LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një histori hipotetike, ca “moralistë” dhe nga anon e drejta

2023-08-26 11:47:00, Opinione Ardi Stefa

Një histori hipotetike, ca “moralistë” dhe nga anon e

Një histori.

Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në shtëpi me qira, pranon një post modest, shumë modest në administratë, edhe pse partia e tij është në opozitë.

E shoqja ka tre vjet pa punë. Ai, megjithëse, me një barrë shkollë e mend, punonte ku të mundej, pa i bërë bisht asgjëje.

Madje, ndryshe nga disa të tjerë pa histori, ose me histori të dyshimtë është nga protagonistët e një kohe, të cilën të tjerët do ta kishin zili, ose do të përpiqeshin ta shtrembëronin, manipulonin dhe të bënin një mal me gënjeshtra për të qenë vetë protagonistë.

E, pra! Ky person, i cili kishte kaq vite që i kishte qëndruar besnik idealit të atëhershëm, që nuk kishte marrë asnjëherë asnjë gjë në 32 vjet nga “partia e tij” kur kishte qenë në pushtet e vuante, teksa nuk i plotësonte minimumin e mirëqenies fëmijëve, anatemohej, shahej e përgojohej nga “shokët e tij qëndrestarë”, që në jetën e tyre nuk kishin punuar apo “luftuar” vërtet një ditë.

Nga shokët e tij sufllaqexhinj e patronazhistë, që i kërkojnë shkallët e pushtetit me arrogancë, pa merita e shpejt e shpejt.

Që politika për ta ishin dhe janë thashethemet, linçimi i kundërshtarit, qoftë edhe shokë të tyre të dikurshëm dhe llogjet e kafeve ku uleshin me gotën e whiskey- t përpara, kafenë e purot e shtrenjta. Politika për ta ishin dhe janë pa asnjë analizë fjalët e liderit që përsërisnin, përsërisnin e përsërisnin...

Që përgojohej nga “shokët e tij” që dinë të bëjnë shoqërira pa pasur asnjë shok; që hiqeshin besnikë pa qenë besnikë, që prishen me shokët për “partinë” sa për sy e faqe, sepse skenaret bashkë i bëjnë mbrëmjeve skutave, që shkojnë nga fryn era edhe kur flladi është zheg vape; që përmendin ndonjë filozof pa lexuar një libër në jetën e tyre; që pretendojnë se historia e forcës politike fillon me ta...

E pra, këta “moralistët” shanin protagonistin e historisë!

Dhe mua, që jam mësues i gjuhës dhe i letërsisë, m’u kujtua kur maturantëve të mi u shpjegoj Migjenin. Dhe m’u kujtua kur u flas për temat e tij të preferuara që ai trajtoi, figurat letrare, simbolet, madje kur ndalem veçanërisht te “simboli i përmbysur”.

Te kjo figurë aq e veçantë, që vetëm Migjeni mund ta trajtonte me aq realizëm, ndjeshmëri e vërtetësi.

Sepse jemi mësur që flamurin ta shohim si simbol të fitoreve, që na prin krenar në beteja e jo si “Zhele fund e majë, flamuj të një shprese/ të shkymë e copëtumë me të dalun bese...”.

Sepse jemi mësuar që malësorët t’i shikojmë si kreshnikë, njerëz të besës e të papërkulur dhe jo si njerëz të thjeshtë, të përditshëm, ashtu siç i shikon Migjeni, të cilët ulin kokën për një grusht misër kur shohin urinë dhe vuajtjen në sytë e fytyrat e fëmijëve të tyre.

Sepse jemi mësuar që femrat malësore dhe femrat shqiptare në përgjithësi, t’i shohim të ndershme e të virtytshme, e jo siç e sheh relitetin Migjeni: “Si gra e nëna që shesin trupin për të ushqyer fëmijtë e tyre” dhe që bshkëshortët e pafuqishëm ndaj varfërisë, ulin kokën përballë këtij realiteti të ulëritshëm.

Sepse Migjeni malin nuk e shikon si simbol force, por si një pengesë dhe që “...kërkon një grusht të fuqishëm me ia ngjeshë malit që s’bëzan!”

Dhe teksa kujtoj mësimet që u shpjegoj nxënësve të mi, në heshtje i dhashë të drejtë protagonistit të historisë dhe i shtrëngova dorën po në heshtje, por me zë kësaj here.

Publikisht!/ CNA

10:41 Opinione Ardi Stefa

Rotation in politics

If we were to bring examples, or compare politics with...

11:33 Opinione Ardi Stefa

Mirror, my mirror...

All governments in the world suffer from complacency a...

09:02 Opinione Agim Xhafka

A SMS ON THE ISLAND...

Not even two days of vacation in Rhodes when I received an...

07:30 Opinione Lutfi Dervishi

The unpaid dinner…

A dinner at the well-known restaurant Guva in Berat pr...

Lajmet e fundit nga