
Prej pesë vitesh po hetojnë gjyqtarë dhe prokurorë, por vetë nuk i kanë kaluar filtrat e Vettingut.
Janë këta anëtarët e komisioneve të Vettingut që disa prej tyre kanë përfundur edhe në SPAK dhe janë shkarkuar pas skandaleve që u janë zbuluar.
Duket se skandalet nuk mbarojnë, duke ngritur kështu dyshime të mëdha se është bërë një proces Vettingu i mirëfilltë.
Ata kanë shkarkuar dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë për të njëjtat skandale që po lakohen edhe vetë.
Në një situatë të tillë është edhe anëtari i KPK-së, Roland Ilia, ish-pjesë e G-99 të Erion Veliajt.
Ky i fundit rezulton të jetë ndjekur penalisht në vitin 2016, pra një vit më herët se të kapte komisionin e Vettingut.
Ilia, siç kanë raportuar më herët, është pjesë e dosjes me nr. 964, të vitit 2016.
Themi është pasi dosja normalisht duhet të jetë në arkiv dhe nëse Ilia, nuk ka asgjë për të fshehur duhej t’i kishte bërë publike më herët.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Ilia nuk mund të ketë shkuar deri në atë pikë sa ta asgjësojë, megjithëse ka pasur fuqinë të bëhej komisioner i Vettingut, pavarësisht bëmave që lidhen me të.
Gjatë një hetimi proaktiv nga Prokuroria e Shkodrës, në lidhje me këtë procedim, duke përfshirë përgjime të bisedave telefonike dhe vëzhgime në terren nga policia në vende publike, janë marrë nën hetim 19 persona, ku për 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e prokurorisë Shkodër.
Nën hetim janë marrë, 4 shtetas, njëri prej tyre zyrtar vendor si dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci, pasi dyshoheshin se këta persona kanë kryer “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjithashtu nën hetim, raportojnë mediat, është marrë edhe shteasi Xh.G. për akuzën e “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Roland Ilia, aktualisht anëtar i KPK-së, për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Hetimet kanë të bëjnë me korrupsionin në arsimin universitar në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye me 7 shtator 2016 është nxjerrë një vendim i gjykatës për kontrollin e vendeve dhe konkretisht departamentin e të Drejtës Civile dhe vendim për sekuestrimin e provave materiale.
Objekt i sekuestros dhe i kontrollit ishin fletoret e provimeve dhe proceverbalet e tyre për sezonet e vitit 2016.
Por anëtari aktual i KPK-së, Roland Ilia, nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve.
Ai është marrë në pyetje, pasi ka qenë nën hetim, por ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016.
Ai ka dëshmuar se fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona.
Kjo çështje është hetuar nga prokurorja Esmeralda Ndoci, e cila me 17 shkurt 2017 ka vendosur të pushojë akuzën për Roland Ilian, që në atë periudhë ishte pedagog në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Shkodrës.
Ndoci nuk ndodhet sot në sistemin prokurorial, por vendimi i saj për pushimin e çështjes mbetet i dyshimtë, ndërkohë nga ana tjetër, Roland Ilia po bën ende Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, edhe pse ka fshehur faktin që ka qenë nën hetim./CNA.al
Vetting officials, in other words, can also be called luxu...
The ILD has announced today that it has completed the disc...
Fatmira Hajdari has finally been left out of the justice s...
The Independent Qualification Commission has confirmed in ...
Prokuroria e Tiranës Deniona Katro është konfirmuar në det...
Judge Arjana Cajo was dismissed from office today. KPK ha...
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sapo e ka konsi...
Gjykata Evropiane e Strasburgut e ka qujatur të padrejtë ...
On October 7, at 09:45, the KPK will announce the decision...
The High Inspectorate of Justice receives complaints about...
The judge of the Court of First Instance in Tirana, Sh...
Former judge Admir Thanza, who was accused of falsifying d...
The judge of Gjirokastra, Blerta Marku, was dismissed from...
On April 28, 2022, after an emergency meeting, the High Pr...
The former head of the Police, Gladis Nano, in a letter ad...
The High Prosecution Council has one member less, after th...
The decision of the judge Erion Bani, who declared the vet...
The Special Court for Corruption and Organized Crime annou...
Etleda Çiftja was elected in June 2017 by the Assembly...
The session for the former member of the KPA, Ardian Hajda...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During routine checks in the village of Vlahen in Has, 3 p...
A 32-year-old man was arrested in Vlora for being armed. T...
A road accident occurred this morning on the Lezhë-Milot a...
A serious road accident occurred yesterday evening on the ...
A day dedicated to health, solidarity and cooperation betw...
On Saturday, our country will be affected by relatively un...
Heavy traffic is turning movement in Tirana into an exhaus...
While Albania has one of the lowest retirement rates in Eu...
The multi-day funeral ceremonies for Iran's late supreme l...
The General Staff of the Ukrainian Army has denied Russian...
US President Donald Trump delivered a speech on the eve of...
The United States of America marks the 250th anniversary o...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
When it comes to 10 key economic issues, the debate in Alban...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.3 lek and so...
The loan agreement for the electrification of the Tirana-D...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...