Marta Kos congratulates Kurti on his election victory/Call to political parties: Unite and find a compromise
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...

Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde, paradoksale dhe e padëgjuar ndonjëherë. Nuk ka më opozitë.
Nuk kishte opozitë, natyrisht, gjatë diktaturës, sepse ishte zhdukur me dhunë, madje edhe Enver Hoxha satrap, diktator, i fuqishëm dhe dominues, në horizont kishte një frikë rivale, nëse jo si një alternativë e menjëhershme, si një perspektivë, prandaj u priste kokën të gjithë atyre që ishin apo i mendonte kundërshtarë.
Tani jemi 32 vite pas shpalljes së pluralizmit politik. Pra, zyrtarisht në demokraci dhe përsëri jemi po njëlloj.
Opozita zyrtare po kalon një periudhë mjerimi dhe introversioni të zgjatur, e cila nuk do të përfundojë lehtë dhe shpejt. PD është ndrë në tre pjesë: PD1, PD2 dhe PD e mesit. Njërës prej PD-ve i është ngjitur edhe LSI, më falni, PL, por unë asnjëherë LSI, përsëri më falni, PL, nuk e kam konsideruar parti opozitare.
E gjithë situata pas 9 shtatorit 2021 zbuloi zbuloi dobësitë strukturore dhe spektakolare të opozitës zyrtare. Dhe tregoi se opozita, qoftë edhe e gjitha bashkë është shumë larg për të qenë një opozitë që që pretendon pushtet.
Merrni parasysh debatet në Parlament. Kë saktësisht do të prisnit me padurim e interes të?
Do të më thoni se nuk është vetëm rasti i Shqipërisë. Ndoshta e njëjkta gjë ndodh në mbarë botën demokratike dhe se situata të tilla politike janë treguesi i kohës sonë.
Pikërisht të gjitha shtetet e mëdha e me traditë demokratike vuajnë të njëjtën varfëri të figurave të forta politike dhe zgjidhjeve alternative.
Nuk do të isha edhe shumë dakord me këtë gjë, sepse vendet me kulturë të gjatë demokratike gjithmonë mbi partinë venë atdheun, gjithmonë mbi interesin apo hallin e njërit po të tjetrit vënë atdheun.
Por mungesa e opozitës nuk është aspak një gjë e mirë. Shoqëria, Shqipëria dhe, sigurisht, qeveria kanë nevojë për të. Rivaliteti dhe oponenca bëjnë gjithmonë mirë, ngrenë nivelin, vepron si kundërhelm ndaj patologjive tradicionale të çdo qeverie.
Dhe qytetarët duan të ndihen sikur mund të mbështeten diku kur janë të pafuqioshëm, t'i drejtohen dikujt kur zemërohen, zhgënjehen ose duan të provojnë diçka ndryshe. Praktikisht zemërimi i qytetarëve shkon në progresion aritmetik kur mendojnë dhe binden se nuk kanë më asnjë alternativë alternativë. Dhe, ç’ka është më e rëndësishme, shndërrohet në një tërbim antisistemik, sepse konsolidohet besimi se “sistemi” nuk ofron zgjidhje.
Ose ndodh e kundërta e “tërbimit”. Njerëzit zhgënjehen, bien në apatinë e mungesës së shpresës apo besimit se diçka do të ndryshojë dhe, në kutinë e votimit, kur shohin se çfarë opozite kanë përballë, vendosin të votojnë përsiri për të rrogën që marrin në administratë, apo për premtimin e një pune në administratë.
Vendi përballet me sfida të mëdha. Një pjesë e shoqërisë është nën presion financiar, pasi gjithçka përreth bëhet më e shtrenjtë dhe ndonjëherë bëhet e paarritshme, si buka e përditshme. Do të ketë gabime dhe dështime, dhe kjo është krejtësisht e natyrshme. Pyetja është se kur, ku dhe si do të kanalizohet edhe lodhja, edhe reagimi.
Rama ka vepruar me shumë zgjuarsi për të fragmentarizuar opozitën dhe të drejtën e saj. Duke investuar në një opozitë, e cila nuk frymëzon e as sjell frymë, me militantët e saj që zihen egërsisht, duke prishur miqësi apo duke u sharë me libër shtëpie, se me cilën PD janë: PD1, PD2 apo PD-në e mesit!
Ka vepruar drejt?
Aspak! Një vend pa opozitë rrezikon të shkasë në autokraci dhe diktaturë të një modeli të moderuar. Qendrën dhe të drejtën e saj.
Në këto 32 vite u investua që në Shqipëri të mos kishte një të djathtë të fortë, si alternativë qeverisëse për vendin.
E djathta u copëtua, për të mos u bashkuar e mos frymëzuar kurrë, ndërkohë që sistemi ynë pluralist është një sistem ku partitë shihen thjesht si prona private, parti pa zgjedhje, parti me rotacion familjar, parti pa elemente reale legjitimiteti, demokracie dhe konkurimi; parti pa vlera dhe parime demokratike të funksionimit, vendimmarrjes, përfaqësimit.
Megjithatë, dhe le të bëj këtu pak edhe “Avokatin e Djallit” mungesa e një opozite ka edhe anët e veta pozitive, sado term i papërshtatshëm është ky.
Qeveria i jep të drejtën vetes të ndërmarrë reforma të guximshme. Pa një kërcënim të dukshëm politik dhe pa sfida të vështira për katër vitet e ardhshme, qeveria ka një mundësi të artë për të bërë ndryshimin, reforma e investime të mëdha.
Por faktet janë kokëforte dhe kanë treguar se kjo qeveri nuk e do ndryshimin, e as do të bëjë diferencën, por thjesht di t’u mbijetojë skandaleve, e ndihmuar edhe nga opozita./ CNA
Yesterday's summit in Athens was simply a commemoration of...
All governments in the world suffer from complacency a...
The Greek provocation to leave Albania out of the informal...
There have been months, especially before the elections, t...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja came out and wrote a letter to all of us. T...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
The Albanian telegraphic agency gives the big news, the sc...
Not even two days of vacation in Rhodes when I received an...
In a few days, the new political season starts and of cour...
After the big noise about an unpaid invoice worth 80 euros...
What country can be optimistic about its future when young...
A dinner at the well-known restaurant Guva in Berat pr...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Albanian politics should be clear that, with two Alban...
I know and inform you about the "black sheet" of the elect...
Imagine reading a police book or watching a movie on N...
Edi Rama is stuck in the walrus of two truths, thanks ...
Today is the 109th anniversary of the birth of Sterjo Spas...
The phobia towards the name of the immortal Adem Demaç is ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Oil prices rose on Monday, with Brent crude rising 4.5% to...
Six people were injured in a stabbing attack at New York's...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...