Shkelja e marrëveshjes për armëpushim nga Hamasi/ Kërcënon kryeministri izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ...

Gjermania është në prag të një hapi të madh: Për herë të parë në historinë e saj, lejon pa kushtëzime shtetësinë e dyfishtë.
Parlamenti gjerman në Berlin ka filluar konsultimet për reformimin e ligjit të ri të shtetësisë gjermane. 8 risitë kryesore:
1. Lejohet shtetësia e shumëfishtë
Ligji aktual e lejon shtetësinë e dyfishtë për shtetasit e BE-së, Zvicrës, si edhe për fëmijët e lindur dhe rritur në Gjermani deri në moshën 22-vjeçare. Më pas ata duhet të vendosnin se cilën shtetësi duhet të mbajnë. Kusht për dhënien e shtetësisë gjermane, sipas ligjit aktual, është heqje e shtetësisë së mëparshme. Ky kusht, anashkalohej vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur shteti i origjinës nuk pranonte t'ia hiqte shtetësinë qytetarit të vet. Raste të tilla kanë qenë për shembull, për shtetasit nga Irani, ose edhe nga Kosova, para shpalljes së pavarësisë. Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane.
2. Shkurtohen afatet e fitimit të shtetësisë
Ndërsa sipas ligjit ekzistues duheshin tetë vjet qëndrim në Gjermani për të marrë shtetësinë gjermane, ligji i ri lejon marrjen e shtetësisë edhe pas pesë vjetësh qendrimi në Gjermani, madje edhe pas tri vjetësh, nëse dëshmon aftësi të veçanta integruese.
3. Shkurtohet afati i qëndrimit të prindit për fitimin e shtetësisë së fëmijëve
Periudha e nevojshme e qëndrimit të prindit në Republikën Federale për marrjen automatike të shtetësisë gjermane nga ana e fëmijëve të lindur në vend do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. Hiqet rregulli i përzgjedhjes së një shtetësie, në moshën 22-vjeçare.
4. Njohja e rendit kushtetues, të lirë, demokratik
Si parakusht për fitimin e shtetësisë gjermane bie kushti për t'iu nënshtruar jetesës gjermane, dhe vihet kushti i njohjes së rendit kushtetues të lirë dhe demokratik.
5. Shtetësia gjermane nuk u jepet antisemitëve dhe racistëve
Sipas projektligjit dhe propozimeve përkatëse të shtuara nga qeveria, në përgjigje të rritjes së urrejtjes ndaj hebrenjve në Gjermani. Ligji parashikon që shtetësia gjermane të mos u jepet personave që bëjnë propagandë antisemite, ku hyn edhe mohimi i të drejtës ekzistenciale të Izraelit si edhe djegia e flamurit izraelit.
6. Shtetësia nuk u jepet homofobëve dhe burrave të martuar me shumë gra, ose që përçmojnë gratë
Ky propozim i është shtuar projektligjit me kërkesë të Këshillit Federal, Bundesrat, që është organ i dytë ligjvënës në Gjermani, krahas parlamentit në shkallë federale, Bundestag. Këshilli Federal ka kërkuar që të mos u jepet shtetësia gjermane personave që me sjelljen e tyre e kanë dëshmuar se nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose kryejnë vepra përçmuese ndaj një gjinie të caktuar ose ndaj një orientimi seksual të caktuar".
7. Informacione në prokurori
Autoritetet përkatëse kanë të drejtë të informohen për kandidatin në zyrat përkatëse të prokurorisë për vepra penale të bazuara në motive antisemite, raciste ose të tjera përmuese ndaj njerëzve.
8. Lëshime dhe përjashtime për emigrantët e orëve të para
Projektligji bën përjashtime për disa grupe të caktuara emigrantësh, që jetojnë në Gjermani prej shumë vitesh, e që janë mbi 65-vjeçarë. Ata kanë të drejtë ta marrin shtetësinë pa kaluar në provim gjuhe, dhe pa qenë nevoja të dëshmojnë se nuk marrin ndihma sociale. Bëhet fjalë sidomos për fuqinë punëtore të rekrutuar nga Gjermania në vitet '50-të deri në fund të viteve '70-të të shekullit të kaluar, e që në Gjermaninë Federale, pra Perëndim, quheshin Gastarbeiter (punëtorë të ftuar), kryesisht nga Turqia dhe ish-Jugosllavia, si edhe punëtorët e rekrutuar nga Gjermania Lindore (Vertragsarbeieter) shumica e të cilëve vijnë nga Vietnami. Gjermania me këtë hap kompenson kështu gabimet e së shkuarës./ DW
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ...
Pak para përfundimit të afatit të marrëveshjes për arm...
Vladimir Putin u ka bërë thirrje grave ruse që të kenë tet...
Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti ...
Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgj...
Një gjykatë gjermane mbajti anën e grupeve mjedisore t...
Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë ...
Ushtria e Izraelit tha të enjten se dy pengje të tjera izr...
Frontmeni i Pogues, Shane MacGowan, ka vdekur në moshë...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka dh...
Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare ...
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...
Një grua 70-vjeçare ka lindur binjakë pas trajtimit me Fek...
Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së ...
Një fëmijë 10-vjeçar nga Anglia do që të ndryshojë një nga...
Policia e Kosovës njofton se gjatë një aksioni ditën e...
Baba Vanga është e njohur për parashikimet e saj dhe që në...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropi...
Bullgaria nuk ka lejuar që aeroplani i ministrit të Ja...
Gjatë fjalimit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...