LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

122 vjet më parë u nda nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri

2022-10-20 08:51:00, Kulturë CNA

122 vjet më parë u nda nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri

Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Naim Frashëri.

Ai lindi në Frashër të Përmetit më 25 maj 1846.

Studioi në vendlindje, më tej në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, e më pas u vendos në Stamboll.

Naimin mund ta quhet intelektuali tipik të Perandorisë Osmane, bartës i kulturës Perëndimore po aq sa i asaj Lindore, por i ndërgjegjshëm për identitetin e tij kombëtar e gjuhësor.

Kjo duket qartë në gjuhët që përdor për të shkruar veprat e veta: shkruan katër në osmanishte, dy në persisht, dy në greqisht dhe pesëmbëdhjetë në gjuhën shqipe.

Në fotot e mëposhtme publikuar nga Arkivi i Shtetit janë fletë nga “Këndonjëtorja” e Naim Frashërit, shtypur në Bukuresht më 1886./CNA.al

Lajmet e fundit nga