Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, synoi që gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme të arrihej një marrëveshje armëpushimi në Gazë. Por, kryediplomati amerikan përmbylli udhëtimin e tij në këtë rajon pa një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari kanë varur shpresat te një propozim “kompromisi” të prezantuar nga SHBA-ja që synon të ngushtojë dallimet mes Izraelit dhe Hamasit në luftën 10-mujore, pasi negociatat përfunduan javën e kaluar pa një marrëveshje.
Marrëveshja “duhet të bëhet dhe duhet të arrihet në ditët në vijim. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi” që kjo të arrihet, tha Blinken për gazetarët në Doha të martën, para se të nisej drejt Uashingtonit.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, që udhëtonte me Blinken-in, tha se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë.
Të martën, Blinken qëndroi në Egjipt, ku zhvilloi bisedime me presidentin Abdel-Fatah El-Sisi, dhe më pas vizitoi Katarin.
Të hënën ai ishte takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Pas takimit me të, Blinken tha se Izraeli ka pranuar propozimin dhe i bëri thirrje edhe Hamasit që ta pranojë. Grupi radikal palestinez nuk e ka refuzuar propozimin në mënyrë eksplicite, por ka thënë se propozimi i fundit zhbënë kushtet për të cilat palët janë pajtuar paraprakisht.
Blinken u pyet në Katar lidhur me kushtet për tërheqjen e trupave izraelite, në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi. Ai u pyet të komentojë raportimet se Netanyahu ka thënë se mund ta bindë Blinkenin që Izraeli të mbajë trupat në Korridorin Filadelfia midis Egjiptit dhe Gazës.
“SHBA-ja nuk pranon një pushtim afatgjatë të Gazës nga Izraeli”, tha Blinken. “Më specifikisht, marrëveshja është e qartë sa i përket kohës dhe lokacioneve të tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza dhe Izraeli është pajtuar për këtë”, shtoi ai.
Si Hamasi, ashtu edhe Egjipti kundërshtojnë idenë që Izraeli të mbajë trupa në Korridorin Filadelfia, por Netanyahu ka insistuar se trupat janë të nevojshme të qëndrojnë atje, në mënyrë që të ndalet kontrabanda e armëve për në Gazë.
“Armëpushimi në Gazë duhet të jetë nisje e një njohjeje më të gjerë ndërkombëtare e shtetit palestinez dhe e zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, pasi kjo është garanci për stabilitetin në rajon”, tha Sisi pas takimit me Blinkenin.
Blinken tha se propozimi i fundit për marrëveshja “ndoshta është më i miri, ndoshta është mundësia e fundit”.
SHBA-ja dhe ndërmjetësit po synojnë të arrijnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 40.000 persona./ REL
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallu...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti...
Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi...
Hamasi akuzoi sot Shtetet e Bashkuara se ka shtuar paqartë...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (...
Republika Çeke do ta përdorë një pjesë të të hyrave të mbl...
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuq...
Banesa nuk ishte e rinovuar si duhet. Por agjenti i pasuri...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se ka nxjerr trup...
Irani ka qenë mbrapa tentimeve të fundit për të hakuar...
Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi të hënën nivelin e...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një intervist...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkua...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri t...
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, do ta vizitojë Ukrai...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të hënën aktakuzë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndru...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken po qëndron në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autoritet...
Në doganën e Kapshticës vijon të mbetet i lartë fluksi i l...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...