Rriten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 3 janar 2024
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...

Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesën më të madhe të të ardhurave të tyre t’i çojnë për t’u ushqyer.
Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për ushqime (të matura sipas standardit të fuqisë blerëse), në Shqipëri ishin sa 31% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose asaj që prodhon ekonomia në një vit, në 2022. Kjo shifër është më e larta në Evropë dhe shumë më tepër sesa mesatarja prej 6.3% e PBB-së së Bashkimit Evropian.
Pas Shqipërisë në vend të dytë është Mali i Zi, me 22.7% të PBB-së, e ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina (20.7%), Maqedonia e Veriut (20.6) dhe më e ulëta është në Serbi, me 14.5% të PBB-së (të dhënat për Kosovën mungojnë).
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 83.7% e mesatares së Bashkimit Evropian, e treta më e shtrenjtë në rajon, pas Serbisë (89.7) dhe Malit të Zi (85.8%). Më të lirat në rajon janë çmimet në Maqedoninë e Veriut, me 68.2% e mesatares së BE-së.
Për bukë e drithëra, në Shqipëri shpenzohet 4.3% e PBB-së, nga 1.1% që është mesatarja evropiane. I dyti pas nesh është Mali i Zi me 3.4% të PBB-së.
Për qumësht, djathë dhe vezë, shpenzimet janë sërish rekord në 5.1% të PBB-së, nga vetëm 1% që është mesatarja e BE-së. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja evropiane, ndër më të shtrenjtat në Evropë, ndonëse jemi një vend ku bujqësia sjell rreth 20% të ekonomisë.
Shpenzimet rekord janë dhe për vajra e yndyra, në 1.5% të PB-së, nga 0.2% që është mesatarja evropiane, ndërkohë që këto produkte blihen gati 9% më shumë sesa mesatarja evropiane.
Për fruta e perime shpenzohet 11.8% e PBB-së, sërish më e larta në Evropë, nga 1.4% që është mesatarja evropiane. I dyti pas nesh është Bosnjë Hercegovina me 7.1% të PBB-së. Frutat e perimet kushtojnë sa 72% e mesatares evropiane.
Edhe për mishin, Shqipëria kryeson, me shpenzime që arrijnë në 6% të PBB-së, nga 1.4% që është mesatarja e BE-së. Mishi kushton sa 73% e mesatares së Bashkimit Evropian.
Për peshkun shpenzimet janë sa 1.1% e PBB-së, nga 0.4% mesatarja e BE-së. Peshku kushton sa 81% e mesatares evropiane. Ndonëse Shqipëria është një vend bregdetar, në Maqedoninë e Veriut mund ta gjesh peshkun më lirë, sa 68.5% e mesatares së BE-së, sipas Eurostat./ Revista Monitor
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë...
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturë...
Faturimi neto me çmim të diferencuar supozohet se fillon z...
Nis sot zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15%...
Nga 1 janari 2024 nis zbatimin paketa e re fiskale me rrit...
Sot më 31 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 le...
Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me...
Fundviti shënon një kohë ku blerjet e ushqimeve bëhen ...
Nga 1 janari 2024, të vetëpunësuarit dhe personat fizi...
Sot më 30 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92....
Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm kr...
Liberalizimi i tregut të energjisë pritet të kalojë në një...
Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë...
Sot, më 29 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri gjatë muajit nëntor. ...
Deficitet në prodhim dhe rritja e kostove po i bën gji...
Sot, më 28 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Gjatë muajit nëntor emigrantët kanë dërguar në Kosovë 101....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...