31% e ekonomisë shkon për t’u ushqyer/ Shqiptarët, rekord në Evropë me shpenzimet për bukë, mish, peshk, qumësht, fruta
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...

Gjatë 10-mujorit të vitit 2023 bashkitë në të gjithë vendin kishin investuar një total prej 5,9 miliardë lekësh (56 milionë euro) në infrastrukturën rrugore të territorit të tyre sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që këtë vit për herë të parë bëri një raportim të detajuar të investimeve të pushtetit vendor.
Nga investimet totale, Bashkia e Kamzës kryeson për nga madhësia e projekteve dhe shumë e investuar. Mbi 1,2 miliardë lekë janë investuar në këtë bashki në 10-mujorin e vitit 2023, shumë kjo e barabartë me 20 për qind të investimeve totale të krejt pushtetit vendor në infrastrukturën rrugore në këtë periudhë. Investimi më i madh në këtë bashki ishte në pedonalen e re dhe liqenit të Paskuqanit me vlerë 112 milionë lekë ose rreth 1 milion euro.
Një vlerë të ngjashme me Bashkinë e Kamzës investoi edhe Bashkia e Tiranës me rreth 1,2 miliardë lekë për të njëjtën periudhë.
Bashkitë e tjera, edhe pse me popullsi më të mëdha dhe nevoja të paplotësuara infrastrukture për shkak të turizmit në zhvillim, kanë investuar shumë më pak në infrastrukturën rrugore. P.sh. sipas të dhënave nga Ministria e Financave (të dhënat e thesarit) Bashkia e Durrësit ka investuar në infrastrukturën rrugore lokale vetëm 155 milionë lekë ose pak më shumë se 1,3 milionë euro, edhe pse qyteti ka ende shumë nevojë të përmirësojë infrastrukturën bregdetare.
Investimet e bashkive për të gjitha funksionet, rrugë, transport, shëndetësi, arsim, menaxhim mbetjesh etj., janë planifikuar në një total prej 38 miliardë lekësh (360 mln euro), por deri në tetor ishin realizuar vetëm 13,7 miliardë lekë ose 36 për qind e planit vjetor. Nga 13.7 miliardë lekë të investuara në 10-mujor 5,9 miliardë ose 43 për qind shkuan për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
Komponenti i investimeve paraqet luhatshmëri të lartë varësisht kontributit nga fondet për investime të kushtëzuara (përfshirë FZHR-në). Në të kundërt, investimet e kryera me fonde të veta të bashkive ndonëse në rritje vjetore, shënuan vlera të ulëta në dy vitet e fundit.
Në pesë vitet e fundit fondet për investime nga qeveria qendrore (në trajtën e fondeve të kushtëzuara përfshirë fondet nga FZHR) kanë kontribuar në rritjen e investime në territoret e bashkive, niveli i tyre mbetet ende i ulët përkundrejt vizionit zhvillimor afatgjatë. Në nivel qeverie të përgjithshme, shpenzimet kapitale totale përfaqësuan rreth 5.4% të PBB-së në vitin 2022, rreth 0.2 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.
Në nivel vendor, shpenzimet kapitale të kryera me fonde të veta në vitin 2022 përfaqësuan rreth 0.6% ndaj PBB-së nominale, raport ky i njëjtë me vitin e mëparshëm./Monitor
Familjet shqiptare janë aq të varfra sa detyrohen që pjesë...
Sot më 3 janar 2024, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të ngelet gjatë në memorien ...
Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë...
Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike dominuan strukturë...
Faturimi neto me çmim të diferencuar supozohet se fillon z...
Nis sot zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15%...
Nga 1 janari 2024 nis zbatimin paketa e re fiskale me rrit...
Sot më 31 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.8 le...
Nga 1 janari do të nisë zbatimi i tatimit progresiv me...
Fundviti shënon një kohë ku blerjet e ushqimeve bëhen ...
Nga 1 janari 2024, të vetëpunësuarit dhe personat fizi...
Sot më 30 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92....
Leku e ka mbyllur vitin 2023 në mbiçmim të ndjeshëm kr...
Liberalizimi i tregut të energjisë pritet të kalojë në një...
Mbi 48 për qind e të punësuarve me pagë në vendin tonë...
Sot, më 29 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri gjatë muajit nëntor. ...
Deficitet në prodhim dhe rritja e kostove po i bën gji...
Sot, më 28 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...