Two documents/ Ajola Xoxa made Erion Veliaj a partner with Mirel Mërtiri and Klodian Zoto
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...

Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë të koncesionit të sterilizimit, të dhënë në fillim të mandatit të parë të rilindjes, vendosa, aty për aty, të rizhytem në arkiva, për të parë hisorinë e këtij mashtrimi fantastik. Në morinë e shumtë të lajmeve, më bënë përshtypje dy episode.
I pari ka ndodhur në nëntor 2013, vetëm dy muaj pas fillimit të punës së qeverisë Rama. Në atmosferën e përgjithshme të transformimit të Shqipërisë, kryeministri ka ogranizuar një takim gjysëm punë, gjysëm glamur, me 40 nga mjekët më të shquar shqiptarë, që ushtronin zanatin në perëndim. Të ardhurit janë mbledhur në sallën ceremoniale të Pallatit të Brigadave. Tubimi ka pasur një emër pompoz, një nga ato për të cilët ekspertët e komunikimit të pushtetit të ri janë magjistarë. Ai quhej: “Thuaji PO Shqipërisë”. Qëllimi ka qenë i shpallur, rikthimi i ajkës së bluzave të bardha në atdhe.
Por, është kurioze të shohësh fotot e kësaj ceremonie. Prej të gjithë atyre që ishin ftuar nga qeveria rezulton të jetë kthyer vetëm një. Ai quhet Ilir Rrapaj dhe sot gjendet në burg për mashtrim me koncesionin e sterilizimit. Vërtet Rrapaj ka studiuar për mjeksi, por si shumë shqiptarë të tjerë, ai ka emigruar në Itali. Atje e ka lënë pas krahëve betimin e Hipokratit dhe ka hapur me familjarët e vet një kompani ndërtimi, me një punëtor të vetëm, me kapital 3 milionë lireta (1500 euro). Por kur në Shqipëri ndryshoi pushteti, aspiranti për murator, artizan apo biznesmen, paraqitet në mbrëmjen e pallatit të Brigradave, natyrisht si mjek. Kolegët, që punojnë në klinika prestigjoze, nuk e njohin, por megjithëatë ai ka vëmendjen pëkëdhelëse të ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqja dhe privilegjin e një poze me shefin e madh. Eshtë pikërisht kjo foto me Edi Ramën, që sot, pas arrestimit, po bëhet telef nga të gjitha mediat.
Kur e risheh atë natyrisht që të lind pyetja. Pse të gjithë të tjerët i thanë Shqipërisë “JO” dhe u kthye, tek pullë, ai që pak muaj më pas do të merrte një koncesion 100 milionë Euro? Pse i vetimi që u “peshkua” nga kjo mbrëmje luksoze qe një biznesmen që e pati braktisur zantatin? Çfarë instikti patën profesionistët që nuk u joshën dhe ç‘nuhatje e shtyu emigrantin e dhënë pas fitimit, të ndjente erën e parasë?
Gjithësesi nga ajo pritje pompoze dhe e shumë reklamuar e fundvitit 2013, ne trashëguam 100 milionë të fituara me një garë, që dyshohet se është e fallcifikuar, një koncesion, që nga 10 milionë të parashikuara, është rritur me 30% më shumë për çdo vit, spitale publike që duhet të reduktojnë numrin e operacioneve, pasi nuk përballojnë dot kostot e koncesionarit dhe çdo investim shtetëror të bërë deri në 2013, të falur tek privati.
Me këto tani po merret prokuroria, ndonëse edhe mediat edhe shoqëria civile edhe partitë e opozitës që e ka denoncuar, janë të ndërgjegjshme për batërdinë e bërë me sterilizimin.
Episodi i dytë që më tërhoqi vëmendjen në arkiva dhe që lidhet me pikpyetjet e ngritura më lart është një bisedë e njeriut që pozoi katër vite më parë me Ilir Rapajn. Në 2017, në prag të fushatës elektorale, Edi Rama shkoi në emisionin e Ylli Rakipit, me një set veglash kirurgjikale në dorë. I bindur se do të pyetjej për koncesionin problematik, ai nxorri nga poshtë tavolinës disa gërshërë dhe bisturi të kohës së babaqemos dhe i krahasoi ato me paisjet e futura në ambalazhe moderne, që furnizonte kompania e Rrapajt. Mesazhi i këtij shou: “kujtohuni ku ishit dhe shikoni ku po ju çoj unë”.
