LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Polls: Support for President Biden falls

2023-03-23 22:07:54, Kosova & Bota CNA

Polls: Support for President Biden falls

Support for President Joe Biden has fallen slightly from a month ago, nearing the lowest level since the start of his term. His administration is trying to project a sense of stability while dealing with the failure of a number of banks and high inflation.

Sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, ka patur luhatje modeste të mbështetje për Presidentin Biden gjatë disa muajve të fundit. Në anketën e fundit, ai mori 38 për qind mbështetje, në atë të muajit shkurt 45 për qind dhe në atë të janarit 41 për qind. Mbështetja për punën e Presidentit Biden arriti në nivelin më të ulët të mandatit të tij korrikun e vitit të kaluar, me 36 për qind mbështetje, për shkak të ndikimit që rritja e çmimit të karburantit, ushqimeve dhe kostot e tjera kishin mbi familjet amerikane.

Në muajt e fundit, mbështetja për punën e Presidentit Bidenit ka qenë në shifrat mbi 40 për qind.

Intervistat me të anketuarit sugjerojnë se publiku ka ndjenja të përziera për Presidentin Biden, i cili deri në verë pritet të shpallë kandidaturën për një mandat të dytë presidencial. Kur bëhet fjalë për presidentin, njerëzit në përgjithësi nuk lëvizin mes ekstremeve të besnikërisë absolute dhe urrejtjes agresive që kanë qenë një tipar i politikës polarizuese të kësaj periudhe në Shtetet e Bashkuara.

” Jam neutral sa i përket mbështetjes për punën e tij", thotë 30 vjeçari Andrew Dwyer. “Nuk mendoj se ai është më i miri për të përfaqësuar qëndrimet për çështjet që janë të rëndësishme për mua. Por e di që pjesë e punës së Presidentit janë edhe kompromiset.”

Zoti Dwyer, një analist i të dhënave në Miluoki, tha se ai votoi për presidentin Biden në vitin 2020 dhe e konsideron veten si liberal. Ai pranoi dështimet e fundit të bankave Silicon Valley dhe Signature, por ai thotë se ekonomia po përshtatet me normat më të larta të interesit, të vendosura nga Rezerva Federale për të luftuar inflacionin.

"Të gjithë jemi mësuar kaq shumë me borxhin e lirë dhe aftësinë për të hedhur para", tha zoti Dwyer.

Ai tha se kishte vështirësi të shkaktuara nga kostot më të larta të huamarrjes, por ai mendon se procesi në fund të fundit do të sjellë një ekonomi më të shëndetshme.

Presidenti ka ndërmarrë hapa ambiciozë për të nxitur ekonominë e Shteteve të Bashkuara, me paketën e tij të ndihmave për koronavirusin prej 1.9 trilionë dollarësh nga viti 2021, me investimet në infrastrukturë, mbështetjen për fabrikat e mikroqarqeve kompjuterikë dhe me taksat mbi korporatat dhe të pasurit për të ndihmuar në financimin e kujdesit shëndetësor, si dhe me uljen e përdorimit të karburanteve fosile.

Por këto përpjekje përfshijnë investime shumëvjeçare që ende nuk kanë dhënë shumë optimizëm për një publik që përballet me inflacionin vjetor prej 6%. Presidenti dhe zyrtarë të tjerë të administratës kanë vizituar shtete të ndryshme për të bërë të ditura arritjet e tyre. Por për shumë njerëz, ekonomia duket sikur mund të jetë në një moment delikat pas dështimeve të fundit të bankave, si dhe përballjes për tavanin e borxhit me Kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, që mund të rrezikojë ta vendosë qeverinë amerikane në pozitat e mospagimit të borxhit.

Vetëm 31% mbështesin administrimin e Presidentit Bidenit të ekonomisë kombëtare, pothuajse niveli ku ka qenë gjatë vitit të kaluar. Trajtimi i tij i pasurive ekonomike të vendit ka qenë një pikë e dobët të paktën që nga fundi i vitit 2021, kur inflacioni që administrata kishte sugjeruar se ishte kalimtar u bë një pikë më e madhe dhimbjeje për bizneset dhe familjet.

Michael McComas, 51 vjeç, votoi për republikanët në vitin 2020 dhe e përshkruan zotin Biden si "jo të shkëlqyeshëm - mesatar, mendoj". Banor i Westland-in, në shtetin Miçigan, ai vuri në dukje se do të duhen vite për të përcaktuar nëse shpenzimet federale për infrastrukturën përmbushin premtimet e bëra nga Presidenti Biden.

Zoti McComas tha se ai beson se inflacioni është rezultat i drejtpërdrejtë i shpenzimeve të qeverisë për të luftuar pandeminë, një pretendim që Presidenti Biden e ka hedhur poshtë personalisht kur u pyet nga gazetarët.

"Hodhëm kaq shumë para në sistem - është pak zhgënjyese që u tronditëm që u goditëm nga inflacioni, kur shumë nga politikat tona ishin inflacioniste", tha zoti McComas.

Dallimi mes miratimit të përgjithshëm për punën e Presidentit Biden dhe miratimit të tij për ekonominë përcaktohet kryesisht nga demokratët, 76% e të cilëve thonë se e miratojnë mënyrën se si ai po e trajton punën si president, ndërsa 63% miratojnë trajtimin që ai po i bën me ekonomisë. Pak republikanë e miratojnë Bidenin në të dyja këto rastet.

Demokratët nën moshën 45 vjeç ndihen më pak pozitivë për Bidenin. Vetëm 54% e miratojnë drejtimin e presidentit për ekonominë, krahasuar me 72% të demokratëve më të vjetër se 45 vjeç. Në mënyrë të ngjashme, vetëm 66% e demokratëve nën moshën 45 vjeç miratojnë punën e Presidentit Biden në përgjithësi, krahasuar me 85% të demokratëve më të moshuar.

Vetëm rreth një e katërta e amerikanëve mendojnë se ekonomia kombëtare është mirë ose se vendi po shkon në drejtimin e duhur, tregon sondazhi. Këto shifra gjithashtu kanë luhatur vetëm pak gjatë muajve të fundit.

Vlerësimet e trajtimit të politikës së jashtme nga ana e Presidentit Biden (39%) dhe ndryshimeve klimatike (41%) janë pothuajse në të njëjtin nivel me vlerësimet e përgjithshme të miratimit të tij. Shtatëdhjetë e katër për qind e demokratëve dhe 9 për qind e republikanëve e miratojnë punën e Presidenti Biden për politikën e jashtme, ndërsa 67 për qind e demokratëve dhe 17 për qind e republikanëve miratojnë trajtimin e tij ndaj ndryshimeve klimatike.

Theresa Ojuro, a 29-year-old doctoral student at the University of Rochester, New York, said she "expected more" from Biden — "a little more stability with the economy." Ojuro, who voted for Biden in 2020, also noted that bank failures are lowering her rating. She is also concerned with the high level of taxes in New York State compared to the benefits offered.

"If Biden is doing his job, why in a state like this do you see people really suffering?" asks Mrs. Ojuro./ VOA

Lajmet e fundit nga