LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

10 mijë banorë pa drita në dy zona të Elbasanit/ Denoncimi:Sa herë prishet koha shkëptutet energjia

2023-09-25 14:11:00, Denoncim CNA

10 mijë banorë pa drita në dy zona të Elbasanit/

Moti i keq ka sjellë shkëputje të energjisë elektrike në Klos dhe Mollas të Elbasanit.

Në këto dy zona jetojnë rreth 10 mijë banorë të cilët sot kanë mbetur pa energji elektrike.

Qytetarët kanë denoncuar pranë redaksisë së CNA se kjo problematikë ndodh në zona gjithnjë sa herë përfshihet nga moti keq.

Prej kohësh qytetarët e vuajnë këtë problematikë dhe kërkojnë zgjidhje të kësaj situate.

Më herët raportuam se edhe në disa fshatra të Korçës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Breshëri dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit të Korçës.

Në disa prej zonave ka nisur dhe pastrimi i rrugëve nga pasojat e motit të keq./ CNA

 

Lajmet e fundit nga