Zbehen shpresat e Tiranës e Shkupit për nisjen e bisedimeve me BE-në
Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petk...

Në kuadër të sulmeve të pandërprera kibernetike kundër Ukrainës, hakerët rusë të mbështetur nga shteti janë përfshirë në "spiunazh strategjik" kundër qeverive, organizatave studimore e humanitare, dhe bizneseve në 42 vende që mbështesin Kievin, tha kompania Microsoft në një raport të publikuar të mërkurën.
"Që nga fillimi i luftës, Rusia ka qenë e sukseshme në 29 për qind të rasteve në sulmet e saj kibernetike ndaj aleatëve të Ukrainës, duke vjedhur të dhëna në të paktën 25 për qind të ndërhyrjeve të suksesshme në rrjetet e këtyre entiteteve", thotë në raport Presidenti i kompanisë Microsoft, Brad Smith.
“Ndërsa një koalicion vendesh është bashkuar për të mbrojtur Ukrainën, agjencitë ruse të inteligjencës kanë rritur ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike dhe aktivitetet e spiunazhit ndaj qeverive aleate jashtë Ukrainës”, tha zoti Smith.
Gati dy të tretat e objektivave të spiunazhit kibernetik përfshinin vendet anëtare të NATO-s. Shtetet e Bashkuara ishin objektivi kryesor dhe Polonia, kanali kryesor i ndihmave ushtarake që shkojnë në Ukrainë, ishte objektivi numër 2 i sulmeve kibernetike të Rusisë. Në dy muajt e fundit, Danimarka, Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Turqia kanë parë rritje të sulmeve kibernetike ruse.
Një përjashtim i çuditshëm është Estonia, ku kompania Microsoft tha se nuk ka zbuluar asnjë ndërhyrje kibernetike ruse që kur Rusia e filloi sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Microsoft tha se kjo mund të jetë falë vendimit të Estonisë për të kaluar të gjitha të dhënat e fushës së informatikës në sistemet “cloud”, ku është më e lehtë të zbulohen ndërhyrjet kibernetike. "Dobësi të mëdha të mbrojtjes kolektive" vazhdojnë të ekzistojnë në disa qeveri të tjera europiane, tha kompania Microsoft, pa i identifikuar ato.
Sipas raportit prej 28 faqesh, gjysma e 128 organizatave që ishin në shënjestër të sulmeve kibernetike ruse janë agjenci qeveritare dhe 12% janë agjenci joqeveritare, zakonisht institute kërkimore ose organizata humanitare. Objektiva të tjerë të sulmeve kibernetike ruse ishin kompanitë e telekomunikacionit, energjisë dhe ato të mbrojtjes.
Microsoft tha se mbrojtja kibernetike e Ukrainës "rezultoi të ishte më e fortë" në përgjithësi sesa aftësitë e Rusisë në "valët e sulmeve kibernetike shkatërruese kundër 48 agjencive dhe ndërmarrjeve të veçanta ukrainase". Raporti vuri në dukje se hakerët ushtarakë të Moskës kanë qenë të kujdesshëm duke mos aktivizuar viruse kibernetike shkatërruese që mund të dëmtojnë të dhënat e ruajtura jashtë Ukrainës, siç ndodhi me virusin kompjuterik NotPetya në vitin 2017.
"Gjatë muajit të kaluar, ndërsa ushtria ruse filloi të përqendronte sulmet e saj në rajonin e Donbasit, numri i sulmeve kibernetike shkatërruese shënoi rënie", thuhet në raportin, "Mbrojtja e Ukrainës: Mësime të hershme nga Lufta Kibernetike". Kompania Redmond, me bazë në Uashington, ka njohuri unike në këtë fushë për shkak të përhapjes së softuerit të saj dhe ekipeve të saj të zbulimit të rreziqeve.
Microsoft tha se Ukraina ka dhënë gjithashtu një shembull në mbrojtjen e të dhënave. Ukraina kaloi nga ruajtja e të dhënave të saj në servera lokal në ndërtesat qeveritare një javë përpara fillimit të sulmit rus, në shpërndarjen e të dhënave në sistemet “cloud” (të bazuara në internet), të vendosura në qendrat e të dhënave në të gjithë Europën, duke i bërë ato të paprekshme nga sulmet ajrore ruse.
Raporti vlerësoi gjithashtu dezinformimin dhe propagandën ruse që synon "dëmtimin e unitetit perëndimor dhe shmangien e kritikave ndaj krimeve të luftës ushtarake ruse", si dhe tërheqjen e njerëzve në vendet e paangazhuara.
Duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale, raporti i kompanisë Microsoft vlerësoi se "operacionet e ndikimit kibernetik rus rritën me sukses përhapjen e propagandës ruse pas fillimit të luftës me 216 për qind në Ukrainë dhe 82 për qind në Shtetet e Bashkuara"./voa
Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petk...
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka qenë te...
Princi William do të festojë 40-vjetorin e tij të lind...
Reperi i njohur amerikan, Lil Tjay, i është nënshtruar...
Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë...
Një vendim i opozitës bullgare për të mbështetur heqje...
Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e k...
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...
Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gj...
Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një lis...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëhe...
Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Bide...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...