
Accused of selling data / The head of TikTok: We have never shared information with China
The executive director of "TikTok", Shou Chew, has stated ...
Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan të drejtësisë. Ato kanë për detyrë të dëgjojnë provat e paraqitura nga prokurorët dhe dëshmitarët dhe më pas të vendosin, me votim të fshehtë, nëse ka prova të mjaftueshme për të akuzuar një person për një krim, që konsiderohet çdo vepër penale e dënueshme me të paktën një vit burg.
Juritë e mëdha janë të detyrueshme në ndjekjet penale të krimeve federale dhe shumë shtete të SHBA-së kanë miratuar një sistem të ngjashëm.
Megjithatë, në disa shtete, prokurorët mund t'ia paraqesin provat e tyre një gjyqtari, i cili vendos nëse dikush mund të akuzohet për një krim.
Juritë e mëdha federale përbëhen nga 16 deri në 23 anëtarë. Të paktën 12 anëtarë të jurisë duhet të bien dakord, në mënyrë që një aktakuzë të mund të ngrihet kundër dikujt. Anëtarë e jurisë së madhe zgjidhen nga i njëjti grup qytetarësh të thjeshtë që shërbejnë si anëtarë jurie për një process të thjeshtë gjyqësor.
Ata identifikohen përmes të dhënave publike për ta si për shembull patenta e shoferit dhe regjistrimet e votuesve. Juritë e mëdha shërbejnë nga 18 deri në 36 muaj, zakonisht mblidhen disa herë në muaj dhe kanë kompetencën të marrin në pyetje dëshmitarët dhe të lëshojnë fletëthirrje.
"Sistemi i jurisë së madhe është i rëndësishëm për të përcaktuar se kush do të përballet me akuza penale, por është gjithashtu i rëndësishëm sepse përfshin qytetarët në sistemin e drejtësisë penale," thotë Peter Joy, një profesor i së drejtës në Universitetin e Uashingtonit në St Louis.
"Origjina e sistemit të jurisë së madhe bazohet, në një farë kuptimi, tek përpjekjet për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë”.
Juritë e mëdha fillimisht u konceptuan si një mburojë përballë pushtetit të qeverisë dhe kjo është arsyeja se pse Baballarët e Kombit i parashikuan në Kushtetutën e SHBA.
Por ish-prokurori federal Bruce A. Green, një profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Fordham, nuk është i bindur se i ashtuquajturi "komisioni popullor" e përmbush këtë funksion në një mënyrë kuptimplote.
"Nëse ideja fillestare e hartuesve të Kushtetutës ishte, siç besoj se ishte, që kjo të shërbente si një kufizim për pushtetin e qeverisë, ky ndoshta nuk është një mjet shumë efektiv për të mbrojtur njerëzit nga tejkalimi i kompetencave të prokurorëve," thotë ai.
"Dhe ekziston një rrezik i konsiderueshëm që nëse prokurori i bind ata se dikush është fajtor, ata mund të arrijnë në përfundimin që të lëshojnë një aktakuzë, pavarësisht nëse personi është fajtor ose jo", thotë prof. Green.
Janë të rralla rastet kur juritë e mëdha nuk ngrenë aktpadi. Në vitin 2010, statistikat e qeverisë treguan se juritë e mëdha federale ngritën akuza në më shumë se 99% të rasteve.
Juritë e mëdha kanë më shumë gjasa të luajë një rol domethënës në rastet që tërheqin vëmendjen e gjerë të publikut, thotë prof. Joy.
"Gjasat janë që kur paraqesin prova para jurisë së madhe, prokurorët përpiqen të japin informacion më të detajuara sesa në një rast tipik dhe t’i paraqesin në një mënyrë të balancuar," thotë ai.
Disa shtete kërkojnë që prokurorët të paraqesin prova se i akuzuari mund të jetë i pafajshëm. Megjithatë, prokurorëve federalë nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.
"Sa më i lartë të jetë profili i një të akuzuari, aq më të mëdha janë gjasat që prokurori do që të tregojë se ka argumenta të forta," thotë Prof. Joy.
"Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes, një prokuror i zgjuar - nëse ka disa prova që mund të vënë në dyshim fajësinë ose pafajësinë – mund ta përdorë jurinë e madhe si një proces verifikimi [testimi] për këto prova."/ VOA
The executive director of "TikTok", Shou Chew, has stated ...
A report released ahead of the first UN water conference i...
Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qën...
The World Bank has said that Ukraine will need 411 billion...
China has approved its first coronavirus vaccine, which fi...
While Moscow has surplus oil to sell that it is no longer ...
China's President Xi Jinping ended his three-day visit to ...
Istanbul, Europe's largest city, was not affected by Febru...
From 6 am on March 22 and for 24 hours all shops and service...
Are there elections without an electoral favorite? Thi...
Kosovo has updated its decision on sanctions against t...
A Kosovar citizen attacked a police officer at the border ...
The head of EU foreign policy, Josep Borrell, said tha...
A United Nations report has warned of a global water c...
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ka arritur marrëve...
At the end of February, Ivan, who lives in Volchika in...
China's peace plan for Ukraine can be used as a basis to end...
A mysterious disease that has claimed the lives of at leas...
The ruling party of the Turkish president, Recep Tayyi...
Chinese President Xi Jinping and Russian President Vla...
Under the guise of a massage center, prostitution is pract...
64 out of 216 paraplegics and tetraplegics in Berat are in...
"Stop" traveled to Nikla after concerns about the 9-year s...
The editorial office of "Stop" has received the denunciati...
In Albania, the reform of the judicial system dismissed ov...
The Institute of Political Studies has conducted an an...
The judge of the Court of Tirana, Lazër Sallaku, was d...
The High Prosecution Council accepted the proposal of the ...
On 21.09.2023, in the village of Maknor, the citizen ED, 3...
The police have hit a call center entity after discovering...
A large fire engulfed a residence in neighborhood no. ...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme...
Technology, in addition to the help it has given in human ...
Scientists have discovered another rare side effect of Cov...
Ditën e Premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kus...
For Thursday, our country will be under the influence of r...
This Sunday, September 24, a pilot project will begin in N...
Former FBI official Charles McGonigal is expected to plead...
In northern Sweden, it seems that the winter season has al...
Policia e Hong Kongut po heton akuzat për mashtrim kundër ...
The well-known writer Besnik Mustafaj celebrates his 65th ...
The 10th edition of the film 'KO:SH FILM FEST 2023' was op...
A rare photo from 1991 is revealed where the leader of the...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Sot, më 22 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
The world is on the brink of an olive oil crisis. Olive o...
Population reduction is causing imports to decline in some...
A salaried employee in Albania worked an average of 43...