Rritet franga zvicerane, euro pa përmirësim/ Kursi i këmbimit, 9 janar 2024
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës që pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe të hyjë në operim vitin e ardhshëm ka shtruar nevojën për përgatitjen e stafit të nevojshëm edhe nga kompanitë shtetërore të lidhura me aviacionin.
Albcontol, e cila ka në thelb menaxhimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore Shqiptare (FIR), sipas standardeve ndërkombëtare të lundrimit ajror, njoftoi së fundmi mbi rekrutimet e nevojshme për të plotësuar stafin si rrjedhojë e shtimit të numrit të aeroporteve në vend.
Konkretisht sa i takon Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Albcontol njoftoi për plotësimin e vendeve me 6 inxhinierë, 7 specialistë ARO dhe 7 vrojtues METEO ku si kushte kryesore është diploma e nivelit të parë në shkenca inxhinierike, inxhinieri elektronike, telekomunikacioni, shkenca kompjuterike, TIK, informatikë, Matematikë, Fizikë, dhe Shkenca natyrore po kështu si kusht i dytë gjuha angleze. Rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të këtij muaji.
Ecuria e punimeve në VIA
Gjatë një analize vjetore Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dha detaje edhe mbi ecurinë e aeroportit të Vlorës vetëm një ditë më parë.
“Jemi duke pritur përfundimin e Vlorës, një aeroport që është në 32 për qind të totalit të punimeve, por ato pjesë që janë më të rëndësishme dhe mbajnë volumin më të madh kanë ecuri shumë më të lartë se ecuria e përgjithshme. Ne synojmë në dhjetor 2024 ta kemi dorëzuar aeroportin e Vlorës duke i dhënë mundësi Autoritetit të Aviacionit, koncesionarit dhe operatorit që është aeroporti i Mynihut të nisin operimet në hije për të kolauduar çdo procedurë, dhe pajisje të navigimit me shpresë që në pranverë 2025 të kemi fluturimet e para nga Vlora që nuk është aeroport sezonal, por ndërkombëtar”, tha ministrja.
Koncesioni
Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret. Në dhjetor të 2022-shit Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve.
Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar.
Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë, të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë, 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milionë eurosh në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës.
Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024./Monitor
Sot më 9 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë ...
Sot më 8 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë ...
Në të gjithë Evropën e rajonin ndërtohet, por në asnjë ven...
Sektori i industrisë ka hyrë në një cikël krize të gjatë m...
Sot më 7 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Sot më 6 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 l...
Ministri i Finacave dhe Ekonomisë, Ervin Mete në konfe...
Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjel...
Sot më 5 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.4 l...
Një investitor që tashmë ka marrë statusin e investimit st...
Sot më 4 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 l...
Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendi...
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë...
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturë...
Faturimi neto me çmim të diferencuar supozohet se fillon z...
Nis sot zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15%...
Nga 1 janari 2024 nis zbatimin paketa e re fiskale me rrit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...