The video of the attempted murder is released / The moment when the perpetrators cut their way to the former mayor of Shengjin Municipality
On the evening of May 14, the leader of the Democratic Par...

Partia Demokratike ka publikuar sot një e-mail ku duket qartë se vartësi i Klodian Zotos urdhëron Farudin Arapin se çfarë dokumentetesh duhet të dorëzojë para Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi denoncoi se në komunikimet e datës 3 mars të vitit 2022, faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.
Një detaj që nuk duhet anashkaluar është se Farudin Arapi shkon vetë te vartësit e Klodian Zotos për të marrë udhëzime.
"Për dokumentet që kërkohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, punonjësi i Klodian Zotos, Laert Zifla, i sugjeron Administratorit Shtetëror, që të japë një përgjigje evazive, pasi prevalon hetimi penal. Më pas Zifla i raporton Denisa Tollkuçit (Administratores së Zoto Consulting dhe ITS), se “i sugjeroi” Farudin Arapit që ai duhej të komunikonte me këtë të fundit dhe të vijonte me përgjigjen e pjesshme drejtuar Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi. Farudin Arapi sipas këtij dokumenti, e pranon skemën, duke u vetë ofruar dhe duke thënë se do të flasë me një person të quajtur Juli, e më pas mbase do t’i japë një përgjigje të pjesshme Komisionit Hetimor", u shpreh Këlliçi.
Këlliçi nënvizoi se do të shkojë vetë tek kreu i SPAK Altin Dumani për t'i dhënë prova të rëndësishme për aferën e inceneratorëve.
Ai shton se Farudin Arapi nuk e shkel etikën dhe ligjin për hatër të Klodian Zotos dhe as punonjësve të tij, por gjithë këtë e ka bërë se ka marrë direktiva nga lart.

Deklarata e plotë:
Po bëjmë publike ditën e sotme një e-mail autentik të shkëmbyer mes punonjësve të kompanisë në pronësi të Klodian Zotos, Zoto Consulting.
Më 3 mars 2022, tre muaj pasi Farudin Arapi ishte caktuar Adminstrator Shtetëror, i Integrated Technology Services, kompanisë tashmë famëkeqe të inceneratorëve, mes punonjësve të kompanisë tjetër të Klodian Zotos, Zoto Consulting, shkëmbehen e-maile që dëshmojnë hapur se, ashtu si inceneratorët ishin një skemë e pastër e qeverisë, edhe përcaktimi i Administratorit Shtetëror ishte pjesë e kësaj skeme.
Nga ky komunikim faktohet se Farudin Arapi ka vizituar zyrat e Zoto Consulting për të arritur një akord të përbashkët për strategjinë që do ndiqej në përballjen me Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, të kërkuar dhe të ngritur nga opozita.
Gjëja e parë që bie në sy në këtë e-mail është se, nuk janë punonjësit e firmës së sekuestruar që shkojnë tek Administratori Shtetëror, por është ky që shkon te vartësit e Klodian Zotos. Është e qartë pra se, loja luhet në fushën e të dyshuarve, e jo të kontrollorëve.
Por ajo që përbën një dhunim flagrant të rregullave dhe hedh baltë mbi Parlamentin e Shqipërisë si organi më i lartë në vend, është se janë punonjësit e kompanisë së sekuestruar që “i sugjerojnë” Administratorit Shtetëror se çfarë dokumentash duhet të dorëzojë para Komisionit Hetimor Parlamentar.
Për dokumentet që kërkohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar, punonjësi i Klodian Zotos, Laert Zifla, i sugjeron Administratorit Shtetëror, që të japë një përgjigje evazive, pasi prevalon hetimi penal. Më pas Zifla i raporton Denisa Tollkuçit (Administratores së Zoto Consulting dhe ITS), se “i sugjeroi” Farudin Arapit që ai duhej të komunikonte me këtë të fundit dhe të vijonte me përgjigjen e pjesshme drejtuar Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi. Farudin Arapi sipas këtij dokumenti, e pranon skemën, duke u vetë ofruar dhe duke thënë se do të flasë me një person të quajtur Juli, e më pas mbase do t’i japë një përgjigje të pjesshme Komisionit Hetimor.
