“Ose natyrë, ose zhvillim”/ Rama: Zonat e mbrojtura nuk mbrohen përmes revolucionit imagjinar
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të diel lidhu...

Kryeministri Albin Kurti uroi qytetarët për Vitin e Ri 2026, duke u dëshiruar shëndet, siguri dhe mirëqenie. Ai theksoi angazhimin për një vit të sigurt dhe të begatë, të ndërtuar mbi punë të ndershme dhe solidaritet shoqëror.
Kurti në bilancin për vitin 2025 renditi disa nga arritjet e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare si njohja nga 4 shtete në tri kontinente të ndryshme.
Po ashtu ai deklaron se konstituimi do të bëhet sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
"Viti 2025 ka qenë vit i njohjeve të reja. Për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh, katër shtete të reja, të shtrira në tri kontinente të ndryshme, e njohën Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Vitin 2026 e fillojmë me zell edhe më të madh dhe me qëllim gjithmonë të qartë. Sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do ta konstituojmë menjëherë Kuvendin, do ta formojmë qeverinë menjëherë pas kësaj dhe, pa humbur aspak kohë", tha Kurti.
Urimi i plotë:
E nisëm vitin me zgjedhje, e mbyllëm po ashtu me zgjedhje. Katër palë zgjedhje gjithsej, duke përfshirë edhe raundin e balotazhit në 17 komuna. Secila ishte e lirë, e rregullt, pa incidente dhe me rezultate të pranuara nga të gjithë. Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë. Kosova është tashmë shembull i demokracisë.
Ju falënderoj për angazhimin dhe mirëkuptimin. Ju përgëzoj për pjekurinë e lartë politike dhe qytetare. Jam i nderuar tejmase për besimin që na keni dhënë për të vazhduar shërbimin ndaj jush si njerëz të këtij vendi dhe ndaj vendit si Republikë sovrane, me përkushtim dhe përpikëri, edhe për katër vitet e ardhshme.
Ndërkohë, përkundër sfidave që vetëm sa na gjallërojnë e maturojnë si shoqëri dhe si institucione, shumë gjëra kanë ecur mbarë e pa pengesa.
Viti 2025 ka qenë vit i njohjeve të reja. Për herë të parë pas më shumë se dhjetë vjetësh, katër shtete të reja, të shtrira në tri kontinente të ndryshme, e njohën Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Kujdesi dhe mbështetja për nënat lehona, pensionistët dhe studentët vetëm sa u rritën.
Ushtria u forcua me armatime të reja nga vende partnere dhe anëtare të NATO-s. Të qenit edhe nikoqir përveçse pjesëmarrës në Defender Europe 25 është moment historik për Kosovën.
Rendi dhe ligji mbizotëruan në çdo cep të Republikës.
Masat e padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës u hoqën.
Vitin 2026 e fillojmë me zell edhe më të madh dhe me qëllim gjithmonë të qartë. Sapo të certifikohen rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do ta konstituojmë menjëherë Kuvendin, do ta formojmë qeverinë menjëherë pas kësaj dhe, pa humbur aspak kohë:
- do të miratojmë buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë prej 4 miliardë euro dhe ligjin e ri për çmimet tavan për produktet bazë, me të cilin do ta frenojmë abuzimin dhe rritjen e çmimeve;
- do ta ndajmë pagën e premtuar të 13-të për shërbyesit publik në administratën shtetërore, dhe atë në fillim të vitit;
- do ta heqim kufizimin e punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të zgjedhin ndërmjet vendit të punës dhe beneficioneve nga shteti;
- do ta miratojmë Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë euro, nga e cila përveç fëmijëve dhe pensionistëve, përfitojnë studentët, punëtorët e sektorit privat dhe familjet që kursejnë energjinë elektrike.
Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një Vit të Ri të sigurt dhe të begatë./CNA
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2026. Osmani de...
Nga thellësitë e oqeaneve te shkretëtirat, malet dhe Amazo...
Një film që është bërë traditë për t’u shikuar në festat e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Rreth 52 mijë vota më pak, apo minus pesë vende në Kuvendi...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson s...
Viti i Ri 2026 ka mbërritur edhe në Asutrali. Sydney ka pr...
Tajlanda ka liruar 18 ushtarë kamboxhianë të kapur rob në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri me spektakël fishekz...
Ishulli i Kiritimati është vendi i parë në botë që ka mirë...
Eurostar ka njoftuar se ka rifilluar qarkullimi i trenave ...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Ukrainën të ...
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar...
Kryetarja e partisë së krahut të djathtë "Alternativa për ...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, është shprehur se S...
Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahme...
Izraeli do të revokojë licencat e 37 grupeve të ndihmës që...
Në prag të Vitit të Ri, fermerët grekë në shumë rajone po ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...