Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 3.2%
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...

Për të disiplinuar ndërmarrjet shtetërorë që marrin kreditë dhe nuk i shlyejnë, Ministria e Financave po bën gati një projektligj “Për Menaxhimin e Garancive dhe Kredive Shtetërore të Pakthyera”, i cili synon krijimin e regjistrit elektronik me bazat e të dhënave.
Deri në fund të shtatorit 2023 kur janë raportuar të dhënat e fundit, borxhi i garantuar ishte në vlerën e 416 milionë eurove. Rreth 70% e kësaj shume është marrë nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, kryesisht nga sektori i energjisë, por qeveria ka hyrë garant ndaj bankave dhe qeverive ndërkombëtare.
Më së shumti ky lloj borxhi shlyhet nga buxheti me taksat tona në vend që të paguhet nga ndërmarrjet që e marrin.
Për monitorimin e kredive ku qeveria ka hyrë garant do të ngrihet një agjenci e posaçme. Sipas Ministrisë së Financave, agjencia për kreditë e garantuara të marra në bankat e nivelit të dytë raporton te Regjistri i Kredive dhe zbaton kriteret e klasifikimit për bankat dhe institucionet financiare jo banka, në mënyrë qe këto hua të figurojnë në Regjistrin e Kredive edhe pasi t’i transferohen agjencisë me qëllim që informacioni në Regjistrin e Kredive për këta huamarrës të jetë i plotë.
Për marrëveshjet e huasë të nënshkruara nga institucionet financiare pjesë e skemave të garancive përkatëse, agjencia ka detyrë të rakordojë çdo tre muaj të dhënat me huadhënësit dhe Ministrinë përgjegjëse për financat dhe të raportojë çdo tre muaj në Ministrinë e Financave mbi ecurinë e skemave të garancisë.
Për skemat e veçanta të garancisë, agjencia ka detyrë të monitorojë shlyerjen e detyrimeve të huamarrësve ndaj ministrisë përgjegjëse për financat për pagesat e kryera nga kjo e fundit në kuadër të marrëveshjeve të garancisë me anë të kontrollit të dokumentacionit dhe me në të verifikimeve të faturave dhe mandat-pagesave të subjekteve për përcaktimin e procedurave të detajuara për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave e procedurat e marrjes në pronësi të pasurive të lëna si garanci.
Sipas Ministrisë së Financave, më shumë se 70% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së sektorit të energjisë.
Në fund të muajit dhjetor 2022, portofoli i borxhit të garantuar vlerësohet në 52.2 miliardë lekë (2.4% e PBB) ose 3.8% e portofolit të borxhit të qeverisjes qendrore. Garancitë në tregun e brendshëm zënë 38.1% të stokut total të borxhit të garantuar ose 19.9 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 61.9% të stokut të borxhit të garantuar ose 32.3 miliardë lekë.
Në stokun e garancive përfshihen dhe dy garancitë që emetoi qeveria e Republikës së Shqipërisë gjatë muajve prill – maj 2020, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si edhe garancia shtetërore e cila u lëshua në vitin 2022, për të menaxhuar situatën e krijuar nga ndikimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në rritjen e çmimeve./ Monitor.al
Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rri...
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj...
Sot më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë...
Teksa reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve du...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundoj...
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...