë ende gjallë.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke u mbështetur në burime egjiptiane të sigurisë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një prani ndërkombëtare në Rripin e Gazës, një sugjerim që sipas tyre është i pranueshëm për Kajron nëse mandati i kësaj pranie ndërkombëtare kufizohet deri në gjashtë muaj./ Voa
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (...
Republika Çeke do ta përdorë një pjesë të të hyrave të mbl...
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuq...
Banesa nuk ishte e rinovuar si duhet. Por agjenti i pasuri...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trup...
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar...
Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një intervist...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrai...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndru...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po qëndron në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritet...
Në doganën e Kapshticës vijon të mbetet i lartë fluksi i l...
Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck...
Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë par...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka asnjë informac...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...