VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në parlament
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...

Ushtria kineze nisi të hënën stërvitjen e saj ushtarake më të madhe përreth Tajvanit. Gjatë stërvitjes me armë zjarri do të simulohet edhe një bllokadë e porteve kryesore të Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani është territor kinez dhe synon ta "ribashkojë" atë me Kinën edhe me forcë nëse do të jetë e nevojshme.
Stërvitja me emrin e koduar "Misioni i Drejtësisë 2025" shërben sikurse thotë Pekini si paralajmërim i ashpër kundër "forcave separatiste dhe ndërhyrjes së jashtme" në Tajvan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet të zgjasë dy ditë.
Tajvani, i cili i hedh poshtë pretendimet territoriale të Pekinit, i kërkoi Kinës "të mos e gjykojë gabim situatën dhe të bëhet shkaktare problemesh në rajon".
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dënoi veprimin e Kinës si "irracional" dhe tha se kishte krijuar një qendër reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca të përshtatshme për t'u përgjigjur.
'Misioni i Drejtësisë 2025' simulon bllokadën e Tajvanit
Në një deklaratë zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj të shumëfishta do të kryejnë stërvitje përreth Tajvanit "në afërsi dhe nga drejtime të ndryshme" për të testuar aftësitë e tyre për operacione të përbashkëta.
Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.
"Kjo përbën një përpjekje për të fituar epërsi ajrore dhe detare dhe për të ndërprerë mbështetjen e jashtme ushtarake", tha për DW-në Su Tzu-yun, studiues në Institutin e Mbrojtjes Kombëtare dhe Kërkimeve për Sigurinë në Taipei.
Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.
Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit
Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin.
"Ushtria kineze po teston se si do të përgjigjet qeveria amerikane," thotë William Yang, analist për Azinë Verilindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Javën e kaluar Pekini vendosi sanksione kundër 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish të tyre për të protestuar ndaj shitjes së armëve amerikane për Tajvanin. Por Yang tha se këto sanksione janë kryesisht "simbolike" dhe me pak ndikim real.
Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.
Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.
Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA. /DW
Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë një çmim p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë...
Presidenti Donald Trump u takua sot me kryeministrin izrae...
Funerali i ikonës së kinemasë franceze Brigitte Bardot do ...
Udhëtarët që do të shkojnë në Bukuresht në vitin 2026 do t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehu sot ambicien p...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një taki...
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një reagimi në platfor...
Presidenti Vladimir Putin i tha ushtrisë së tij këtë të hë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndau më shumë detaj...
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jas...
Në Kosovë, në Qendrat Komunale të Numërimit, ka filluar pr...
Kërkimet për fluturimin MH370 të Malaysia Airlines pritet ...
Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjer...
Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ...
Kremlini është shprehur se nëse Ukraina do paqe, duhet të ...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një rea...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kina ka nisur sot stërvitje të përbashkëta ushtarake përre...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...