Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten (dita e fundit që publikohet kursi zyrtar për këtë vit) në nivelin e 103.88 lekëve. Krahasuar me ditën e fundit të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 9.1%.
Tendencë në rënie ka shënuar edhe kursi me shumicën e valutave të tjera kryesore.
Kursi i Dollarit Amerikan me Lekun e mbylli vitin në nivelin e 93.94 lekëve, në rënie me 12.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Kursi i Paundit Britanuik me Lekun e ka mbyllur vitin në vlerën e 119.47 lekëve, në rënie me 7.3% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Franga Zvicerane e mbylli vitin në vlerën e 112.1 lekëve, në rënie me 3.5% krahasuar me një vit
Leku ka vit ka shënuar vitin e vet më të mirë të kursin e këmbimit. Mbiçmimi kundrejt Euros preku nivelin e 14% gjatë verës, kur kursi shënoi njëkohësisht edhe nivelin më të ulët historik, me 100.49 lekë. Në vazhdim, kursi pati një korrektim në rritje, por duke ruajtur tendencën mbiçmuese vjetore të Lekut.
Pasi i stabilizua pranë nivelit të 106 lekëve në mbyllje të sezonit veror, gjatë muajit nëntor Leku u forcua ndjeshëm sërish, duke arritur sërish në kufirin e 101 lekëve, kryesisht si rezultat i të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike. Në muajin dhjetor, Euro rifitoi disi terren, për shkak të rritjes së ofertës së Lekut në treg, si rrjedhojë e rritjes së fortë të shpenzimeve publike në javët e fundit të vitit.
Mbiçmimi i Lekut këtë vit është sidomos rezultat i përmirësimit të ndjeshëm të Bilancit të pagesave, por edhe i një politike fiskale shumë shtrënguese të ndjekur nga Qeveria shqiptare.
Në tremujorin e tretë 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 354 milionë eurove, përkundrejt një deficiti prej 145 milionë eurosh që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo bëri që për 9-mujorin bilanci i llogarisë korrente të jetë pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove. Të paktën që nga hapja e ekonomisë shqiptare, kjo është hera e parë që Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korrente progresiv pozitiv. Ndikimin kryesor në përmirësimin e Bilancit të Pagesave e dha rritja rekord e të ardhurave nga turizmi.
Suficiti fiskal këtë vit ka prekur nivelet më të larta historike, duke kulmuar me shumën e 51
miliardë lekëve në muajin shtator. Kjo ka shtrënguar ndjeshëm ofertën e Lekut në tregun valutor, me përjashtim të muajit dhjetor, kur përqendrimi i lartë i shpenzimeve ka sjellë një zhvlerësim të lehtë./ Revista Monitor
Liberalizimi i tregut të energjisë pritet të kalojë në një...
Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë...
Sot, më 29 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri gjatë muajit nëntor. ...
Deficitet në prodhim dhe rritja e kostove po i bën gji...
Sot, më 28 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Gjatë muajit nëntor emigrantët kanë dërguar në Kosovë 101....
Hekurudhat janë mjeti më ekonomik dhe më i lirë i transpor...
Që nga fillimi i dekadës së kaluar, bujqësia ka frenuar ri...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet direkt...
Sot, më 27 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Sot, më 26 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93...
Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një...
Rritja e sektorit të turizmit ka transmetuar në mënyrë dre...
Gështenjat e Tropojës tashmë janë të certifikuara me stand...
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF...
Sot, më 25 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 l...
Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri kon...
Sot më 24 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Sot më 23 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 le...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...