web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rutte: Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet në Ankara

2025-08-20 21:14:00, Kosova & Bota CNA

Rutte: Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet në Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi se Samiti i NATO-s i vitit 2026 do të mbahet më 7 dhe 8 korrik 2026 në Kompleksin Presidencial Be?tepe (Külliye) në Ankara, Turqi.

Në një vizitë në Turqi, Sekretari i Përgjithshëm tha se në samitin e ardhshëm do të vijojë synimi për një NATO më të fortë.

“Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleat i fortë i NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë kontribute të paçmuara në sigurinë tonë të përbashkët. Në Samitin tonë të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një Aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, të gatshme për t'iu përgjigjur sfidave kritike për sigurinë tonë”,-tha Rutte.

Kjo është hera e dytë që Turqia do të presë një Samit të NATO-s, pas atij të Stambollit në vitin 2004.

Samitet e NATO-s bashkojnë udhëheqësit aleatë për të marrë vendime mbi çështje të rëndësishme me të cilat përballet Aleanca./CNA





Lajmet e fundit nga