Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja shqetësuese që sugjerojnë rritje të përmbytjeve, zjarreve, shkrirjes së akullnajave dhe valëve të të nxehtit në të ardhmen.
Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) paralajmëroi gjithashtu se temperatura mesatare për këtë vit është rritur rreth 1.4 gradë Celsius krahasuar me kohërat para revolucionit industrial. Rritja e regjistruar e temperaturave për këtë vit është vetëm një e dhjeta e kufirit të përcaktuar për deri në fund të shekullit nga Konferenca e Parisit mbi mjedisin, e mbajtur më 2015.
Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së thotë se fillimi i dukurisë ‘El Nino’ në fillim të këtij viti, fenomeni i motit që ndikohet nga ngrohja në Oqeanin Paqësor, mund ta çojë temperaturën mesatare vitin e ardhshëm mbi kufirin e synuar prej 1.5 gradë Celcius, kufi ky gjithashtu i përcaktuar në Paris.
“Është e sigurt se gjatë katër viteve të ardhshme do ta arrijmë këtë rritje prej 1.5 gradë Celcius, të paktën në baza të përkohshme”, thotë Petter Taalas, Sekretari i Pëergjithshëm i OBM-së gjatë një interviste.
“Në dekadën e ardhshme ne do të jemi në atë nivel në një bazë të përhershme.”

OBM publikoi gjetjet duke shënuar fillimin e Konferencës Vjetore OKB-së mbi Klimën, të enjten.
Konferenca këtë vit mbahet në Dubai, qytetin e pasur me naftë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Agjencia e OKB-së thotë se pikë referimi për objektivin kryesor të marrëveshjes së Parisit, do të jetë nëse rritja prej 1.5 gradësh do të mbahet e tillë në një hark kohor 30-vjeçar, jo për një vit të vetëm. Të tjerë thonë se bota ka nevojë për më shumë qartësi për këtë.
“Sqarimi i qartë se çfarë përbën shkelje e shifrave të përcaktuara nga marrëveshja e Parisit do të jetë vendimtar”, thotë Richard Betts nga Zyra Meteorologjike në Britani, autori kryesor i një punimi të ri mbi këtë çështje me Universitetin Exeter, punim që është botuar në revistën ‘Nature’.
“Pa një marrëveshje e cila do të sqaronte përfundimisht se çfarë do të vlerësohej si tejkalim i rritjes së temperaturave prej 1.5 gradë Celsius, ne rrezikojmë të shpërqëndrohemi dhe të hutohemi pikërisht në kohën kur është më urgjente që të merren masa për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimeve klimatike”, shtoi ai.
Zoti Taalas nga OBM thotë se sido që të jetë rasti, bota po shkon padyshim drejt tejkalimit të kësaj shifre.

“Ne po shkojmë drejt rritjes së ngrohjes nga 2.5 deri në 3 gradë dhe kjo do të thotë se do të shohim ndikime të mëdha negative të ndryshimeve klimatike”, thotë zoti Taalas, duke treguar humbjen e akullnajave dhe rritjen e nivelit të detit përgjatë “mijëra viteve të ardhshme”.
Koha ndërmjet viteve 2015 deri më 2023 ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë, thotë Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM). Për hartimin e gjetjeve të raportit janë përfshirë llogaritjet deri në muajin tetor, por raporti thotë se dy muajt e fundit nuk ka të ngjarë të jenë kohë e mjaftueshme që të ndryshojnë rezultatin dhe se viti 2023 padyshim do të jetë një vit me nxehtësi historike.
Megjithatë, ka “disa shenja shprese” duke përfshirë futjen më të madhe në përdorim të energjive të rinovueshme dhe makinave elektrike, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e sasisë së karbonit që derdhet në atmosferë, duke bllokuar nxehtësinë nga brenda”, thotë zoti Taalas.
Ai thotë se mesazhi i tij për pjesëmarrësit në konferencën e OKB-së për klimën, e njohur si COP28 është si vijon:
“Ne duhet të zvogëlojmë tejmase shfrytëzimin e qymyrit, naftës dhe gazit natyror për të qenë në gjendje të kufizojmë ngrohjen brenda kufijve të përcaktuar nga Konferenca e Parisit”, thotë ai./ VOA
Plenari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë votoi sot pro zgj...
Një gjykatë gjermane mbajti anën e grupeve mjedisore t...
Ndryshimet e legjislacionit për të huajt në Gjermani kanë ...
Ushtria e Izraelit tha të enjten se dy pengje të tjera izr...
Frontmeni i Pogues, Shane MacGowan, ka vdekur në moshë...
Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka dh...
Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare ...
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...
Një grua 70-vjeçare ka lindur binjakë pas trajtimit me Fek...
Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së ...
Një fëmijë 10-vjeçar nga Anglia do që të ndryshojë një nga...
Policia e Kosovës njofton se gjatë një aksioni ditën e...
Baba Vanga është e njohur për parashikimet e saj dhe që në...
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropi...
Bullgaria nuk ka lejuar që aeroplani i ministrit të Ja...
Gjatë fjalimit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup,...
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë. "Katër emigrantë...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë...
Kryeqyteti i Irlandës, Dublini, dhe qyteti italian i G...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...