Zelanda e Re pret Vitin e Ri me spektakël fishekzjarrësh
Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri me spektakël fishekz...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se do të takohet së shpejti me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për të biseduar lidhur me zgjedhjen e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm.
Mungesa e mundshme e pajtueshmërisë për ta zgjedhur presidentin në prill, kur Osmanit i mbaron mandati, do ta çonte vendin sërish në zgjedhje të parakohshme, për herë të dytë brenda muajsh.
Duke folur në një ngjarje në Postën e Kosovës në Prishtinë, Kurti tha se “së shpejti do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë me të për rrugën përpara”.
Osmani e bëri të ditur synimin e saj për të garuar sërish për presidente në prill gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë më 29 dhjetor, por nuk është e qartë nëse ajo do ta gëzojë mbështetjen e nevojshme në Kuvendin e ardhshëm.
Por, para kësaj, vendi duhet ta bëjë Kuvendin e ri dhe do ta formojë një qeveri të re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, të cilat i dhuruan Kurtit një fitore bindëse.
Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i fitoi 49.34 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës. Dhe Kurti u shpreh i bindur të mërkurën se ai nuk do të ketë telashe në formimin e qeverisë së re.
“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë… bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ishin rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti më pas nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. Nëse partitë parlamentare nuk arrijnë ndonjë pajtueshmëri për çështjen e presidentit të ri, atëherë do të ketë sërish zgjedhje të parakohshme, dhe vendi do të zhytej edhe më thellë në krizë.
Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë dhe një kandidati i duhen të paktën 80 vota të deputetëve – nga 120 në përgjithësi - në rundin e parë.
Nëse nuk i siguron ato në rundin e parë dhe as në të dytin, i mjaftojnë të paktën 61 vota në rundin e tretë, por me një kuorum prej 80 deputetësh në sallë. /REL
Zelanda e Re ka mirëpritur Vitin e Ri me spektakël fishekz...
Ishulli i Kiritimati është vendi i parë në botë që ka mirë...
Eurostar ka njoftuar se ka rifilluar qarkullimi i trenave ...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Ukrainën të ...
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar...
Kryetarja e partisë së krahut të djathtë "Alternativa për ...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, është shprehur se S...
Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahme...
Izraeli do të revokojë licencat e 37 grupeve të ndihmës që...
Në prag të Vitit të Ri, fermerët grekë në shumë rajone po ...
Politikanët francezë janë thellësisht të ndarë se si, ose ...
CIA ka kryer një sulm me dron në territorin venezuelian, d...
Moderatori italian Alfonso Signorini është nën hetim, teks...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar ditën ...
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev lëshoi një kërcënim ...
Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme në Pejë. Zë...
Në Gelsenkirchen të Gjermanisë ndodhi një vjedhje spektako...
Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gj...
Eurostar ka pezulluar ditën e sotme qarkullimin e të gjith...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...