
Rama warns of the arrest of Artan Lame and his subordinates?
For the umpteenth time, Prime Minister Edi Rama threw ...
For the umpteenth time, Prime Minister Edi Rama threw ...
Tava e koranit e Elivertës, shpretka dhe rakia e Koços, lakrori i Mirandës, pula e recetës së gjyshe Afrovitit dhe kulaçi i gjyshit Furrxhi
(Në Tushemisht te ?Taverna Koço?)
- Po tjetër ku hahet mirë në Pogradec? Na shkruajnë miq në inbox, si për të na thënë se e harruam fare rubrikën.Por, jo! Sot do të shkojmë në fshatin turistik të Tushemishtit, 5.8 kilometra nga Pogradeci.
Në fshat na thonë se po të doni një histori të vjetër të traditës së gatimit do e gjejmë të Koço. Edhe Taverna që është ngritur mban emrin e tij, ?Taverna Koço?.
Nisi si një vend-gatimi për shoqërinë e peshkatarëve të Tushemishtit. ?Sot kemi dalë mirë me peshk e bollëk, hajdeni të mblidhemi te Koço, pjekim ndonjë peshk e pimë edhe verë? thoshin midis shokësh peshkatarët e Tushemishtit pasi dilnin me varkat nga gjoli. Koço merrej me peshkim, por edhe vazhdonte traditën e prodhimit të verës , me qilarin të shtëpiza e fshatit.
Kështu i ka fillimet ky lokal fshati i viteve 90?-91?.
Shpejt u hap fjala se peshkun e freskët e gjejmë te Koço. Turistët e parë ishin miqtë e Koços nga Korça. Ata kalonin pushimet në Tushemisht dhe vaktet i hanin te ky lokal i vogël fshati. Lokali funksiononte vetëm gjatë verës, periudhën e dimrit ai mbyllej, për turistët, se për shoqërinë e peshkatarëve ishte gjithmonë hapur.
Lokali filloi të frekuentohej edhe nga njerëz të rendësishëm të kohës, punojës të lartë të shtetit vinin nga Tirana për Koranin apo belushkën e freskët. Kështu ishte edhe rasti i Qemal Minxhozit, asokohe ambassador në Danimarkë. Ai rikthehet një ditë te Koço me turistë danezë të cilëve u kishte folur për gatimin dhe fshatin e bukur. Këtu lokali i vogël i fshatit filloi të merrtë përmasat e një restoranti .
Ardhja e turistëve të huaj, por edhe atyre nga Tirana, Durrësi kërkonte edhe dhoma fjetjeje. Koços i lindi nevoja të lëshonte dhomat e shtëpisë për turistët. Jo me kushte të mira asokohe, lëshoheshin 8 dhomat. Nëse keni parë filmin Zonja nga Qyteti, që u xhirua në Tushemisht, vila është ajo ku i zoti i shtëpisë nxjerr bostanin nga burimi dhe në një tepsi e çan për vajzat. (te fotot kemi hedhur fragmente nga shtëpia Vila Ndrio). Vila e ka ruajtur infrastukturën gati 160 vjeçare.Ashtu vazhdon, me 8 dhoma, me oborrin karakteristik të shtëpive të fshatit turistik, por edhe burimin brenda oborrit, një burim me ujë të pisjhëm që vjen që nga Prespa. Do ta gjeni edhe sot!
Si fillim do pyesni ku i marrin produktet? Sigurisht, janë të zonës. Korani nga liqeni , belushka, krapi, etj sigurisht të gjolit. Pulat nga qymezi, me recetë të lënë trashëgimi nga gjyshja, Afroviti. Bulmeti, nga banorë të fshatrave përreth, Peshkëpia apo Zagorçani. Nga këto fshatra meret edhe patatja e shumë dëshiruar për fëmijët. Edhe mishi gatuhet vetëm i zonës, viçi, brinjët, apo edhe shpretka e famshme e mbushur, që do t?ua përshkruajmë më poshtë. Perimet e sezonit janë aty, te bahçja e Tavernës.
Le të flasim pak për specialistetet. Te ?Taverna Koço?, kryesorja është tava e koranit. Në përbërje të saj ka qepë, speca ose piperka siç i thotë Eliverta, bashkëshortja e Koços, kur recetën ua tregon kurreshtarëve. Tava ka edhe karrota, domate, erëza , vaj ulliri dhe një ingridient sekret qe nuk e tregon asnjeherë Eli.
Këndezi ose pula e shtëpisë, siç edhe e ka gatuar gjyshja Afroviti dikur, edhe sot ka të njëjtën recetë. Mielli kaurdiset me gjalpë, hudhra. Hollohet me pak ujë I hidhet piper I kuq dhe më pas futet në furrë bashkë me këndezin që edhe më parë i jepet një pjekje. Në të njëjtën mënyrë gatuhet edhe gjuza, shpendi i egër i liqenit.
Mban emrin e Koços sepse është një nga ato gatimet që i përgatit Koço. Ajo është shpretkë viçi e mbushur me mish të grirë , gjendra, pak qepë, kaçkavall, vezë dhe erëza.