Ndonëse Edi Rama në këtë moment i dinte shumë mirë shqetësimet që kishte ngritur ish ministri i shkarkaur i financave, Shkëlqim Cani, për kostot e pabërballueshme të PPP që pati dhënë, ndonëse ai i kishte mbi tryezë raportet e Kontrollit të Shtetit për abuzim, ndonëse vartësit e kishin njoftuar se 10 milionët e parashikuara në vit, kishin kapërcyer shumë më lart, aq sa të bëheshin pengesë për zhvillimin e operacioneve, ai i frynte anës estetike të problemit.
Në vend që të shqetësohej për abuzimin, ai merrej me “streilizimin” e truve të publikut, duke e thjeshtëzuar aferën në krahasimin e ambalazheve mes dy palë llojeve të bisturive.
Po ta shohësh këtë episdod në kontekstin e tanishëm, mesazhi është i njëjtë: “Mua më intersojnë paisjet moderne kirurgjie, pak rëndësi ka se kush ka ngrënë kumblla dhe dardha pas shpinës time”.
Pra vjedhja nuk është e rëndësishme, dukja dhe shfaqja, natyrisht që po.
Por kjo praktikë po bëhet kaq vulgare dhe e zakonshme sa gjithkush ka të drejtën të mendojë, se pas fasadës gjoja të shëndritshme, fshihet grykësia e një projekti kriminal. Estetika për së jashmi, sado imponuese qoftë, nuk e fsheh dot thelbin e grykësisë. Edi Rama nuk e ka më luksin të thotë, mua më intereson një rokaqiell i bukur dhe jo se të kujt janë paratë që e ndërtojnë atë. Ai nuk mund të fshihet pas shprehjes “do e pastroj vendin nga plëhrat”, duke e lënë përgjegjësinë e milionave të vjedhura, tek ministrat që i kanë çuar në llogaritë e tyre paratë e buxhetit për inceneratorët. Ai nuk mund të tregojë më ambalazhet e reja të bisturive, ndërkohjë që SPAK i ka mbushur qelitë me kokat e koncesionit të sterilizimit.
Kësaj strategjie i ka dalë boja dhe ajo mundet ta kamuflojë vjedhjen, pa aq sa arrin t’a fshehë kufomën e një masakre, telajoja e një pikture.
Të para në retrospektivë, dy episodet që gjeta në arkivë, tregojnë të njëjtën gjë, alibinë estetike për justifikimin e një krimi banal. Nëse një tubim popmoz, me mjekët më të shquar në perëndim, na la trashëgim Ilir Rrapajn; nëse me demostrimin e bisturive të sterilizuara, që ekspozoheshin tek Ylli Rakipi, fshihej një grabitje e madhe, regjizori i këtyre shfaqeve nuk mund të jetë naiv. Me sa duket dhjetë vite më parë, Edi Rama ka vënë një bast me veten. Ai nuk ka dashur ta ndalojë grabitjen, ai ka synuar të estetizojë vjedhjen. Dhe për një kohë të gjatë duhet pranuar se i’a ka dalë. Por tani kjo fabul ka skaduar: Tani shumica nuk pyesin më sa bukur e kanë bërë, por sa kanë përlarë? / CNA
Albanian politics should be clear that, with two Alban...
I know and inform you about the "black sheet" of the elect...
Imagine reading a police book or watching a movie on N...
Edi Rama is stuck in the walrus of two truths, thanks ...
Today is the 109th anniversary of the birth of Sterjo Spas...
The phobia towards the name of the immortal Adem Demaç is ...
Since this word has been abused a lot recently about w...
I don't remember many things, but since it was a compellin...
They are the ends of a line. Totally different in trad...
The "Mountain of Tirana", the famous 56-story tower, must ...
I completely agree with the entire reaction of Prime Minis...
I don't understand much about the towers, so I don't g...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
One of the rare cases when Edi Rama enjoys articles critic...
Gjergj Luca, the atypical entrepreneur, the powe...
Enver Hoxha was a test for us, but also on the E...
In addition to the financial benefits derived from the str...
In a post on social networks, Ilirjan Blloshmi talked abou...
The last act of the Special Prosecutor's Office for se...
Is our democracy in danger? Do democracies die as they are...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Oil prices rose on Monday, with Brent crude rising 4.5% to...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...