LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luan Rama reciton vargjet e Migjenit/ ‘Solli revoltë për realitetin tragjik të shqiptarëve’

2022-10-21 18:15:00, Kulturë CNA
Luan Rama reciton vargjet e Migjenit/ ‘Solli revoltë për
Luan Rama

Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një video ku reciton vargjet e Migjenit tek “Poema e Mjerimit”.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se Migjeni qe aq i vëmendshëm dhe i ndjeshëm deri në thellësinë e shpirtit, sa përcolli përmes përjetimit dhe revoltës dhimbjen përballë realitetit të trishtë dhe mjerimit që dominonte jetën shqiptare përgjatë viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

Ai deklaron se me një forcë magjepsëse, Migjeni denoncoi me artin e vet realitetin tragjik e vrastar.

“Përsëri për Migjenin:

“Poema e Mjerimit”, këngë e dhimbjes dhe revoltës migjeniane.

Në mos askush si Migjeni, me siguri asnjë tjetër më parë se ai në letërsinë shqipe, nuk qe aq i vëmendshëm dhe i ndjeshëm deri në thellësinë e shpirtit, sa për të parë e përcjellë përmes përjetimit dhe revoltës dhimbjen e madhe të njeriut dhe poetit, përballë realitetit të trishtë dhe mjerimit që dominonte jetën shqiptare përgjatë viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

Vetëdija e tij, jo thjeshtë nuk mund ta pranonte atë realitet tragjik e vrastar, por me një forcë magjepsëse ai e denoncoi me artin e vet të madh, duke na u shpërfaqur edhe si pararendësi i madh i një letërsie ndryshe, i letërsisë së angazhimit qytetar që njeriun dhe jetën e tij e ka kryemotivin e vet.

Për këtë arsye kam zgjedhur të recitoj e sjell për ju sot një fragment nga “Poema e Mjerimit”.”, shkruan Luana Rama krahas videos./ B.A. - CNA.al

Lajmet e fundit nga