web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari publikon foton dhe zbulon mëkëmbësin e inceneratorëve në Tiranë

2023-10-15 14:29:00, Denoncim CNA
Gazetari publikon foton dhe zbulon mëkëmbësin e
Foto ilustruese

Gazetari Elvi Fundo ka bërë publik emrin dhe foton e mëkëmbësit kryesor të inceneratorit të Tiranës, njeriut që shkon nëpër zyrat e shtetit  dhe përdor gazetarët për sulme.

Mark Jaka është njeriu që po tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e incenratorëve.

Gazetari Elvi Fundo bën me dije se Mark Jaka është krahu i djathtë i “trurit” të inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe baxhanaku i këtij të fundit.

Gazetari publikon foton dhe zbulon mëkëmbësin e
Mark Jaka

Gazetari deklaron se Mark Jaka është personi që po punon për të devijuar hetimet për të shpëtuar Mirel Mërtirin.

Në foto Mark Jaka, mëkëmbësi kryesor i inceneratorëve sot në Tiranë. Njeriu që shkon zyrave të shtetit, që ndjek studiot ligjore e përdor gazetarët për sulme.

Njeriu që tenton të manipulojë të vërtetën për aferën e inceneratorëve.

Ky është krahu i djathtë i Mirel Mërtirit, dhe baxhanaku i tij.

Nga ky kanë dalë dhe janë çuar edhe disa kallzime për të devijuar hetimet për të shpëtuar Mërtirin.

Gjithçka kanë bërë thjesht kanë groposur njëri-tjetrin dhe më keq.

Këta bjeri Ahmetajt e Zotos dhe zbuluan çdo skutë që ende nuk dihej. Duke i bërë një nder shqiptarëve, i hoqën qafe Ahmetajn, por historia ende nuk është mbyllur.

Fix rasti kur zihen dy fiton një i tretë. Por duket se i 3-ti që do fitoren është deri në fyt brenda”, shkruan gazetari Elvi Fundo.

Më tej, gazetari thekson se pikërisht tek Mark Jaka në Vienë fshihen truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja.

Ai shton se Mark jaka po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston të vazhdojnë të shkojnë tek Mirel Mërtiri dhe banda e inceneratorëve.

Tek ky person Mark Jaka, fshihet ne Vjene  Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

Ky është njeriu që po bën gjithçka që paratë e inceneratorit që nuk ekziston në Tiranë, të vazhdojnë të shkojnë tek Mërtiri dhe banda e inceneratorëve”, përfundon gazetari Elvi Fundo, duke bërë publike edhe foton e Mark Jakës, njeriut që po tenton të shpëtojë “lëkurën” e Mirel Mërtirit dhe grupit të tij./ CNA





Lajmet e fundit nga