Për hatër dhe në favor të Klodian Zotos, tashmë i dënuar nga drejtësia për aferën e Inceneratorëve, Administratori i Shtetit, Farudin Arapi, pranon kështu se do të mashtrojë ose keqdrejtojë Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhur me votën e qytetarëve.
Ajo që dihet dhe kuptohet qartë është se Farudin Arapi nuk e shkel etikën dhe ligjin për hatër të Klodian Zotos dhe as punonjësve të tij. Ai e bën këtë sepse ka marrë direktiva nga lart dhe për këtë arsye është caktuar në këtë rol.
Siç e kemi përsëritur me fjalë dhe treguar me fakte, pas skemës së inceneratorëve është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ata janë ideatorët, nismëtarët dhe përfituesit kryesorë të megaskemës së kësaj afere. Klodianët, Mirelët, Alqët, Lefterët, Arbenët, dhe Farudinët e të tjerë, janë vetëm instrumenta që dyshja Rama – Veliaj ka përdorur për të zhvatur dhe ndarë qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve.
Kjo është një provë e pakundërshtueshme, e zezë mbi të bardhë, e asaj që ka ndodhur në prapaskenë dhe të përfshirjes qeveritare, jo pasive, por si aktor kryesor në skemën e inceneratorëve.
Kjo është ajo që në gjuhën e provave quhet ‘arma që nxjerr tym’ dhe menjëherë pas kësaj deklarate, do t’i shkojë personalisht z. Altin Dumani, kreut të SPAK, si provë për hetime të mëtejshme.
Gjej rastin të falënderoj për besimin, qytetarët të cilët na kanë sjellë gjatë këtyre muajve një duzinë materialesh dhe dokumentesh, të cilat po shqyrtohen me imtësi nga grupi i punës i ngritur pranë Partisë Demokratike, të cilat po na ndihmojnë në zbardhjen e pjesëve ende të panjohura të aferës së Inceneratorëve.
Garantojmë qytetarët shqiptarë dhe në veçanti kryeqytetasit, se Edi Rama, Erion Veliaj dhe të gjithë ata që kanë menduar se për momentin ja kanë hedhur sistemit, do të përballen së shpejti me drejtësinë, përmes padive të reja, që Partia Demokratike do të depozitojë në SPAK, për këtë aferë.
Lajmi në përditësim...
On the evening of May 14, the leader of the Democratic Par...
Some time ago, "Stop" aired the problem of Afrim Adem, a K...
A mother of two children, 10 years old and 20 months old, ...
The purchase of housing units in the foundation and th...
The show Fiks Fare brought the case of a citizen from Elba...
For two days in a row, the show "Stop" has been following ...
The editors of the show "Stop" received a video from the v...
Day by day, facts come to light that deepen even more ...
After last night's show that showed in voice and image, ho...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
A 20-year-old woman has turned to Fiks Fare for a heart in...
Former Prime Minister Sali Berisha has reacted with ha...
The Tepelena Hospital provides medical services to about 8...
The Fiks Fare show brings back the problem of the children...
On September 21, the investigative show "Stop" on TV Klan ...
On September 22, the investigative show "Stop" on Tv Klan ...
The voluminous file of the incinerator affair in the i...
The affair of the incinerators also affected the media...
The Democratic Party denounced this Saturday that the Mini...
The village of Lin is one of the most picturesque in Alban...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have solved the incident that occurred yeste...
The Specialists for the Investigation of Crimes against th...
New details have emerged from the incident that occurred t...
Gunshots were recorded on Friday evening in the Kamza area...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensions between the United States and Iran have escalated...
At least two people were injured in a Russian attack on Ki...
Prince William is now richer than his father, King Charles...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
This Sunday, one US dollar is bought for 82 lek and sold f...
The fishing sector has recorded a worrying performance dur...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.8 lek and so...
The insurance market is growing at a slower pace this year...