Failure to initiate investigations against detention center employees/ Tirana Court overturns Meta's decision
The Tirana Court has decided to dismiss the request filed ...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjesë në tryezën e konsultimit të organizuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
Takimi vjen në kuadër të procesit të Kontrollit Post-Legjislativ (PLS) për Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar.
Gjatë fjalës së tij, Braho u shpreh se shpreh se nga ballafaqimi i kontributit të institucionit me draftraportin rezulton se 12 çështjet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme janë reflektuar në dokument.
Kryeprokurori shtoi më tej se propozimet dhe gjetjet e SPAK janë reflektuar në tre drejtime kryesore si qartësimi i kuadrit ligjor dhe forcimi i garancive procedural veçanërisht për të drejtat e palëve të treta.
“SPAK i është përgjigjur kërkesës së Komisionit duke paraqitur të dhëna mbi zbatimin e ligjit antimafia, rezultatet e arritura, vështirësitë praktike të hasura gjatq hetimit pasuror, dhe një grup propozimesh konkrete për përmirësimin ekuadrit ligjor dhe insitucional. Nga ballfaqimi i kontributit të institucionit me draftraportin rezulton se 12 çështjet e ngritura nga SPAK janë reflektuar në gjetjet dhe rekomandimet përkatëse.
Ky është një rezultat pozitiv i procesit të konsultimit dhe tregon se përvoja e institucioneve që zbatojnë ligjin është marrë në konsideratë gjatë haritmit të raportimet.
Propozimet dhe gjetjet janë reflektuar në tre drejtime: në qartësimin e kudarit ligjor, me element që kanë të bëjnë me fushën e zbatimit të ligjit por edhe me rregullim më të saktë ligjor të veprimit të ligjit në kohë. Kur flasim për këtë nuk kemi parasysh vetëm kohën para dhe pas miratimit të ligjit por veprimin e ligjit në lidhje me kohën e krijimit të pasurise dhe me kohën kur është kryer veprimtaria kriminale.
Drejtimi i dytë ka të bëjë me forcimin e garancive proceduariale, një element i rëndësishëm, sidomos neni 12 i ligjit mendojmë se ka nevojë të përmirësoshet për të reflketuar aty të drejtat e palëve të treta të cilat sipas dispozitës pasuria mund të sekuestrohet pa qenë të pranishëm në seancë.
Kemi adresuar dhe pengesat praktike të hetimit pasuror dhe një prej tyre është heqja e pagesës për marrjen e dokumentacionit. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si është konceptuar marrja e dokumentacionit nga Prokuroria. Vlerësojmë që rapoorti ka integruar në mënyrë konkrete kontributin e Prokurorisë. Sfida mbetet që këto përcaktime të kthehen në dispozita ligjore dhe SPAK është gati të kontribuojë në diskutimin e drafteve të mëtejshme ligjore që mendojmë se duhet të ndryshohen te ky ligj", tha Braho.
Ndër të tjera, kryeprokurori i SPAK u shpreh se nëse ligji për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë, zbatohet në mënyrë korrekte nuk ka nevojë për rregullime.
“Mendoj se duhet të ndajmë dy gjëra, rastin kur ka probleme ligji dhe kur ligji zbatohet në mënyrë të gabuar. Sepse zbatimi në mënyrë të gabuar është përgjegjësi e personave të ngarkuar për ta zbatuar dhe s’ka pse të jetë proces i një rishikimi ligjvënës. Për sa i përket palëve të treta, mendoj se ligji në fjalë mendoj që afron mbrojtjen. Nuk ka gjykim sipas ligjit për konfiskimin e një prone që është në emër të tretë dhe personi i tretë të mos jetë i pranishëm në gjykim. Është detyrim ligjor i gjykatës dhe në praktikë ndodh që gjykata thërret personin që ka emrin në dokumentet e pronësisë.
Ligji në fakt parashikon si mundësi konfiskimin e pasurive në emër të të tretëve vetëm nëse provohet që në mënyrë indirekte është pasuri e dikujt tjetër, dhe kam përshtypjen që kjo në praktikë ngatërrohet. Ligji në një interpretim të saktë është i mirërregulluar në këtë pjesë. I vetmi moment që lidhet me palët e treta është neni 12 kur rrezikohet, kur prokurori mund të shkojë me një kërkese evokim sekuestro nëse gjykata në atë gjykim mund të vendosë konfiskim. Ai moment do një rregullim të menjëhershëm ligjor, pjesët e tjera pastaj si barra e proves, si kohëzgjatja janë procese që ligji i rregullon dhe problematika zgjidhet duke zbatuar ligjin në mënyrë të saktë dhe të plotë”, tha kreu i SPAK. /CNA
The Tirana Court has decided to dismiss the request filed ...
Security camera footage inside the Albanian Post offices i...
Construction company licenses will have a validity period ...
Prime Minister Edi Rama will convene the Socialist Party P...
MP Marjana Koçeku spoke today regarding her departure from...
At the end of 2025, the number of registered road vehicles...
The Supreme Court has announced the official candidates fo...
Former Minister of Health, Ilir Beqaj, has requested the c...
On Saturday, July 25, the Enkeleana International Marathon...
Today, a hearing was held at the High Court on the appeal ...
The Special Court against Corruption and Organized Crime h...
The Criminal Court of Albania has fined the defendant lawy...
CNA has exclusively revealed who the candidates for direct...
The former director of the National Agency for the Informa...
Former President Ilir Meta has addressed the Tirana Court ...
The Director General of the State Police, Skënder Hita, an...
Prime Minister Edi Rama has spoken again about terrorism w...
The former socialist mayor of Divjaka, Fredi Kokoneshi, ap...
This Tuesday, the preliminary trial for the mayor of the c...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, who is fac...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...