Akuzat e Ballës për vilën/ Reagon Shehaj: E ka dërguar Rama
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas aku...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Ukrainën të hënën (29.12.) se sulmoi një rezidencë presidenciale në rajonin e Novgorodit gjatë natës me 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi. Ai tha se askush nuk u plagos dhe njëkohësisht njoftoi kundërpërgjigjen ruse.
Moska nuk do të ndërpresë bisedimet për t'i dhënë fund luftës, tha Lavrov, por shtoi, se pozicioni i saj negociues do të "rishikohet" pas sulmit, të cilin e përshkroi si terrorizëm shtetëror. Lavrov nuk paraqiti prova për akuzën, por kërcënoi se Rusia tashmë kishte "identifikuar objektiva në Ukrainë".
Si reagoi Kievi?
Presidenti Zelensky i hodhi poshtë akuzat ruse si "një raund i gënjeshtrash". Ai tha se qëllimi i Rusisë ishte të justifikojë sulme të mëtejshme ndaj Ukrainës dhe të zgjasnin luftën që ka vazhduar që nga pushtimi në shkurt 2022. "Kjo histori për 'sulmin ndaj rezidencës' të supozuar është një trillim i plotë", tha ai.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Sybiha u bëri thirrje liderëve botërorë të dënojnë Rusinë për pretendimet e saj: "Ka kaluar një ditë dhe Rusia ende nuk ka paraqitur asnjë provë të besueshme për akuzat e saj. Dhe nuk do ta bëjë. Sepse nuk ka asnjë. Asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur."
Ku ndodhet rezidenca?
Rezidenca Valdai, e njohur edhe si "Ushin" ose "Dolgiye Borody", është një kompleks i ruajtur me masa të rrepta në brigjet e liqenit Valdai.
Ndodhet afërsisht 360 kilometra në veri të kryeqytetit, Moskës. Nuk është e qartë se ku ndodhej Vladimir Putin-i për kohën në fjalë. Putin-i ende nuk ka komentuar publikisht situatën.
Si reagoi Trump?
Putin e informoi presidentin amerikan për incidentin të hënën. "Nuk më pëlqen kjo. Kjo nuk është mirë", u tha Donald Trump gazetarëve.
"Është një gjë të ofendosh. Është diçka tjetër të sulmosh shtëpinë tënde. Nuk është koha e duhur për diçka të tillë. Dhe sot dëgjova për këtë nga Presidenti Putin. Isha shumë i zemëruar për këtë."
Ku duhet të kenë qenë dronët?
Pas deklaratës së Lavrov-it, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 91 dronë ishin rrëzuar gjatë udhës për në rezidencën presidenciale. Këto përfshinin 49 mbi rajonin e Bryansk, 450 kilometra nga Valdai, një mbi rajonin e Smolensk dhe 41 mbi rajonin e pyllëzuar të Novgorodit.
Në raportet e saj të mëparshme mbi operacionet ushtarake, ministria nuk kishte përmendur ndonjë sulm ndaj rezidencës. Në vitin 2023, Rusia akuzoi Ukrainën për sulmin ndaj Kremlinit me dronë në një përpjekje për të vrarë Putin-in, por Ukraina mohoi çdo përfshirje.
Çfarë pritet?
Fillimisht nuk u shtrua për diskutim ndërprerja e bisedimeve për një paqe të mundshme. "Pasoja diplomatike do të jetë një forcim i pozicionit negociues të Federatës Ruse", tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov. Ai nuk specifikoi se cilët objektiva mund të sulmonte Rusia, por tha se ushtria e dinte se kur dhe si të reagonte. /DW
Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar...
Kryetarja e partisë së krahut të djathtë "Alternativa për ...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, është shprehur se S...
Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahme...
Izraeli do të revokojë licencat e 37 grupeve të ndihmës që...
Në prag të Vitit të Ri, fermerët grekë në shumë rajone po ...
Politikanët francezë janë thellësisht të ndarë se si, ose ...
CIA ka kryer një sulm me dron në territorin venezuelian, d...
Moderatori italian Alfonso Signorini është nën hetim, teks...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar ditën ...
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev lëshoi një kërcënim ...
Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme në Pejë. Zë...
Në Gelsenkirchen të Gjermanisë ndodhi një vjedhje spektako...
Forcat e sigurisë të Turqisë kanë arrestuar 357 persona gj...
Eurostar ka pezulluar ditën e sotme qarkullimin e të gjith...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuz...
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së d...
Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...