Miranda është specialistja e lakrorit të saçit. Është një zonjë nga Starova që prej 8 vitesh punon në kuzhinën e Tavernës dhe që është bërë pjesë familjes na tregojnë. Lakrori i saçit është një gatim shqiptar e i zakonshëm tradicional bërë nga brumi dhe i mbushur me përbërës të ndryshëme që janë nga perime ose mish të ndryshëm. Kryesisht gatim i zonës së Korçës, por që edhe në Pogradec e qajnë.
Si traditë në shtëpitë e pogradecarëve bëheshin në Janar, ky muaj quhet edhe muaji i kollozhegut, sipas të vjetërve. Por te Taverna Koço nuk mungon asnjë ditë. Meret brumë i hollë prej gruri, derdhet në plloçë ose në tepsi të nxehtë e piqety sa merr formën e petës. Petat shtrohen në tepsi i hidhen hudhra, e djathëe pastaj piqet në saç.
Themi më i mirë se skishte si të ndodhte ndryshe. Në fotot më poshte kemi postuar edhe disa të një zotërie. Është Todi, babai i Koços, furxhi me profesion. Ai u ka lënë traditë edhe recetën e kulaçit. Përgatitet me me miell gruri të ngjeshur me ujë të vakët, soda përdoret për të siguruar fryrjen. Brumi punohet shumë dhe piqet në furrë. Kurt a hani kulaçin kujtoni edhe këtë traditë të Pogradecit,?Kulaçi bëhej kur vinin miq apo kur nusja shkonte tek prindërit. Në fshat, familjet e mëdha kishin furrat e tyre, ku nusja që kishte radhëne gatimit, bënte bukë për 2-3 ditë. Në qytet, familjet I çonion kulaçët për të pjekur në furrë me tepsi?.
Familja Ndrio njihet në Pogradec e veçanërisht në Tushemisht për prodhimin e verës dhe rakisë. Madje Koço , i apasionuar pas kësaj tradite të hershme, ofron edhe rakinë e tij. ?Rakia e Muskat Kanellë?, apo ?Perla?. Mos lini pa shijuar edhe verën e shtëpisë.
Taverna ka vendosur në dispozicion të klientëve edhe dy varka ku në kohë të mirë, veçanërisht gjatë verës, mund ta shtrosh tavolinën në varkë. Teksa shijon, mund edhe të soditësh gjiret në afërsi të doganës, mes kallamishteve, të vendosesh përballë Shën Naumit, apo të njihesh edhe me kishën e Najazmës dhe burimet aty. Mund të kërkoni edhe guidë në fshat, djali i Koços, Todiani, është menaxheri i Tavernës, por me profesion e shkollim trashëgiminë kulturore mund t?u sugjerojë vende me rendësi që nuk i keni parë në fshatin turistik të Tushemishtit.
Boris Miska ka sjellë së fundmi një novelë me titull "Pass...
The death of Lasgush Poradec, the snapping of a halting st...
Agron Llakaj makes a touching dedication to Koço Devol...
The heart of the homeland beats wherever Albanian is s...
Shumica e njerëzve as që kanë dëgjuar për Transnistrinë, s...
Pavarësisht se ka një popullsi prej vetëm 2,400 banorësh, ...
Odise Kote is one of the best Albanian writers, whose pen ...
By 1945, Germania had been transformed into a giant ce...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturë...
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht ...
Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën...
Potato porridge against Monet's painting in Pocdam, tomato...
Luan Rama has made a special birthday wish for the well-kn...
Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Zyliha Miloti, Reshat Arbana...
If in our Albania of infinite paradoxes and wonders, t...
Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka publikuar një ...
Si sot më 20 tetor 1900, u nda nga jeta poeti kombëtar Nai...
Robert Naçi, pedagogu në Universitetin e Korçës është ...
Aktori Robbie Coltrane, i cili njihet për rolin e tij si H...
Dhimitër Pasko or as he is known by his literary name, 'Mi...
Another denunciation was made in relation to the airline c...
Today, the Police of Korça announced that they had arr...
"Stop" went to Kombinat after Ilda Rryçko, 18 years old, m...
Vasil Ilia tells the investigative show "Stop" on TV Klan ...
The judge of the Court of Tirana, Dritan Caka, was confirm...
The Galatasaray club is one of the most titled in the Turkis...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
The Special Appeal Commission has upheld the decision of t...
An accident happened today on the road axis Librazhd-P...
GJKKO has today issued a security measure for two official...
A citizen with the initials HA, 34 years old, informed the...
A vehicle was damaged during the night in Shengjin. Some ...
World Environment Day, also known as International Environ...
Unstable air masses remain in the Western Balkans, dictati...
The Minister of State for Youth and Children, Bora Muz...
On Saturday, our country will be affected by relativel...
A poll has been conducted in Germany on the support of...
British Prime Minister Rishi Sunak said Monday that hi...
The European Union said on Monday that it is ready to orga...
Lista Serbe, the largest party of Serbs in Kosovo, said on...
Viron Prodani brings to the readers' attention the history...
Today, the great theater actor, Zhani Zicishti, celebrates...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
The 76th French Cote d'Azur film festival saw a record num...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet gje...
Even after the appointment of Mehmet Simsek as Minister of...
Today, on June 5, 2023, the US dollar is bought at 100.5 A...
Today, on June 2, 2023, the US dollar is bought at 101...